Connect with Us

“Jemi në kohën e rrumpallës politike”/ Revoltohet Neritan Ceka: Sot je askushi, nesër bëhesh ministër

Politikë

“Jemi në kohën e rrumpallës politike”/ Revoltohet Neritan Ceka: Sot je askushi, nesër bëhesh ministër

Publikuar

-

“Jemi në periudhën e rrumpallës politike”/ Revoltohet Neritan Ceka: Sot je askushi, nesër bëhesh ministër

Ish-kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në MCN Tv, ku ka folur për situatën politike në Shqipëri.

Ceka tha se aktualisht politika ndodhet në periudhën e rrumpallës dhe kjo sipas tij favorizohet nga votuesit.

Mendoj se politika nuk është profesion. Në të gjithë botën demokratike politika është profesion si ai i mjekut, veterinerit etj., duhet të ketë një përgjegjësi dhe karrierë dhe i vetmi vend ku i ofrohet politika njerëzve pa përvojë është Shqipëria.

Sot je askushi, nesër bëhesh ministër. Pa folur pastaj për deputetët. Nuk mund të bëhesh ministër sepse të pëlqen ty, nëse nuk ke kaluar në shkallët e diplomacisë dhe nuk njeh mirë praktikën e shtetit. Kjo ka ndodhur në Shqipëri rëndom. Nuk e kam fjalën për ministrin e fundit apo të parafundit, kjo ndodh në të gjitha sferat. Këto aksidente janë të organizuara dhe ky është problemi. Dhe ky është më i theksuar vitet e fundit sepse vitet e para kishte një seleksionim. Mendoj se jemi në periudhën e rrumpallës politike që favorizohet nga mentaliteti i votuesve shqiptarë. Votuesi shqiptar kur zgjedh doktorin e zemrës e gjen me 100 miq, kur shkon për të votuar s’ka nevojë për asnjë rekomandim, merr pjeprin e parë që i del përpara, ky është problemi i madh jo vetëm i politikës, por i gjithë mënyrës se si është organizuar që nga mentaliteti jonë, i një populli që nuk ka jetuar gjatë në demokraci”, tha Ceka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Manjani tregon pasojat që la pas në politikë

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Manjani tregon pasojat që la pas në politikë



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Eduard Shalsi ministër/ Deputeti zbulon prapaskenat e emërimit

LEXO EDHE:  Bujqësia/ Duka-Ramës: Keni marrë shumë nga ky sektor, por keni dhënë pak



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Manjani tregon pasojat që la pas në politikë

LEXO EDHE:  Bujqësia/ Duka-Ramës: Keni marrë shumë nga ky sektor, por keni dhënë pak



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE