Connect with Us

REPORTAZH-Muzeu Gjon Mili, kushtuar fotografit me famë botërore/ Destinacioni më i ri në Korçë

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Muzeu Gjon Mili, kushtuar fotografit me famë botërore/ Destinacioni më i ri në Korçë

Publikuar

-

“Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëvizje mashtruese që të çarmatosin; çdo fotografi e tij është një provë, një përpjekje.”

Këtë shprehje e hasim sapo futemi në ambjentet e “Muzeut të Fotografisë Gjon Mili” në pedonalen e Korçës.

Muzeu i vetëm i këtij lloji në juglindje, mjaft i veçantë për qytetin dhe një fat për Shqipërinë që qytetarët të shohin Gjon Milin.

Sepse atë mund ta shohim vetëm nëpërmjet internetit, apo në Barcelonë, në muzeun e Picassos.

Përpara se t’iu tregojmë çfarë ka brenda muzeut, ajo çka bie në sy sapo futemi në derën kryesore është godina e verdhë me fotografinë e Gjon Milit në mur.

Po ashtu në të gjithë ndërtesën e veçantë mbetet mënyra e vendosjes së fotografive dhe shkrimeve në muret e bardha të saj.

Çdo gjë e lyer me të bardhë, si për të përcjellë një lloj qetësie shpirtërore dhe që të bën të qëndrosh më gjatë në ambjentet e muzeut.

Gjatë vizitës tonë në muze, biseduam me përgjegjësin Kristi Ktona, i cili na tregoi fillimisht për artistin Gjon Mili, me një krenari që kushdo do të ishtë i lumtur të fliste.

Gjon Mili është një personazh shumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë (për faktin se është me origjinë korçare), por edhe për popullin amerikan.

Siç dihet ai ka mbaruar për inxhinieri elektrike në institutin e teknologjise në Massachusetts (MIT). Por në momentin që ai zbuloi dritën stroboskopike kaloi nga shkenca në art. Një nga faktorët më të rëndësishëm të fotografimit ishte ndriçimi i duhur i objektit, e këtë e bënte më së miri ky artist.  Në vitin 1939 ai nis punën në revistën e famshme Life Magazine dhe kjo punë i jep mundësinë të fotografojë më të njohurit e shekullit të kaluar” – thotë Kristi.

Të gjithë do të pyesnim veten se çfarë e bën fotografinë e tij të veçantë?

Gjatë studimeve të tij në fushën e shkencës, Mili nuk e la pas dore pasionin për fotografinë.

Ai përdori për herë të parë “flashin elektronik” dhe “dritën stroboskopike” të cilat ishin shpikur nga profesori Edgerton në vitin 1931, dhe që Gjon Mili pati një bashkëpunim të gjatë me të.

Siç e përmenda, bashkë me studimet në fushën e teknikës, Mili vazhdoi të fotografonte duke u talluar përherë e më shumë në fushën artistike. Fotografitë e Gjon Milit me teknikën e ekspozimit ultra të shkurtër kanë nxjerrë në pah një nga dukuritë më interesantë të lidhjes së shkencës me artin.” – shprehet Ktona.

Një sërë fotografish janë të vendosura në muret e muzeut, me teknika të ndryshme, personazhe, objekte që kanë ngelur në memorien e Milit dikur, e që ne i shohim tashmë në muze.

LEXO EDHE:  Vizita në Korçë/ Edi Rama fushatë për Spahon dhe Salianjin

Janë 240 fotografi të artistit të famshëm korçar, që la gjurmë tek shqiptarët dhe amerikanët që patën fatin ta kishin në shtetin e tyre.

Gjatë viteve të tij në fushën e artit, ai ka pasqyruar fotoportrete mjaft interesantë të figurave të njohura të botës së artit e kulturës, duke përmendur këtu kompozitorin Stravinski, këngëtarin Frank Sinatra, piktorin Matis, pianistin Rubinstein etj.

Ndër fotografitë e tij më interesante mbeten ato të presidentëve të Amerikës por edhe të politikanëve të tjerë, si presidenti Truman, ministrin Molotov etj.

Më tej, ndërsa e pyesim për vizitorët, Kristi Ktona tregon se është vënë re një rënie e numrit të turistëve gjatë vitit të fundit, por sërish mbetet një nga muzetë që le mbresa të veçanta për të gjithë ata që e shohin nga afër.

Pyetje pak e vështirë për periudhën që sapo kemi kaluar, pasi një vit më parë vizitorët ishin sa 1/10 e viteve të kaluara. Shkak për këtë dihet që ishte pandemia, por tashmë që pjesa më e “keqe” kaloi, edhe vizitorët në këtë sezon besoj së do të jenë më të shumtë.

Vizitorët shqiptarë janë ata që preferojnë të shohin muzeun, kryesisht ata nga Tirana, Shkodra, Gjirokastra, por nuk kanë munguar edhe ata të huaj.

Ndryshe nga në shqiptarët që jemi më improvizues, të huajt e programojnë gjithmonë vizitën e kryesisht me organizimet e ambasadave. Kemi patur turistë nga Izraeli dhe disa nga Franca këtë vit, por pa harruar të përmend edhe të gjithë ambasadorët e shteteve në Shqipëri të cilët e kanë vizituar muzeun.” – shprehet Kristi.

 

Gjon Mili përcaktohet nga muzeu i artit kontemporan, në 20 fotografët më të mirë të shekullit, ishte një shkencëtar që u bë artist, një përcaktim shumë i rëndësishëm dhe ngelet nga ne shumë pak për të komentuar.

Gjon Mili është vlerësuar si një nga 20 fotografët më të mirë të shekullit, si një shkencëtar që u bë artist e si një amerikan me origjinë shqiptare që nuk ndryshoi asgjë nga jeta e tij dhe origjina, por vazhdoi ta quante veten shqiptar duke e folur edhe gjuhën shqipe mes shtetit ku jetoi deri në vdekje./CNA.al

Adresa : Rruga Konferenca e Pezës, Korçë

Kontakt : 0693787898

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Krijmtaria dhe finesa në “Atelier”/ “Thesari” në pedonalen e Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Teksa flasim për Shkodrën dhe promovimin e saj, mendja na shkon tek deti, mali, liqeni dhe ushqimi i mirë që serviret.

Ushqimi, vitet e fundit ka pësuar një transformim, por në thelb mbetet me bazë të fortë të ruajtjes së identitetit dhe prodhimeve lokale. Përballë kësaj sot në zemer të pedonalës së Shkodrës kemi një risi e cila synon t’a cojë në një tjetër nivel panoramën, shërbimin dhe mbi të gjitha shijën që le pas. “Atelier” është hapja më e re në Shkodër.

Siç kuptohet edhe nga emri, vendi ka lidhje të fortë me artin.

“Atelier” do të thotë një dhomë apo studio, ku krijimtaria dhe arti janë në fokus, të ofruara nga krijuesit në formën e ushqimit, pijeve, atmosferës dhe shërbimit të mirë.

Dëshira e tyre është t’u japin mysafirëve një përvojë të mirë ngrënieje duke u ndjerë rehat në intimitetin e ambientit.

Në “Atelier”, arti në pjata krijohet nga shefi i kuzhinës Damir Duli, ku eksperienca e tij pasqyrohet në shkrirjen e kuzhinës bashkëkohore me atë tradicionale, duke ardhur në tavolinat tuaja me ngjyra dhe aroma nga më të ndryshmet. Duke ndjekur sezonin, “Atelier” furnizohet me përbërës lokalë dhe çdo ditë ofrojnë menu të veçantë ditore.

Shefi i kuzhinës, Damir Duli

Gurët e parë në ndërtesë janë hedhur në fundin e shekullit të 18-të. Tridhjetë vitet e fundit, në “Atelier”, ka ndërtuar jetën dhe ka krijuar veprat e tij artisti Hilmi Tafa. Krijimet e tij gjenden gjithandej nëpër hapësirat e objektit. Muret prej gurëve që dëshmojnë historinë e qytetit, krijojnë privatësinë e duhur. Investitoret thonë se në pikat e forta që kanë patur për qëllim që në krijimin e idesë, është pikërisht ruajtja e identitetit ndër shekuj.

Dekori është në përshtatje të imagjinatës, ku gjen veten cdo vizitor, duke nisur nga ato më romantikët e deri tek fanatikët e ruajtjes së vlerave të trashigimisë kulturore.

Shkodra e Idromenos nuk do të kishte kuptim pa arkitekturën e vjetër dhe atë moderne. Tek “Atelier” detajet janë të pranishëm në cdo cep të oborrit e po ashtu edhe ambjenteve të brendshme.

LEXO EDHE:  Peleshi voton në shkollën “Stavri Themeli”/ Korça përherë në anën e së mirës

Teksa përmendim ushqimet në Shkodër, na vjen në mend Tava e krapit, apo ushqimet në zona malore të kryesuara nga byrek dhe produkte bio.

LEXO EDHE:  Kaloi mallra kontrabandë më Kapshticë/ Policia e Korçës arreston 48 vjeçarin, nis procedimi për dy doganierë

Prej vitësh vërehej mungesa e një tjetër standarti gatimesh. Tani më jo, sepse tek “Atelier” gjen shijen e gërshetuar me pjatën e bukur e cila së pari të ngop syrin.

Rizoto me krem butakësh, salmon i marinuar me agrume, spaghetti me shrimp tartar dhe salmon cavier, faqe viçi apo edhe Karpaco Levreku, janë disa nga specialitetet që shef Duli ofron.

Një restorant i mirë duhet të ofrojë gjithcka. Ndaj u mendua që “Atelier” të kënaqë klientët jo vetëm në shije por edhe për të kaluar më shumë se një drekë.

Hoteli është një tjetër risi, si nga dekori ashtu edhe cilësia që ofrohet. Dhomat standarte por edhe suitat përmbushin pritshmëritë e cdo vizitori i cili di të shijojë të bukurën dhe të bëjë diferencën me hotele të tjera.

Arkitektura e rafinuar me plot shije, duke sjellë të vjetrën dhe modernën në një dhomë, që nga pikturat, skulpturat, dekori i çdo objekti që ka në dhomë dhe korridore është ndryshe

“Atelier” hapi dyert në fillim të muajit Maj, por përshtypjet pozitive për të nisën menjëherë, e sot në booking është në top listën e më të mirëvë në vëndin tonë.

Kur flasim për “Atelier” kemi paraysh një tjetër nivel shërbimi, të zgjedhur me plot finesë.

Shkodra ka një tjetër thesar i cili është atraksion i padiskutueshëm për vizitorët jo vetëm vëndas por edhe të huaj, duke rritur kështu edhe cilësine e turizmit në qytetin verior. Nëse viziton një herë “Atelier” është e sigurtë rikthimi për të përjetuar bukurinë, intimitetin dhe shijen e gatimeve…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH- “Shija e Natyrës” në Reç/ Destinacioni i ri i preferuar nga turistët e huaj

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH- “Shija e Natyrës” në Reç/ Destinacioni i ri i preferuar nga turistët e huaj

Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të mëdha ka të bëjë me natyrën e investimit dhe emrin e tij. Xhuliano Makaj, 2 vite më parë vendosi që të hapë një lokal në Reç të Malësisë së Madhe. Çdo njëri që do të vizitojë këtë zonë turistike e di që në qendër të fshatit janë 3-4 restorante. Veçanërisht gjatë fundjavës është vështirë të gjesh vende të lira.

Xhuliano ishte ndër ata të rinj që mendoi se investimi duhet të kishte diçka më të veçantë se konkurrentët e tij. Ndaj vendosi që restorantin ta shoqërojë me tre shtëpiza të cilat ofrojnë edhe fjetje për turistët. Restorantin e pagëzoi me emrin “Shija e natyrës”. Emër që menjëherë të lë shije pozitive.

Restoranti menjëherë u bë i frekuentuar jo vetëm nga Shkodranët por edhe turistë të ardhur nga vendet fqinje. Pamja relaksuese, qetësia në çdo stinë të vitit, ushqimi bio bënë që “Shija e natyrës” të kishte klientë të shumtë. Sot është kthyer në një ndër destinacionet më atraktive, sidomos gjatë fundjavës! Të pushosh disa netë në shtëpizat prej druri në mes të pyellit, dhe të zgjohesh nga cicërimat e zogjve është ndër ndjesitë më të mira.

Xhuliano Makaj tregon për risinë që solli në fshatin Reç.

“E kisha në mendje prej kohësh. Ishte pak e sikletshme sepse Reçi ka një traditë të mirë si në restorante ashtu edhe në të bërit biznes. Nuk doja të dështoja, ndaj u mendova disa herë se si mund të ofroj diçka ndryshe.

Nga kontaktet që kisha me miq me thonin që Reçit i mungojnë bujtinat, shtëpiza ku mund të flesh. Aty siç duket mora edhe inkurajimin më të madh për të sjellë diçka që ofron më shumë se kafe, apo ushqim.

Restorantin e hapa ngjitur me ujin alpin, është në fund të rrugës me asfalt. Doja që vizitorët të kishin të lehtë aksesimin. Ndërtova 3 shtëpiza rrëzë malit. Mendoj që kanë një pamje të mirë. Shtëpizat janë për çifte por edhe për familje prej 4 anëtarësh. Jam i kënaqur me ecurinë gjatë këtyre 2 viteve.”

Fillimisht ishte e vështirë pasi Xhulianos iu desh që të hapte një pjesë mali. Duke e menduar të rëndësishëm pamjen që do të ofronte restoranti dhe bujtina e fjetjes, ai vendosi që të ngjitej disa metra sipër rrugës kryesore. Me shkallë të drunjëta, ngjitja për tek restoranti është tejet e veçantë.

LEXO EDHE:  Prodhonin drogë në lokal/ Bien në pranga 5 korçarët, emrat

LEXO EDHE:  Peleshi tregon pritshmëritë/ Në Korçë marrim 7 mandate

Ushqimi më shumë bazohet tek produktet lokale të zonës, të kultivuara nga vetë banorët. Bazë është mishi i qingjit dhe kecit, të rritur në male. Menjëhere pas hapjes së restorantit pandemia mbylli gjithçka duke lënë në krizë bizneset, për Xhulianon ishte akoma më e vështirë, sepse kjo krizë e preku që në hapje të tij. Megjithatë duket se çdo gjë është lënë pas dhe rimëkëmbja ka nisur. Fundjava është plot, dhe prenotimet po bëhen edhe për javët pasuese. Duke rritur kështu shpresën se investimi ia ka vlejtur.

Së fundmi rreth 25 turistë nga vende të ndryshme zhvilluan një tur me motorë nëpër Ballkan. Ndalesa ishte edhe tek “ Shija e natyrës” aty ku mbetën të mrekulluar me pamjen, ushqimin dhe shërbimin që iu ofrua. Tashmë “Shija e natyrës” ka krijuar klientët e saj, dhe Xhuliano thotë se disa prej tyre kthehen çdo muaj. Dikur zona të izoluara, sot gjithnjë e më shumë po tërheqin vizitorë të huaj e vendas.

Përveç natyrës që është treguar bujare, këto zona konkurrojnë denjësisht edhe me produktet unike me traditë qindravjeçare. Marketimi dhe promovimi i tyre do t’i ndihmonte të gjenin tregje më të mëdha dhe të kalonin kufijtë e lokales. Investimi në restorante dhe bujtina, i jep më shumë atraksion kësaj zone.

Tashmë përveç bimëve aromatike apo gështenjës së famshme Reçi gjithnjë e më shumë po njihet edhe për restorantet, gatimet dhe natyrën e veçantë e cila duhet vizituar me patjetër.

Përveç këtyre, në Reç ofrohet edhe guidë e cila do të ndihmonte së tepërmi turistët për eksplorimin e zonave të pashkelura më parë. Restoranti “Shija e natyrës” së bashku me shtëpizat prej druri është ndalesa e çdo vizitori i cili merr rrugën për në fshatin Reç të Malësisë së Madhe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Panariti në festë/ Kujtohet masakra dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë

Publikuar

-

Nga

Data 10 Korrik 1914!

Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka të ngulitur thellë në memorie. Në atë ditë, 374 banorë të fshatit janë masakruar barbarisht nga ushtarët grekë. Burra, të rinj e të moshuar, gra dhe fëmijë janë vrarë barbarisht brenda në fshat, e kjo ngjarje e njohur si “Masakra e Panaritit”, ka sjellë shumë dhimbje për pasardhësit e fiseve të fshatit.

Ushtarët grekë, aq gjakftohtë, vrisnin e digjnin të gjallë anëtarët e disa fiseve panaritase, pa marrë parasysh se mes tyre kanë qënë edhe gra shtatzëna. E arsyeja që flitet se ka ndodhur kjo masakër është pikërisht mosnënshtrimi i popullsisë vendase ndaj grekëve, goditja e tyre e vazhdueshme, ngritja e flamurit të Pavarësisë në Panarit dhe së fundi, fakti që zona e Panaritit banohej kryesisht nga popullsi myslimane.

Festa e organizuar në Panarit, krahas qëllimit për të bërë bashkë banorët e zonës duke përfshirë Vithkuqin, Shtyllën, Treskën etj, ishte për të rikujtuar ngritjen e flamurit të Pavarësisë, e ku tjetër më mirë se në Panarit do të organizohej një aktivitet i tillë?

Pjesëmarrësit ishin të shumtë, atmosfera e ngrohtë dhe festive, dhe po ashtu ajri i pastër mes gjelbërimit dhe maleve përreth e bënin akoma më të veçantë qëndrimin në fshat. Është dashur më pak se dy orë që të mbërrinim në Panarit, pjesa më e madhe e rrugës e asfaltuar, e pjesa tjetër rrugë dheri, por që nuk ndihej e vështirë për faktin se na priste një festë e madhe.

Zona e Vakëfeve siç quhet ndryshe, ka mbledhur anëtarë të fiseve panaritase, të cilët me këngë e valle kanë festuar për dy ditë me rradhe, nën shoqërinë e njëri tjetrit, e me një organizim fantastik që vetë banorët kanë qenë iniciatorë. Jo vetëm burrat e fshatit, por edhe gra e fëmijë kanë kaluar natën e 24 korrikut deri pasditen e 25 korrikut në fshat, duke gatuar shqerrë në hell, gatimin tradicional të zonës, dhe me mjaltin bio të prodhuar nga vetë ata, me bletët që i mbanin në oborret e shtëpive.

LEXO EDHE:  PD takim me ish-të përndjekurit në Korçë

LEXO EDHE:  Vizita në Korçë/ Edi Rama fushatë për Spahon dhe Salianjin

Historiani Petrit Zeneli, njëkohësisht shkrimtar dhe organizatori i shumë festave në këtë zonë, në fjalën e tij ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit duke sjellë në vëmendje historinë e Panaritit.

Për herë të parë në historinë e qarkut të Korçës, është ngritur këtu në Panarit flamuri ynë kombëtar, në këtë tokë të pushtuar nga grekët. Një sakrificë e madhe e shumë patriotëve shqiptarë. Ka qenë koha kur djemtë e Panaritit luftonin rrugicave të Korçës për ta shpëtuar fshatin, ndërkohë që fatkeqësisht një pjesë e qytetarëve të saj mbyllnin qepenat të shpëtonin kokën ose pasurinë. Kjo luftë e bën me nder të madh Panaritin, ndaj duhet vlerësuar si zonë. Ky takim i sotëm është një moment shumë i bukur për tu bashkuar të gjithë, për të vlerësuar jo vetëm 135 patriotët e Rilindjes tonë Kombëtare, jo vetëm 271 partizanët që dolën nga Lufta e Dytë Botërore, por edhe ata njerëz që sistemi i la në harresë. E këtu dua të bëj një nderim të veçantë për katër panaritas, djem të rinj që u vranë në Lubonjë. I Paharruar Qoftë kujtimi i tyre!

Në 11 Janar flamuri u ngrit në Panarit, në 12 Janar në Trebickë, në 13 Janar në Treskë, në 14 Janar në Katund, në 15 Janar në Stratobërdhë, e në 16 Janar në Qesarakë e cila u bë vatra e nisjes së vendosmërisë para luftës së madhe. Mbi këtë bazë, kur panaritasit vepruan gjithmonë për flamurin, ndodhën ngjarjet e mëdha të djegieve, masakra e Panaritit. Të gjitha këto ngjarje po i kujtojmë sot, në këtë festë kaq të madhe, që na bashkoi të gjithëve.” – u shpreh Petrit Zeneli.

Më tepër se 200 persona janë bërë pjesë e festës së Panaritit, me shpresën se zona e tyre do të mbetet gjithmonë në mendjen e çdo qytetari korçar, çdo banori të zonës së vakëfeve, e çdo vizitor që e do historinë të njihet me ngjarjet e këtij fshati./CNA.al

LEXO TE PLOTE