LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rroga e një kirurgu sa e një kuzhinieri/ Mjeku Torba: Shteti të ndërhyjë, të ligjërohen ‘bakshishet’

8 Korrik 2021, 17:23, Sociale CNA
Rroga e një kirurgu sa e një kuzhinieri/ Mjeku Torba: Shteti të

Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba, ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin ?Top Talk?, ku ka ngritur shqetësimin për pagesat e ulta të mjekëve dhe kushtet në të cilat punojnë.

Nisur nga ngjarja e fundit ku Serdi Memini dhe Ervin Sulaj, punonjës në spitalin e Traumës,  u arrestuan pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, Torba tha se askush nuk do të qëndrontre në punë, nëse s?do merrte ?bakshishe? nga pacientët, pasi paga që u jep shteti nuk krahasohet as me atë të një hidrauliku.

?Shteti duhet të ndërhyjë dhe të sigurojë që të kryhen pagesat në spital, për çdo shërbim të marrë. Në spitalin tonë, shërbimi i laboratorëve është privat, paguhet me çmimin e tregut. Shërbimi i instrumenteve është privat, shërbimi i pastrimit është privat, shërbimi i ushqimit është privat, paguhen me çmimin e tregut.

Rroga neto e një kirurgu me 30 vite eksperiencë është 80.000 lekë. Cili kuzhinier në restorantet e Tiranës e ka rrogën kaq? Cili prokuror, gjyqtar apo hidraulik e ka rrogën kaq? Me këto rroga, unë të siguroj që po të hiqeshin bakshishet, nesër në mëngjes nuk do të kishe asnjë mjek në spitale?.

Si zgjidhje për këtë problem, kirurgu jep ligjërimin e bakshishit.

?Ne kërkojmë të zgjidhet mënyra e financimit të spitaleve. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit?./CNA.al

Lajmet e fundit nga