Connect with Us

Ish-presidenti tregon kurthin e Ramës/ “Shuplakë” Bashës: Pse hesht PD?

Politikë

Ish-presidenti tregon kurthin e Ramës/ “Shuplakë” Bashës: Pse hesht PD?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Ish-presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se “Minishengeni” i Edi Ramës është tërësisht një projekt politik i A. Vuçiç, i cili synon trajtimin “de facto” të Kosovës prej Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit si një Krahinë Autonome, platformë që i konvenon edhe atyre vendeve të BE që refuzojnë të njohin realitetin e ri në Ballkan.

Sipas Nishanit, Edi Rama me platformën serbe të Jugosllavisë së Re, ka injoruar totalisht interesin dhe dinjitetin e Kosovës dhe është e papranueshme heshtja e selisë së PD.

Gjithashtu ai thekson se Rama-Vuçiç po bëjnë kurth në dëm të proçeseve integruese si shtet i Kosovës

Deri në vitin 2013 (kur E. Rama erdhi në pushtet), Shqipëria nuk merrte pjesë në asnjë tryezë apo iniciativë rajonale ku mungonte Kosova!

Disa tentativa për krijimin e nismave të tilla ku përjashtohej Kosova, dështuan pikërisht se ishte presioni dhe mospjesmarrja e Shqipërisë.

Serbia nuk lë rast pa lobuar e shantazhuar vende të treta për mosnjohjen e Kosovës prej tyre.

Shqipëria nuk tenton asnjë demarsh për ta vënë Serbinë nën presion për tu frenuar nga sjelljet malinje anti Kosovë !

Sot, E. Rama bëhet “flamurtar” e frymëdhënës i projekteve rajonale ku Kosova, qartësisht në mbrojtje të integriterit të saj, nuk merr pjesë.

E papranueshme në këtë situatë është edhe heshtja nga Selia e Partisë Demokratike si zëri i opozitës në vend!

Në qëndrimet prej provokatori ndaj Perëndimit dhe injorimi ndaj Kosovës, Edi Rama nuk po flet si kryetar i PS por si Kryeministër i Shqipërisë.

Ndaj dëmi që i bën Kosovës, interesit kombëtar dhe imazhit të Shqipërisë nuk mund të kalojë pa u dënuar nga PD !

Selia e PD hesht e nuk ndihet për ta denoncuar këtë kurth Rama-Vuçiç në dëm të proçeseve integruese si shtet i Kosovës.”-shkruan Nishani.

Postimi i plotë:

Para pak ditësh në pararendje të takimit në kuadër të Proçesit të Berlinit u mbajt në Ohër Forumi i Prespës.

Forumi i Prespës duhet të ishte një platformë e reflektimit dhe adresimit të asaj që mbart si Narrativë politike proçesi i Prespës (Marrëveshja Greqi- Maqedoni e Veriut).

Kompromisi në shërbim të Integrimit drejt Perëndimit !

Rrugëtimi Euro-Atlantik i Ballkanit !

Çuditërisht Shqipëria dhe Serbia (në sintoni të përbashkët) përmes kryeministrave të tyre, jo vetëm devijuan nga platforma e Forumit por deformuan përmes qëndrimeve të tyre edhe vetë Narrativën e proçesit simbol të Prespës.

Shqetësimi parësor për ne në Shqipëri nuk është platforma dhe qasja e Serbisë, pasi ajo i përket politikës së saj të brendëshme (megjithëse me impakt rajonal), por për ne përbën shqetësim platforma dhe qasja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Edi Rama e përdori Forumin e Prespës jo vetëm për të përsëritur por për të agravuar në tonacion dhe në fjalor fyes, stigmatizimim ndaj Evropës, që dmth ndaj Perëndimit.

Platforma simetrike Shqipëri-Serbi ishte fokusimi tek projekti serb i Nishit, të Jugosllavisë Bis (quajtur “minishengen” nga Edi Rama për të relativizuar dëmin e tij ndaj shqiptarëve).

Projekti serb i Jugosllavisë bis, është një projekt tërësisht fake (në kontekstin ekonomik dhe të sigurisë), pa asnjë potencial real në ato që pretendohen publikisht, por në realitet një projekt politik anti integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit e për më tepër kundër interesave shqiptare.

Modelit “titist” të ish Jugosllavisë, të shantazhit ndaj Perëndimit dhe flirtimit politik mes kundërshtarëve gjeopolitik, që vijon Serbia sot, po tenton ti bashkohet edhe Edi Rama.

Shqipëria po tenton ti bashkëngjitet narrativës serbe të mardhënieve ndërkombëtare në Ballkan!

Prespa ishte në fakt vendi më i gabuar për lançimin e kësaj narrative politike !

Narrativa e krijuar në Prespë (Greqi-Maqedoni e Veriut) ishte kompromisi për tu integruar me Perëndimin, jo shantazhi ndaj Perëndimit !

“Minishengeni” i Edi Ramës është tërësisht një projekt politik i A. Vuçiç, i cili synon trajtimin “de facto” të Kosovës prej Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit si një Krahinë Autonome, platformë që i konvenon edhe atyre vendeve të BE që refuzojnë të njohin realitetin e ri në Ballkan.

Fabula e këtij projekti serb është e qartë për habitatin ndërkombëtar ; “nuk është se ka ndonjë farë rëndësie që Kosova të njihet apo trajtohet si shtet, se ja bashkëpunimi midis popujve e vendeve atje është normal, ata funksionojnë bashkarisht si treg, si shoqëri e hapsirë integrale brenda vetes, ndaj status quo është në rregull” !!!!

Kështu që koha punon veç në interes të ekspansionit serb (në shërbim afatgjatë të të tretëve në rajon) dhe integrimi Perëndimor i rajonit bëhet gjithnjë e më i largët ndërsa bota shqiptare mbetet e dobët, ekonomikisht e izoluar dhe pa vokacionin që i takon.

LEXO EDHE:  Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Edi Rama propagandon tek të vetët se është i investuar për hapsirë ekonomike të përbashkët e lëvizje të lirë në këtë hapsirë sipas modelit të “Shengenit” !

Në fakt askush nuk e mohon (do të ishte e gabuar të mohohej) b/punimin ekonomik në tregun ballanik, partneriteti dhe mardhëniet miqësore midis vendeve të rajonit.

Po ashtu, askush nuk e pengon sot lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendeve të rajonit.

Shqipëria ka arritur marrëveshje të lëvizjes me karta identiteti me Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut shumë kohë përpara se Edi Rama të vinte në pushtet !

Bashkëpunimi dhe partneriteti në Ballkan është domosdoshmëri dhe kurimi i gjithshkaje që ka lënduar në të kaluarën.

Por kurrë nuk mund të ketë më një palë të privilegjuar e një palë të diskriminuar.

Kurrë nuk mund të ketë më një palë superiore e pala tjetër inferiore.

Demagogjia e Edi Ramës për të relativizuar përfshirjen e tij në këtë projekt serb, diskreditohet menjëherë duke trajtuar veç dy elementë thelbësorë brenda asaj teze që përdor si fasadë Edi Rama.

Ekonomia dhe lëvizja e lirë !

Nëse pranojmë se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do arrinin të ndërtonin një platformë të re të b/punimit ekonomik e tregëtar midis vendeve të Ballkanit, çfarë do të bënin ata me CEFTA-n ?

Një marrëveshje që Shqipëria e ka nënshkruar dhe është palë !

A do ta anulojë Edi Rama atë ?

A do ta injorojë ? A do ta zëvendësojë ?

Çfar do të bëjë ? Nuk ka sqaruar asgjë !

Po ashtu lëvizja e lirë është një dimension human, një dimension lirie !

Por në këtë hapsirë të re që kërkojnë të ndërtojnë E. Rama dhe A. Vuçiç ka një kontradiksion të madh që lidhet drejtpërdrejt me Sigurinë (jo vetëm rajonale).

Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia Veriut janë anëtare të NATO-s, Kosova ka trupa ushtarake të NATO brenda saj !

Serbia dhe Bosnjë & Hercegovina nuk janë anëtare të kësaj Aleance.

Në Serbi madje përkujtohet me armiqësi vijimësisht ndërhyrja ushtarake e NATO-s !

A e ka dakorduar me Aleancën, Edi Rama, çështjen e hyrje-daljeve dhe qarkullimit në Shqipëri pa asnjë kontroll kufitar të askujt nga këto dy vende, ndërkohë në Serbi funksionon prej kohësh një bazë ushtarake e madhe e Rusisë.

Retorika dhe platforma e Edi Ramës në Forumin e Prespës dukeshin sikur donin ti kundërviheshin e të zhbënin Proçesin e Berlinit, por në fakt ishte në sintoni bashkë me Serbinë në shantazhim ndaj Proçesit të Integrimit Evropian e në tërësi raportit me Perëndimin.

Edi Rama po tenton ti bashkohet narrativës serbe të mardhënieve ndërkombëtare në aspektin rajonal !

Edi Rama mund ta ketë ndarë mendjen për këtë qasje, më së pari sepse nuk ka asnjë barrierë politike brenda vendit e nuk ndien asnjë frikë politike prej askujt brenda vendit !

Edi Rama me platformën serbe të Jugosllavisë së Re, ka injoruar totalisht interesin dhe dinjitetin e Kosovës.

Deri në vitin 2013 (kur E. Rama erdhi në pushtet), Shqipëria nuk merrte pjesë në asnjë tryezë apo iniciativë rajonale ku mungonte Kosova !

Disa tentativa për krijimin e nismave të tilla ku përjashtohej Kosova, dështuan pikërisht se ishte presioni dhe mospjesmarrja e Shqipërisë.

Serbia nuk lë rast pa lobuar e shantazhuar vende të treta për mosnjohjen e Kosovës prej tyre.

Shqipëria nuk tenton asnjë demarsh për ta vënë Serbinë nën presion për tu frenuar nga sjelljet malinje anti Kosovë !

Sot, E. Rama bëhet “flamurtar” e frymëdhënës i projekteve rajonale ku Kosova, qartësisht në mbrojtje të integriterit të saj, nuk merr pjesë.

E papranueshme në këtë situatë është edhe heshtja nga Selia e Partisë Demokratike si zëri i opozitës në vend!

Në qëndrimet prej provokatori ndaj Perëndimit dhe injorimi ndaj Kosovës, Edi Rama nuk po flet si kryetar i PS por si Kryeministër i Shqipërisë.

Ndaj dëmi që i bën Kosovës, interesit kombëtar dhe imazhit të Shqipërisë nuk mund të kalojë pa u dënuar nga PD !

Selia e PD hesht e nuk ndihet për ta denoncuar këtë kurth Rama-Vuçiç në dëm të proçeseve integruese si shtet i Kosovës.

Edi Rama ka heshtur dhe nuk ka marrë asnjë iniciative për një Rezolutë në Parlamentin shqiptar për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës në këtë përvjetor të atij gjenocidi, siç bëri Parlamenti i Malit të Zi dhe ai i Kosoves.

As Selia e Partisë Demokratike ,(si opozitë) nuk ja kërkoi që ta bënte këtë Parlamenti në Shqipëri !

Le të presim e të shohim a do ta marrë këtë iniciative grupi parlamentar i PD në shtator pasi të hyj në Parlament ?!!!

Deri atëhere koha vijon të punojë kundër interesit kombëtar shqiptar !/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e detit dhe komisioni i ri/ Tritan Shehu tregon dy “rrugët” e Ramës

LEXO EDHE:  Basha: Nuk pati dekriminalizim, por kriminalizim të pushtetit vendor

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Ish-ministri Ramës i del në mbrojtje LRI-së

LEXO EDHE:  Ftesa për dialog/ Oketa: Rama e do Bashën për foto



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE