Connect with Us

Indeksi Global i Drejtësisë/ Shqipëria në vendin e 78, përkeqësohet me 4 vende në vitin e reformës

Aktualitet

Indeksi Global i Drejtësisë/ Shqipëria në vendin e 78, përkeqësohet me 4 vende në vitin e reformës

Publikuar

-

dorina bejko, spak

Edhe pse Shqipëria ka bërë një reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë, duke vënë në funksion institucione të reja dhe një proces të gjatë vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria bëri hapa pas në Indeksin Global për sundimin e ligjit në vitin 2020 i publikuar nga “Ëorld Justice Project”, një institut ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara, i fokusuar për kërkime në fushën e ligjit.

Në indeksin global të vitit 2020 që përfshiu 128 vende, Shqipëria u rendit në vendin e 78, për cilësinë e funksionimit të drejtësisë duke u përkeqësuar në renditje me 4 vende në raport me vitin 2019.

Gjithashtu në vlerësimin total Shqipëria mori 0.5 pike me një rënie 0,01 në krahasim me vitin 2019. Vlerësimi është bërë nga 0 tek 1, ku më afër zeros nënkupton vlerësim të dobët dhe afër 1 vlerësim të lartë.

Shqipëria kishte renditjen më të keqe në Rajon dhe gjithashtu kishte përkeqësimin më të lartë të indeksit nga vendet e tjera në raport me vitin 2019.

Serbia u rendit në vendin 75 dhe u përmirësua me 5 vende në raport me vitin 2019.

Bosnja u rendit në vendin e 64 me një përkeqësim dy vende në krahasim me vitin 2019.

Maqedonia u rendit në vendin e 58 me përkeqësim 1 vend në raport me vitin paraardhës.

LEXO EDHE:  Shëndeti mendor po përkeqësohet/ Shqipëria e fundit në Europë për mjekët psikiatër

Renditen më të mirë në Rajon e kishte sistemi i drejtësie në Kosovë, duke u renditur në vendin e 54 nga 128 vendet në studim duke ruajtur të njëjtin pozicion si në vitin 2019. Nga vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore Shqipëria kishte përkeqësimin më të madh në cilësinë e sistemit të drejtësisë në vend gjatë vitit 2020.

Shqipëria mori pikë shumë të ulëta në luftën ndaj korrupsionit, në të cilën u rendit në vendin e 100 në 128 vende dhe gjithashtu vlerësim të ulët mori shërbimet qeveritare në fushën e drejtësisë. Drejtësia dhe zbatimi i ligjit nga ana e qeverisë mori 0.45 dhe në këtë drejtim Shqipëria u rendit në vendin 96 në 128 vende.

Vlerësimet më të larta Shqipëria i mori në fushën e rendit dhe sigurisë publike, ku vendi ynë u rendit i 36-ti, dhe të drejtat e njeriut ku i rendit i 54-ti.

Sipas indeksit, në dhjetë vendet e para, për cilësinë e lartë të funksionimit të drejtësinë vijnë Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Suedia, Holanda, Gjermania, Zelanda e Re, Austria, Kanadaja dhe Estonia.

Ndërsa në anën tjetër të shkallës, me sistemin më të dobët të Drejtësisë vijnë Kamboxhia, Congo, Egjipti, Kameruni, Mauritania, Afganistani, Bolivia dhe Pakistani./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Deputetët do të vaksinohen me detyrim”/ Balla mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

balla, ps, cna, lajme, politike, qeveri, kabinet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, do të vaksinohen me detyrim.

Balla tha se është rënë dakort edhe me Opozitën, që të vaksinohen të gjithë deputetët.

Gjithashtu ai i drejtoi dhe një mesazh të fortë qytetarëve, duke iu kërkuar që të vaksinohen.

LEXO EDHE:  “Këtu jam goca e Ritës, s’pres asnjëherë radhë”/ Roza Lati: Ja pse nuk largohem nga Shqipëria

LEXO EDHE:  “Këtu jam goca e Ritës, s’pres asnjëherë radhë”/ Roza Lati: Ja pse nuk largohem nga Shqipëria



Ramë dakort për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky është një mesazh shumë i mirë që Kuvendi i Shqipërisë u jep sot qytetarëve. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.

Sidomos studentëve, të gjithë duhet të vaksinohen”-tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetët e PD përplasen me njëri tjetrin në Kuvend/ Gazment Bardhi kundër Tritan Shehut

Publikuar

-

Nga

SPAK të bëjë detyrën/ Bardhi thirrje Ballës: Mos i jep zemër kriminelëve

Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha se po merren vendime për t’ju mbyllur gojën deputetëve opozitarë.

Ai ndër të tjera ai tha se po i detyrojnë të bojkotojnë Kuvendin.

Por, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dalë kundër Shehit, ndërsa tha se ai ka mendimin e tij.



Nuk mbaj përgjegjësi për çfarë ka thënë Shehu, por vetëm për ato që them unë. Do të flas me krerët e grupeve parlamentare, do iu këkroj mbledhje.

Vendimi kërkon që ti fshihet syrit të qytetareve, opozitës po kërkohet t’i mbyllet goja. Ky është një parlament që nuk funksionon. Në një parlament ku shkelet hapur rregulli nuk mund të flitet për bashkëpunim”, ka thënë Bardhi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kundërshtuar ashpër vendimin që punimet e komisioneve parlamentare, të zhvillohen online.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Shehu deklaroise mazhoranca po tenton një grusht shteti, brenda parlamentit.

Po tentohet grusht shteti brenda Kuvendit. Parlamenati duhet të jetë vendi i debateve, i vendimeve, i diskutimeve dhe i komisioneve. Askush nuk ka të drejtë t’i imponohet parlamentit. Ju doni t’ju mbyllni gojën e deputetëve ashtu siç u përdor komiteti para zgjedhjeve. Kjo është shumë e rëndë.”-tha Tritan Shehu./ CNA.al

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues



Tabaku ngre tonet në Kuvend/ Nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës

LEXO TE PLOTE