Connect with Us

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zemër të madhe/ Ja disa fakte

Showbizz

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zemër të madhe/ Ja disa fakte

Publikuar

-

A jeni të sjellshëm, të kujdesshëm dhe shumë të shqetësuar në të njëjtën kohë? Është kjo një ndjesi që ju mban gjatë në një ditë? Nuk jeni vetëm. Si ju, ka edhe shumë persona të tjerë që, nga nevoja për t’ju pëlqyer të tjerëve, sforcojnë veten pa e kuptuar. Mos lejoni t’ju ndodhë kjo gjë, thjesht dhe vetëm nga dëshira për të qenë të mirë me të tjerët.

E nëse nuk jeni vetë një person ankthioz, por keni të tillë rreth jush, shpesh mirësia, kujdesi dhe vëmendja e tyre e tepruar, mund t’ju bëjnë të ndiheni keq.

Kini parasysh këto fakte rreth tipave ankthioz, për t’i kuptuar ata më mirë:

.Ata nuk e kanë problem as të kërkojnë falje dhe as të marrin fajin përsipër. Madje ndonjëherë, për t’i thjeshtuar gjërat, zgjedhin të mbajnë për vete fajin e të tjerëve.

Shqetësohen vazhdimisht se mos ju nuk i pëlqeni ata, ose bezdiseni prej tyre.

LEXO EDHE:  “Covid-19 nuk parandalohet nëse ju bëni dush rregullisht"/ Ministria publikon fakte ndaj koronavirusit

Ata janë të dashur dhe njëkohësisht luftarakë. Këto shpirtra të ëmbël nuk kanë frikë t’u qëndrojnë besnik bindjeve të tyre.

Janë vazhdimisht të shqetësuar. Shqetësimi, është një nga gjërat më të këqija të tipave ankthiozë, sepse është një ndjenjë që nuk mbaron.

Ata më tepër japin, sesa marrin.

Falin shumë lehtë, saqë shpesh vuajnë pasojat e faljes në mënyrë të përsëritur të personit të gabuar. Përfundojnë duke u shfrytëzuar prej tyre.

Nuk bëjnë kurrë manovra për të fituar pushtetin në një lidhje. Vazhdimisht marrëdhëniet luhaten mes asaj se, kush është dominanti dhe i nënshtruari i lidhjes. Me tipat ankthioz, ndodh që ata vetë zgjedhin të jenë të nënshtruarit, vetëm për të kënaqur partnerin.

Emocionet e tyre janë shumë të vështira për t’u larguar.

Ankthiozët, e teprojnë duke kërkuar falje, sidomos kur ata vetë janë në faj, sepse duan që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kënaqur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Konkurenti i “Përputhen” dikur reper/ Mesazh ish menaxherit të tij

Publikuar

-

Nga

cna, lajm, show

Edicioni i tretë i “Përputhen” ka nisur dhe tashmë publiku është familjarizuar me formulën dhe personazhet e reja.

Djali Kosovar i rritur në Zvicër, Edi ishte një prej konkurentëve i cili ra në sy mënjëherë pas hyrjes në “Përputhen”. I vetëcilësuar si “princi” i familjes, duket se Edi, dikur ka qënë reper dhe pjesë e “On Records”.

Këtë fakt e ka zbuluar vet Edi i cili së fundi ka postuar edhe një foto krahë menaxherit të famshëm të labelit “On Records” Met Elshanit. Ky i fundit ka festuar dje ditëlindjen dhe Edi ka vendosur ta urojë në këtë mënyrë:

LEXO EDHE:  Balla tregon pse PS këmbëngul për heqjen e mandatit të Kryebashkiakut të Mallakastrës

LEXO EDHE:  “Covid-19 nuk parandalohet nëse ju bëni dush rregullisht"/ Ministria publikon fakte ndaj koronavirusit



“Ka kohë që nuk jena ni, por bashkë kena kujtime tforta bashk, kështu që urime vëllai jem, të uroj tanat të mirat, shëndet, sukses dhe fat në jet. Edhe 100 të tjera bashk vëllai jem”, mbyll urimin Edi.

Ende nuk dihet se përse konkurrenti nuk e vazhdoi karrierën e nisur muzikore, megjithatë tashmë pjesë e “Përputhen” Edi e ka të siguruar “biletën” e famës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Iliri dhe Gilberta thumbojnë hapur njëri-tjetrin/ Epoka para dhe pas…

Publikuar

-

Nga

Në një postim në instastory, Gilberta pranoi publikisht se pas ndarjes me Ilirin nuk është në lidhje dashurie me asnjë tjetër. Kjo sepse disa ditë më parë dolën disa thashetheme, se ajo u lidh me ish konkurentin e “Përputhen 40” Luanin.

Por së fundmi duket se ka qënë Iliri ai që ka shënjëstruar Gilbertën. Ai ka bërë një bisedë online me ndjeksit e tij në instagram. Pyetjes “Vërtet, ishim “më mirë”… kur ishim “më keq”,  njëri prej ndjekësve i është përgjigjur: “nuk ke qënë keq ore, Gilberta aq shumë të donte, thon se kur bie në dashuri mbyll njërin sy”. Iliri nuk ja ka përtuar dhe i ka thënë se po flet për periudhën para dhe pas krishtit dhe jo për epoken para dhe pas Gilbertës.

LEXO EDHE:  Fakte të çuditshme

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku më mashtrues/ Fakte që rrëzojnë Veliajn

Në këtë mënyrë ai ka lënë të nënkuptohet se nuk ka më asnjë interes për Gilbertën dhe se ajo është një histori e mbyllur.



Nga ana tjetër edhe Gilberta reagoi duke bërë sërisht një postim në instastory me pyetjen “a ju vret këpuca”. Edhe ky reagim i saj, mendohet të jetë një “thumb” për Ilirin.

Kujtojmë se dyshja dolën çift nga programi por si duket lidhja e tyre nuk vazhdoi për shumë kohë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Hailey shtatzanë/ Justin Biber nxit dyshimet

Publikuar

-

Nga

cna, lajm, showbiz

Justin Biber ka hedhur dyshimet për një shtatzani të mundshme, të bashkëshortes së tij, Hailey. Kjo sepse gjatë mbrëmjes në eventin “Met Gala 2021” ka prekur me shumë embëlsi barkun e saj.

Nga ana tjetër, fotografëve nuk ju ka shpëtuar momenti kur modelja reagoi, duke i larguar dorën gjatë sesionit fotografik.

Pavarësisht kësaj, fansat e çiftit menjëherë hodhën dyshimet për një shtatëzani të mundshme të Haileyt. Kjo e fundit në një deklaratë për “Vogue Arabia” është shprehur: “Unë i dua fëmijët dhe mezi pres të kem të mitë. Unë do të thoja që tani, ky është një realitet i afërt, por definitivisht jo së shpejti, kjo është e sigurt”.



LEXO EDHE:  COVID-19 shkakton çrregullime në shëndetin mendor, shtohen tentimet për vetëvrasje

LEXO EDHE:  Kreu i bandës i paguante qiranë e shtëpisë/ Maksim Sota mohon faktet në gjykatë

Detaj tjetër që ra në sy ishte Justin, i cili nuk shkëputi në asnjë moment shikimin nga bashkëshortja e tij, ndërkohë që ajo pozonte me një fustan shumë elegant ngjyrë të zezë.

Kujtojmë se Justin dhe Haley u martuan para dy vitesh. Hailey është kritikuar shumë nga fansat, të cilët e kanë akuzuar se ka ndërhyrë mes Justin dhe Selena, por ka qënë vet Justin ai që ka hedhur poshtë këto akuza, dhe sot ai duket shumë i lumtur pranë bashkeshortes së tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE