LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rastet e hetimeve të zyrtarëve të lartë mbeten ende të ulëta

8 Korrik 2021, 19:12, Aktualitet CNA
Rastet e hetimeve të zyrtarëve të lartë mbeten ende të

Një vit e gjysmë pas ngritjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rastet e zyrtarëve të lartë, të hetuara mbeten të pakta.

I pari zyrtar i lartë i hetuar nga SPAK, ishte ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Hetimet bën që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ta dënonte Llallën, me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike.

Në mars të këtij viti, SPAK urdhëroi arrestimin e Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Ervin Nelaj ,si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?.

Pak ditë më parë, në rrjetën e SPAK ra kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe me akuzat korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Veprat dyshohet se janë kryer në bashkëpunim me nëntë zyrtarë të tjerë të ndërmarrjes së pasurisë publike pranë pushtetit lokal.

Menjëherë pas arrestimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Më herët, dy ish-kryebashkiakë, Zamira Rami e Gjirokastrës dhe Adem Lala i Hasit, u akuzuan nga SPAK për shpërdorim detyre.

Gjyqtarë e prokurorë nuk i kanë shpëtuar po ashtu arrestimeve të SPAK. 3 prokurorë dhe 2 gjyqtarë, akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Pak javë më pare, Prokurori i Gjykatën së Shkallës së Parë Vlorë Maksim Sota u arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Më herët, po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, prokurori i Sarandës, Sali Hasa, ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha si dhe ajo e Korçës, Mimoza Margjeka.

Dy ditë pas zgjedhjeve SPAK përmes një njoftimi zyrtar deklaroi se ka në hetim dhe 33 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore

Veprat penale më të hetuara nga krijimi i SPAK deri në dhjetor 2020, janë ato që lidhen me korrupsionin.

Numri i procedime për veprat penale që lidhen me korrupsionin është 240. Për rrjedhojë, edhe peshën më të madhe të dosjeve të dërguara në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e zënë ato që lidhen me korrupsionin.

Në po të njëjtën periudhë SPAK ka dërguar 39 kërkesa për gjykim, për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, Arben Kraja nënvizoi se 322 zyrtarë shtetëror janë nën përgjim nga SPAK për korrupsion./euronews

Lajmet e fundit nga