Connect with Us

Mesazhe me Koço Devolen nga karantina…

Aktualitet

Mesazhe me Koço Devolen nga karantina…

Publikuar

-

Nga Mitro Çela

-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.

Ky rit përsëritej çdo ditë.

Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:

-Mitro, lexova mesazhet. Pashë qe ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN…

3 prill 2019

Unë -Koço! Kam dy orë që po vi vërdallë si pordha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjedhur… Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here.

Koço -Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës.

Unë -Koço, jemi rreth televizorit. Në orën 19.10 te RTSH shqip jepet “Gjyetia dy.”

Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdekur se sa të gjallë.

Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në pushtet.

Koço Këtë po bën tani “Partia” që udhëheq botën. Duan të na shfarosin të gjithëve.

7 prill 2020

Unë -More ndonjë koqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet këtë rrogë e pastaj…me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Diktaturë më të ndyrë se corona nuk kam parë.

Koço -Lajme të “mira” po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të sëmës i qoftë koronavirusit dhe diktaturës. Qofshi mirë të gjithë.

Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar nga truri im eksiq.

Koço -Do mbetemi si çifutët në shkretëtirë. Vitin tjetër ka rrezik të mos marrim as pensionet. Dynjaja po bie në recension. Do hamë njëri-tjetrin?!

Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak.

Koço -Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo luftë për shfarrosjen e pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: “Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrënë një Mitro të zgarrës dhe një Koço të furrës!”

Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!

Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të “kalli” deputet, nuk ka llogjikë të të pranojnë të pjekur në tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexur dedikimin e Ramës te libri “Kurban-i”, “Mitro, armik i dashur!” Dhe ti e di mirë: armiqtë vriten. Nuk hahen!

Unë -Po Ben Blushi?

Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?… Kështu disa orë do

shëtisësh tavolinë më tavolinë!… Ç’na gjeti, qirje Mitro!

Karantina na budallallepsi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe si kryeministri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet hajvanllëqe… U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.

LEXO EDHE:  “Ti japim fund maskarenjve”/ Rudina Hajdari “shkund” Kuvendin: Boll më

Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja.

8 prill 2020

Unë -Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një kërkesë: Mund të ma shtysh pjekjen në furrë? Kam dy arsye:

Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha tërshërë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të piqem sot, i vendosur mbi tavolinë, ngrënësit me thika e pirunj në duar, do të thonë: Zhapë dhe si mish kau i pa tredhur, ky Mitroja?!

22 prill 2020

Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e rruaj fare… mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video reklamë me nipin.

Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na budallalleps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke edhe ti këtë përshtypje?

Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: “Jemi shtuar ne, budallejtë.” Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.

Koço -Mirë thotë kënga: “Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s’ke pleqëri.”

Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga nuk do jetonte kaq gjatë.

Koço -Ke të drejtë, budallallëqet mbahen mend.

Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi!

Koço -Sakllam.

26 prill 2020

Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjerrit.

3 maj 2020

Unë -Faleminderit, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e theva robërinë. Dola një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka.

17 tetor 2021

Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sëmurë sot, që Filipi mbush 65 vjeç.

Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një javë që pi koqe. Mos kam virus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta bëj tamponin?

19 tetor 2021

Koço -E bëra tamponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin, drejtorin e spitalit? Mbase duhet të shtrohem në spital…

22 tetor 2021

Koço -U shtrova. Shefja e pavjonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e di – spitali më duket si burg. Jam mërzitur që natën e parë.

30 tetor 2021

Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë.

Koço -Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur.” Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr… Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?

3 nëntor 2021

Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakort që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thash…

4 nëntor 2021

Koço nuk u përgjigj… Ky ishte mesazhi i fundit…

Djali i Koços -Do e marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bombola me oksigjen.

Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spital. U fut në intubim…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një “zbulim” të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t’iu rriten pagat.

Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!”-shkruan Erion Braçe.

LEXO EDHE:  Pamjet – Nënat dhe fëmijët mbushin sheshet e parqet/ Shfrytëzojnë mundësinë e daljes nga karantina

LEXO EDHE:  Publikoi mesazhet e diplomatit të huaj/ Rama-Metës: Veprim i turpshëm

Shyqyr që Braçe më në fund “zbriti nga Hëna”, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?



Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhaçka me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon.

Ministrja Xhaçka falënderoi Lord Ahmad për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka treguar në zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.



Kryediplomatja shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, si dhe konfirmoi gatishmërinë për të punuar së bashku mbi prioritet e përbashkëta.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Koha për veprim profesional dhe të përgjegjshëm!

LEXO EDHE:  Publikoi mesazhet e diplomatit të huaj/ Rama-Metës: Veprim i turpshëm

Takim konstruktiv me Përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon, ku diskutuam mbi përgatitjet e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit.
Mirëpresim bashkëpunimin për prioritetet e përbashkëta të ndërtuara në traditën e gjatë të partneritetit dhe miqësisë të dy shteteve
”, shkroi ministrja në rrjetet sociale pas takimit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Shoqja Ministre, vish çizmet e llastikut dhe hajde të dalim bashkë”/ Godet sërish deputeti i PD-së

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Saimir Korreshi pas deklaratës së në Kuvend, me të cilën “shkriu gazit” jo vetëm socialistët por edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, ka goditur sërish.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Korreshi I ka bërë thirrje Ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër serat e shkatërruara nga furtuna.

Korreshi ka postuar edhe disa foto nga serat, duk heshur poshtë reklamat AZHBR-së për bujqësinë.

AZHBR sot paska nxjerrë reklam nga nje serë se si ndihmon fermerët dhe se çdo gjë në bujqësi shkon fjollë e se do hamë me lugë floriri.



Këto pamje janë të një tjetër fermeri që furtuna e disa diteve më parë ja uli në tokë 4,2 dy serë. Mundi e djersa po ashtu edhe të gjitha kursimet të shkuara dëm.

AZHBR ka ndonjë fjalë për këtë rast e për shumë e shumë të tjerë?? Apo vetëm me tesera të PS??

A e di AZHBR së njerëzit kanë braktisur serat si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit, si pasojë e rritjes në 100% te plehrave kimik vetëm në vitin e fundit, e rritjes së fidanëve e mungesës së fuqisë punëtore dhe me kryesorja e mungesës së tregut.

Shoqja Ministre e Bujqësisë të ftoj një ditë të veshësh çizmet e llastikut e të heqesh takat e bashkë me mua të vizitosh realitetin. Të shkojmë tek serat e njerëzve punëtore, të shohësh se si është situata reale. P.s. do të të shpie tek fermerë me bindje të majtë”, shkruan Korreshi në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE