LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tallet me krimin/ Show me drejtuesit e policisë

8 Korrik 2021, 08:26, Politikë CNA
Rama tallet me krimin/ Show me drejtuesit e policisë

Ndërkohë që vendi përballet me një situatë të rëndë kriminale, ku vetëm në një muaj është shënuar bilanc lufte, nga jetët e humbura.

Aksidentet rrugore, por edhe vrasjet vijojnë të marrin jetë qytetarësh, ndërsa kryeministri Rama vijon e bën ?show? me të ashtuquajturën ?ristrukturim? i Policisë së Shtetit.

Tre ditë më parë u bënë publike edhe të ashtuquajturat ndryshime në Policinë e Shtetit, që duket se ishin vetëm sa për fasadë dhe shoë, pasi të njëjtët drejtorë që ishin, thjeshtë dhe vetëm u ka ndryshuar vendet, por ishin drejtorë dhe mbetën drejtorë.

U paralajmërua ?shkundje? e Policisë së Shtetit, por Veliu nuk bëri gjë veçse ata që ishin në det i çoi në mal dhe anasjelltas.

Ndërkohë, sot vjen edhe show i radhës nga kryeministri i cili mesa duket vijon e tallet me krimin.

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Policisë së Shtetit, paraditen e sotme, Rama i ka drejtuar një apel të ashtuquajturve ?drejtuesit e rinj vendore?, që në fakt nuk ka drejtues të rinj, por janë të njëjtët drejtorë që ishin, por vetëm sa u kanë ndërruar vendet.

?Kam një apel për Drejtuesit e rinj vendorë që shenjtërinë e uniformës dhe mbrojtjen e imazhit të Policisë së Shtetit duhet ta kenë dritë në syrin e tyre?-tha Rama.

Në fakt deklaratat e kryemkinistrit duken si tallje me qytetaret. Ndërkohë që krimi bën ?kërdinë?, Rama bën show.

Krimet janë shtuar, rendi dhe siguria kanë dalë jashtë kontrollit, plazhet u përgjakën, rrugët u përgjakën, kufomat nxinë të gjithë vendin, por kreu I qeverisë bën shoë, ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, bën ?turizëm?./CNA.al

Policia në turizëm, krimi në aksion/ Lëvizjet skandaloze të Ardi Veliut

Lajmet e fundit nga