LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komenti i ditës/ Si mund të jetë njeriu kaq i paturp sa ky Petrit Vasili?…

8 Korrik 2021, 18:16, Politikë CNA
Komenti i ditës/ Si mund të jetë njeriu kaq i paturp sa ky Petrit

Është e provuar shkencërisht që kafshët nuk kanë turp. E në ndryshim prej tyre, njeriu si qenie me ndjenja, zotëron edhe ndjenjën e turpit, pra ka turp.

Mirëpo ja që edhe mes njerëzve paska prej atyre që nuk kanë turp.

Njëri, më tipiku prej tyre në ligësinë e vet është padyshim edhe Petrit Vasili, fytyra më përfaqësuese e LSI-së, ai që edhe vetë partia e tij mezi i dha 362 vota.

Ky lëtyrëdeputeti që nuk e voton askush, por që Monika me porosi të Metës i dhuroi mandatin e qarkut të Tiranës, është kaq i paturp sa del e bën karshillëk si karagjoz e vetëmburret duke na thene se ne shtator do të jem në parlament e do bej namin.

Në nje interviste dhënë në News 24, deputeti me 362 vota tha se ?Parlamenti është një fushë beteje tjetër, që duhet rimodeluar dhe toleranca të jetë zero. Fjala ka shumë rëndësi, denoncimi po ashtu. E vërteta nuk është çështje numrash. Në rrjete sociale reflektohet një neveri, pranuan të shpërbënin punën e tyre të 5 qershorit. Kam qenë aktiv dhe për fajin tim i besova ndërkombëtarëve. Jam i penduar, sepse shoh një marrëveshje të bërë copa copa?.

Pra, ky njeri me 362 votat qe i kanë dhënë, na thotë se paska qenë aktiv e tani do të bëhet edhe më shumë aktiv e të rimodelojë Parlamentin sa te fillojë punë në shtator. Na thotë edhe që eshte penduar qe ju ka besuar nderkombëtarëve e të tjera mbroçkullitje të tilla

Mirëpo ky Peço Vasili i Metës flet edhe për neverinë që përcjellin rrjetet sociale.

Po a mund të ketë neveri më të madhe se sa ajo që shprehin qytetarët nëpër rrjetet sociale ndaj këtij njeri?

Mjafton te shihni facebook-un e këtij frymori dhe do te gjeni aty jo vetem neverine, por edhe urrejtjen e qytetarëve, do të gjeni komente dhe vlerësime nga më negativet që mund të bëhen për nje të paturp dhe të pacipë, nga ata të shumtët që nuk e njohin ndjenjen e turpit e që na shiten si politikanë.

Petrit Vasili ka marrë vetem 362 vota, pra ka marrë më pak nga të gjithë politikanët e tjerë shqiptarë, dhe ka akoma fytyre, ka akoma sy e faqe e del ne publik, ka paturpësinë të japë intervista e të ma thotë se në shtator do të rimodelojë parlamentin.

Po ç?parlament do të rimodelojë ky mor aman, ky që askush nuk e do e të gjithë e njohin vetëm si kryeservilin dhe kryeintrigantin e Ilir Metës?!

Parlamenti atë do ta ketë lolodeputeti  e vet e ne të gjithë do të shohim tek ai shëmtimin skandaloz të politikesh shqiptare./CNA.al

Lajmet e fundit nga