Connect with Us

Shkarkohet gjyqtarja e Apelit të Tiranës/ Bashkëshortja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm me pasuri të dyshimtë

Vetingu

Shkarkohet gjyqtarja e Apelit të Tiranës/ Bashkëshortja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm me pasuri të dyshimtë

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur  i Kualifikimit ka shkarkuar sot, gjyqtaren e Apelit të Tiranës Zegjine Sollakun.

Trupa e KPK-së,  drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtarë Suela Zhegun, kanë konstatuar pasaktësi në pasurinë e gjyqtares.

Konkretisht është konstatuar mungesa të burimeve financiare në vlerën e 7 milionë lekëve si dhe janë evidentuar pamundësi financiare për të justifikuar investimet e kryera në blerjen e gjashtë apartamenteve dhe të një autoveture.

Për pamundësinë e burimeve financiare në shumën 950 mijë lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 84 m2 në Tiranë në vitin 1995 nga Enti Kombëtar i Banesave, Sollaku ka këmbëngulur se për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie kishin shërbyer të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti në Fier në vitin 1995.

Edhe pse Komisioni konstatoi se kontrata e shit-blerjes së apartamentit në Fier është e vitit 1998 dhe nuk mund të ketë shërbyer për blerjen e një apartamentit në Tiranë tre vite më parë, Sollaku pretendoi se shitja de facto ishte kryer në ’95-ën.

Për një apartament me sipërfaqe 195 m2 + garazh 22 m2 në Tiranë në vitin 2003 është deklaruar pagesa e shumës 60 mijë euro. Si burim për këtë pagesë janë deklaruar një kredi në shumën 25 mijë USD dhe 35 mijë euro kursime. Sollaku ka shpjeguar se kursimet ishin krijuar nga pagat e bashkëshortit, kryesisht ato të përfituara si këshilltar në një bankë për periudhën 1996-2001

LEXO EDHE:  Nga pasuria e prindërve tek konflikti i interesit/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës

Sollaku ka kundërshtuar edhe gjetjen tjetër të Komisionit se vlera e shitjes së një trualli në Golem në vitin 2007 kundrejt çmimit 127 mijë euro, i deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti 140 m2 + një garazh, ishte disa herë më i madh se çmimi i blerjes prej 10 mijë USD në vitin 2000.

Sipas saj, kur ishte blerë, trualli kishte qenë tokë arë dhe se kishte vendosur ta zhvillonte dhe ishte dakordësuar me një shoqëri ndërtimi. Ai tha se çmimi i shitjes përfaqësonte pjesën takuese në objektin e ndërtuar nga shoqëria dhe se ishin dakordësuar të shlyhej në vlerë monetare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Skadon mandati i Komisionit të Vettingut/ ISP jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Kushtetuta e RSH parashikon se në korrik 2022 mbaron mandati i Komisionit të Lartë të Kualifikimit, (KPK), struktura e nivelit të parë të vetingut në drejtësi, si dhe mandatet e Komisionerit Publik. Pas këtij mandati përgjegjësia për procesin e rivlerësimit i kalon autoriteteve të reja të sistemit të drejtësisë, KLGJ për gjyqtarët dhe KLP për prokurorët.

Rreth 10 muaj përpara mbarimit të mandatit kushtetues ende nuk kanë përfunduar Vettingun rreth gjysma e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bilanci aktual dhe ritmet e vetingut na tregojnë se është e pamundur përfundimi i plotë i tij në afatin kushtetues.

Për rrjedhojë, ecuria e vettingut do të vijojë në organet e tjera të sistemit të drejtësisë ose parlamenti i ri do të duhet të ndërmarrë nismën për ndryshimin e afatit kushtetues përmes ndërhyrjeve të reja në Kushtetutë.

Sipas Institutit të Studimeve Politike, në dy rastet do të duhej që institucionet përgjegjëse, parlamenti, Ministria e Drejtësisë, KLGJ, KLP, etj, të bashkëvepronin për të marrë një vendim sa më optimal përpara afatit të parashikuar nga Kushtetuta.

LEXO EDHE:  Video-Anëtarët e Komisionit të Vettingun siç nuk i keni parë ndonjëherë/ “Dridhin belin” me këngë Tirone

LEXO EDHE:  Nga pasuria e prindërve tek konflikti i interesit/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës

Nëse zgjidhje do të konsiderohet ndryshimi i Kushtetutës kjo procedurë kërkon konsensus politik, kohë të mjaftueshme në dispozicion ashtu dhe qartësi mbi afatin e ri dhe pritshmëritë mbi ecurinë e vetingut në vitet e ardhshme.



 Nëse do të aplikohet baza aktuale kushtetuese, e cila ia kalon përgjegjësinë e vetingut organeve të reja të sistemit të drejtësisë, atëherë do të duhet që tani të punohet për akte rregullatore, të ketë rishikim të personelit dhe të buxhetit në dispozicion.

 Vetingut duhet të jetë dhe zë zbatohet si standard i njëjtë për të gjithë subjektet e rivlerësimit. Drejtësia e re meriton të jetë transparente, efektive, e besueshme, profesionale dhe me integritet.

 Koha është tani!

 Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke zbatuar projektin “Reforma: për një ritëm cilësor. Monitorim, sensibilizim dhe asistencë” mbështetur nga programi i shtetit të së drejtës të fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e ISP-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

“Prokurorët dhe gjyqtarët që ngelën për Vjeshtë’/ “Emrat”, që do të japin llogari në Vetting

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Procesi i Vettingut po shkon drejt fundit. Ka ende prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kanë dalë në Vetting për të nisur më pas me këshilltarët ligjorë.

Për muajin Shtator, deri më tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar 6 seanca, të cilat nisin me datë 7 Shtator me prokurorin e Lushnjës, Arben Dyla dhe me gjyqtaren Fierit, Adelina Zarka.

Një ditë më pas me Vettingun do të përballen gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo dhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Kaçe Agolli.

Me datë 13 Shtator, është piketuar prokurori i Kurbinit, Arben Nika dhe me 15 Shtator rikthehet seanca dëgjimore në KPK, për prokurorin  Dritan Gina.

“Prokurorët dhe gjyqtarët e vjeshtës”

Arben Dyla

Arben Dyla

Prokurori i i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Arben Dyla, i është nënshtruar hetimit  administrativ nga trupa e KPK-së e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.

Kujtojmë se Dyla ka qenë më herët prokuror në Mat,  i cili ka shoqëruar në Rripë ekspertët e Gjykatës së Hagës.

Në punën e tij si prokuror i Matit, ai kishte hetuar edhe rastin e diskutuar të të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, duke hedhur poshtë pretendimet për trafik organesh në atë vend.

Dyla e ka filluar karrierën e tij si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjes.

Adelina Zarka

Në korrik të vitit 2015 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kallëzoi 17 zyrtarë e nëpunës civilë, për dyshimet se ata kanë fshehur apo refuzuar deklarimin e pasurisë.

Në listë ishte edhe emri i gjyqtares së Fierit, Adelina Zarka.

Nuk dihet se çfarë bëri Prokuroria me këtë listë, por emrat e atyre që ishin në kallëzimet e ILDKPKIK ishin edhe të refuzuarit e Ambasadës Amerikane.

Që do të thotë u është mohuar kërkesa për viza. Në fakt gjyqtarja Adelina Zarka në vitin 2014 ka hapur një depozite bankare me qëllim marrjen e vizës Kanadeze, siç duket për të udhëtuar drejt vendit ku i studionte vajza, por një gjë e tillë u raportua se i ishte mohuar.

Ariola Kristo

Gjyqtarja e Korçës Ariola Kristo, i është nënshtruar hetimeve  të Vetting që në muajin Dhjetor të vitit 2019.

LEXO EDHE:  Nga pasuria e prindërve tek konflikti i interesit/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës

LEXO EDHE:  Nga pasuria e prindërve tek konflikti i interesit/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Vlorës



Kristo, në media është lakuar edhe si “viktimë” e dajës së saj gjyqtarit Stavri Kallço. Pasi ka pasur denoncime nga qytetarët se e njëjta çështje që është gjykuar nga Kallço në Apel dhe që është kthyer në shkallë të parë, është gjykuar nga gjyqtarja Kristo.

Në vitin 2016, Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjani, urdhëroi nisjen e inspektimit, i cili përfundoi duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore.

Kaçe Agolli

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Kaçe Agolli, rezulton se në vitin 2014 është ndëshkuar me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Masa disiplinore me vërejtje është vendosur, pas kërkesës të Ministrit të Drejtësisë në atë kohë Nasip Naço, i cili vinte nga radhët e LSI-së.

Gjyqtarja  Agolli e ndëshkuar me vërejtje, sa i përket pasurisë,  deklarohet si e pastrehë.

Arben Nika

Prokurori Arben do të dalë para Vettingut me datë 13 Shtator. Nika nuk është një emër i panjohur pasi më herët, është ulur në detyrë, nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Kujtojmë se Llalla ndërsa ka pranuar  propozimin e Këshillit të Prokurorisë për uljen në detyrë për Prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin Arben Nika,
Llalla ka vendosur masën kalim në detyrën e oficerit të policisë gjyqësore për një periudhë 1-vjeçare.

Sipas Llallës,  Nika me mosveprimet e tij kishte kryer shkelje disiplinore në formën e zvarritjes sistematike të hetimeve dhe mospërmbushjeve të detyra.

Dritan Gina

      Dritan Gina

Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, do të njihet me rezultatet e hetimeve-Vetting me 15 Shtator 2021.

Procesi i Vetingut për Dritan Ginën ka nisur që në muajin nëntor të vitit 2019.

Dritan Gina është emëruar prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

U arrestua për korrupsion/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Publikuar

-

Nga

cna lajme vettingu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Sali Hasa, i cili është arrestuar për korrupsion.

Vendimi është marrë nga trupa Gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.

Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare. Edhe pse kishte kërkuar të kundërtën vetë z. Hasa nuk u pa i pranishëm as në këtë seancë.

Në seancën e kaluar të KPK u konstatua se Hasa ka bërë deklarime kontradiktore nëpër të gjitha deklaratat, duke mosdeklaruar detyrimet për blerjen e apartamentit.

LEXO EDHE:  Hetim në tre kritere/ Konfirmohet në detyrë drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve të nxehta para KPK-së/ Çfarë do të ndodhë me Besim Hajdarmatajn

Prokurori Sali Hasa u arrestua nga SPAK pasi akuzohet se pushonte çështjet penale kundrejt pagesave.

Arrestimi ka ndodhur më 19 qershor dhe u arrit të zbulohej nga një hetim i nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis që zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik./CNA.al

Patundshmëri dhuratë për fëmijët e prokurorit/ Sali Hasa “uzurpon” institucionet me familjarë



SPAK “bastis” zyrën e prokurorit/ Si ra në “grackë” Sali Hasa

U arrestua për korrupsion/ SPAK nis hetim pasurie për prokurorin Sali Hasa

Me pranga në duar/ Prokurori Sali Hasa del nesër para Vetingut

LEXO TE PLOTE