Connect with Us

200 000 euro për të liruar trafikantin e drogës?/ Kush e mbron prokurorin e dyshuar të SPAK

Aktualitet

200 000 euro për të liruar trafikantin e drogës?/ Kush e mbron prokurorin e dyshuar të SPAK

Publikuar

-

Dy ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, u kërkoi njerëzve të drejtësisë, që të fitonin besimin e publikut dhe që të mos ndaloheshin në punën e tyre.

“Sistemi është funksional, por nuk është ende në majën që duhet, për shkak të mungesës së personelit si dhe mungesës së besimit të publikut tek ata që nuk e kanë kaluar përfundimisht vlerësimin kalimtar (vetingun)”, deklaroi Kim dy ditë më parë.

Në fakt mungesa e besimit të publikut ndaj institucioneve të drejtësisë ende çalon, pavarësisht se SPAK, së fundmi është zgjuar.

Në operacionin ndërkombëtar antidrogë të  koduar “Shpirti”, përveç prokurorit të Vlorës Maksim Sota, disa zyrtarëve të lartë të policisë dhe zyrtarëve publikë është përfolur edhe emri i një prokurori të SPAK.

Në media u raportua se ka qenë dëshmitari-bashkëpunëtor i drejtësisë që ka zbuluar prokurorin e SPAK-ut, që më herët ka punuar për llogari të Krimeve të Rënda.

Prokurori i SPAK, thuhet se ka mbyllur hetimet  në vitin 2016, ndaj Robert Myftarit, i cili ishte arrestuar për 808 kg lëndë narkotike si i dyshuar për veprën penale të  “Trafikimit të Narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

I penduari i drejtësisë ka dëshmuar se mbyllja e kësja dosjeje është bërë kundrejt 200 000 eurove.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 10 kg heroinë në Itali/ Pranga dy shqiptarëve

Në media janë publikuar të dhëna nga gazetarët investigativë dhe që ndjekin hap pas hapi çështjet e kronikës.

Por, pikëpyetjet ngrihen mbi atë se përse SPAK, që trumbetoi si sukses gjithë atë operacion, nuk e bën transparente çështjen e prokurorit të tyre.

A po amnistohet ai nga hetimet nga kolegët e tij, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi?

Pse heshtin prokurorët që rihapën hetime?

Me datë 25 nëntor 2016, nga ana e prokurorit të çështjes, të cilin aktualisht SPAK po e hesht,  raportohet se është vendosur pushimi i hetimeve ndaj Robert Myftarit, i cili ishte arrestuar për 808 kg lëndë narkotike si i dyshuar për veprën penale të  “Trafikimit të Narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Për rrjedhojë Myftari ka lënë qelinë dhe me 10 korrik 2017, është pezulluar dosja me Nr.313.

Hetimet janë rihapur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, pas marrjes në pyetje të Mariglen Shushës në Bari të Italisë,

Edhe Gjykata ka reaguar për pushimin e hetimeve dhe ka vendosur revokimin e vendimit.

Por, ndërkohë, prokurori i dyshuar është në SPAK, ndërkohë që duhej të ishte bërë trasnparencë dhe ai të pezullohej deri në përfundim të hetimeve./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  SPAK, si gomone skafistësh

LEXO EDHE:  Arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Rimini, iu gjetën 4 kg kokainë

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Tropojë/ Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale S.T.

Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.



Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U shkatërrua nga tërmeti/ Përurohet shkolla e re “Murat Toptani” në Selitë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Shkolla “Murat Toptani” është një nga shkollat e rindërtuara pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, e cila do të hapë dyert në këtë vit të ri asimor.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit e kësaj shkolle për një vit të mbarë në rrugën e dijes.

Veliaj tha se tashmë nuk ka asnjë arsye për dyndjen e fëmijëve në të njëjtat shkolla dhe as për mësim me dy turne.

Zakonisht vektori ka qenë për të shkuar drejt qendrës. Sot që kemi shkollën “Murat Toptani”, që është 3 herë më e madhe nuk ka pse fëmijët të humbasin orë të tëra në trafik, në një kohë që mund ta shfrytëzojnë për t’u bërë basketbollistë të mirë, të mësojnë piano, apo kitarë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Si e lanë të kalonte kamionin me 2.2 tonë drogë doganierët e Vlorës

LEXO EDHE:  Shqiptarët 1.8 ton kokainë nga Ekuadori në Gjermani/ Ministri bavarez: Sekuestrim rekord!



Ndërsa ministrja Kushi u shpreh se komuniteti ka nevojë për shumë shërbime, por shkolla është gjithmonë e para.

Ministrja gjithashtu shtoi gjithashtu se të gjitha shkollat e reja që po ndërtohen me programin e madh të rindërtimit kanë standardet më bashkëkohore, me hapësira më të mëdha, më komode, laboratorë, palestra e biblioteka.

“Ata meritojnë që t’i edukojmë sa më mirë, që nesër të bëhen profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë. Por, për një arsimim cilësor nuk mjafton vetëm infrastruktura cilësore, duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të mirë dhe të përkushtuar, ashtu siç duhen edhe tekste shkollore cilësore dhe programe të përshtatura me zhvillimet e kohës”, tha Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE