LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga tokat tek asetet e bizneseve/ 6 pasuri të konfiskuara dalin në ankand

8 Korrik 2021, 06:09, Politikë CNA
Nga tokat tek asetet e bizneseve/ 6 pasuri të konfiskuara dalin në

Gjashtë pasuri të konfiskuara nga shteti palëve që janë dënuar nga gjykata tashmë do të dalin në ankand dhe do të kalojë tek subjekte të tjera të interesuara.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë përmes Drejtorisë së Pronës Publike publikoi një listë ku jepeshin detajet e këtyre pasurive dhe data në të cilat do të mbahet ankandi.

Pasuria e parë e cila është listuar për tu nxjerrë në ankand është një tokë arë ne zonën e Durrësit me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ku vlera fillestare e ankandit është 31.3 milionë lekë. ankandi për këtë pasuri do të mbahet në orën 10 në të datës 28 korrik.

Pasuria e dytë është një tjetër tokë arë me sipërfaqe 2930 metra katrorë dhe me një vlerë fillestare të ankandit prej 1.85 milionë lekë. Ky ankand do të mbahet në datë 28 korrik ora 11.

Dy pasuri të tjera të nxjerra në ankand janë dy bodrume në Shëngjin Lezhë ku çmimi për të dy është nga 643 mijë lekë secili. Bodrumet të cilët ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin do të dalin në ankand në datë 28 korrik respektivisht në mesditë dhe në orën 13.

Dy pasuri të tjera që aktualisht janë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara janë asete biznesesh. Bëhet fjalë për asete të shoqërisë ?ABA 2011? sh.p.k me vlerë fillestare të ankandit prej 1.9 milionë lekë dhe për të cilën ankandi mbahet po në 28 korrik. Asetet e tjera janë të shoqërisë ?Citadela? sh.p.k me vlerë 27 milionë lekë.

Në shkresën e Drejtorisë së Pronës Publike nënvizohet se çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin e nevojshëm që nis së pari me një kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Po kështu mandat pagesën apo Garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Së treti deklarimin personal të secilit pjesëmarrës, që vërteton se ky i fundit nuk është në konflikt interesi, sipas dispozitave të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, të ndryshuar dhe të ligjit Nr. 34/2019, të ndryshuar. Dhe në fund dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim)./Monitor

Lajmet e fundit nga