LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sundimi i ligjit te korrupsioni/ Shqipëria humb 4 vende në rang global, renditet pas Kolumbisë

9 Korrik 2021, 17:46, Aktualitet CNA
Nga sundimi i ligjit te korrupsioni/ Shqipëria humb 4 vende në rang

?World Justice Project? ka publikuar raportin botëror, për sundimin e ligjit dhe korrupsionit

Në raportin ?World Justice Project? thuhet se në rang botëror, (Nga viti 2015 deri në 2020) Shqipëria ka humbur katër vende, sa i takon sundimit të ligjit.

Sipas raportit, Shqipëria renditet e 78 nga 128 vende sa i takon sundimit të ligjit, (e 77 është Kolumbia), ndërsa në rajon është në vendin e 9 nga 14 shtete.

Ndërkohë që pas Shqipërisë renditet Maroku, Peruja dhe vendet e Afrikës, ndersa Serbia, Maqedonia e Veriut apo dhe Bosnja janë të rankuara më sipër.

Një surprizë për këtë raport është padyshim Kosova, e cila renditet në vendin e 54, e dyta në Rajon pas Gjeorgjisë.

Shqipëria, sa i takon fuqisë së pushtetit, në rang global renditet i 96 nga 128 vende, dhe i 7-i në rajon nga 14.

Në raportin e ?World Justice Project? nënvizohet fakti se korrupsioni mbetet një problem shqetësues për vendin tonë, ku renditemi të 100-t nga 128 shtete dhe të 11-t në rajon. Duke u ndalur tek një pikë tjetër, që lidhet me transparencën e qeverisë ndaj qytetarëve, vendi ynë rankohet i 77-i nga 128 shtete në glob dhe i 10-i në rajon.

Ndërkohë, sa i takon të drejtave të qytetarëve, Shqipëria renditet në vendin e 54 nga 128 shtete dhe në rajon e 5-a. Në raport flitet edhe për rendin dhe sigurinë, ku Shqipëria renditet e 36-ta nga 128 shtetet në rang global dhe e 7 në rajon. Mes të tjerash raporti thekson se vendi ynë është i 98-i sa i takon zbatimit të rregullave në rang global dhe i 11-i në rajon.

Lajmet e fundit nga