Connect with Us

Maqedonia e Veriut dhe Greqia arrijnë marrëveshje për gazsjellësin

Bota

Maqedonia e Veriut dhe Greqia arrijnë marrëveshje për gazsjellësin

Publikuar

-

Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve. Me realizimin e projektit, Maqedonia e Veriut bëhet korridor energjetik për shtetet tjera si Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilat do të mund të furnizohen me gaz natyror.

Marrëveshja ofron mundësi për më shumë burime të gazit, pra rajoni nuk do të varet vetëm nga burimet ruse të gazit natyror. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për ekonominë në tërësi dhe për konkurrencën e kompanive tona ndërsa gazi natyror do të vazhdojë edhe në tregjet në Kosovë dhe Serbi”, ka deklaruar ministri Bekteshi.

“Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të mundësojë hapjen e 1,000 vendeve të punës gjatë ndërtimit. Projekti do të bashkojë sistemet e gazit natyror të të dyja vendeve, dhe natyrisht, pasi të fillojë të funksionojë, ky tubacion do të ndihmojë shumë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomive tona”, ka deklaruar ministri grek i Mjedisit dhe Energjetikës, Kostas Skrekas.

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë me COVID-19, regjistrohen 153 raste të reja

Projekti për ndërtimin e gazsjellësit kushton rreth 110 milionë euro, nga të cilat 54 milionë euro janë siguruar nga Maqedonia e Veriut. “Ky projekt hap një mundësi të madhe, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më në fund do të sjellë më shumë burime të gazit natyror”, ka deklaruar kryeministri maqedonas Zoran Zaev në fjalimin e tij në Athinë, në një konferencë ndërkombëtare në sferën e ekonomisë.

Shkupi dhe Athina për gati 30 vjet kanë qenë në kontest për çështjen e emrit, që u zgjidh në vitin 2018 më ndërrimin e emrit Maqedoni, në Maqedoni të Veriut. Zgjidhja e këtij kontesti i hapi rrugën vendosjes së bashkëpunimit dhe arritjes së marrëveshjeve në sfera të ndryshme, përfshirë edhe këtë për sistemin energjetik dhe gazin natyror. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Talebanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

LEXO EDHE:  Do donim marrëveshje/ Palmer: SHBA s’ka paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë me COVID-19, regjistrohen 153 raste të reja

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaksinës anti-COVID, sipas të dhënave zyrtare, duke u bërë kështu një nga kombet me shkallën më të lartë të vaksinimit.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë të vaksinimeve të plota, shkruan Reuters.



Kombi i Evropës Jugore ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia e cila në total është pak më shumë se 10 milion.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën në Portugali./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bie numri i të infektuarve me Covid në Kosovë/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e saj ditor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 5,095 mostrave.

Bazuar në testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 3.39 për qind.

LEXO EDHE:  Kurti kundërshtoi marrëveshjen Kosovë-Serbi/ I përgjigjet Grenell: Je gjithmonë kundër SHBA

LEXO EDHE:  Athina pa para, javën e ardhshme marrëveshje me kreditorët



Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,434 pacientë nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 7,635.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.1 milion vaksina, ndërsa mbi 453,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE