Connect with Us

Demokratët zbulojnë pazarin e Bashës/ Çfarë do të ndodhë në shtator

Politikë

Demokratët zbulojnë pazarin e Bashës/ Çfarë do të ndodhë në shtator

Publikuar

-

cna lajme politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve europiane, të akredituar në Tiranë.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar foto nga takimi, ndërsa shkruan se prioritet I PD vijon të mbetet integrimi I Shqipërisë në BE.

Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të ecë përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.”-shkruan Basha.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e Bashës në rrjetet sociale, e kanë “masakruar” në komente.

Ti gjithmonë të frytshme i ke patur takimet me ambasadorët. Ti thua se ti vodhën zgjedhjet, ata thonë më se të rregullta dhe i njohën si të rregullta e të ndershme”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Rama tall Bashën në ditën e ultimatumit/Por ky qytetar i tregon pasojat e kokëfortësisë së tij

Ndërsa një tjetër shkruan se Basha ka bërë pazare për interesin e tij personal, dhe se në shtator do jetë në qeveri.

Do me thënë e bëre pazarin. Në shtator je në Qeveri, i zgjuar je ti për interesin tënd personal Luloooo”.-shkruan qytetari.

Një tjetër qytetar ironizon Bashën, ndërsa shkruan “Me Gazmend Bardhin do ecesh para ti more qyqar”.

Gjithashtu një tjetër shkruan “Zoti Basha shko futu njëher në burg bashk me shokët nga PS, PD, LSI, etj. Për ato pislliqe që i keni bërë këtij vendi, pastaj kur të dalesh hajt na fol për demokracinë”.

O Lulush hë u zgjove! Lufta kur do nisë! Apo e ke pas për luftën për kryetar partie! Eh prandaj tall topet Rama me ne! Interesohu i her si po ndahen shpijat e termetit! Shih ca bohet për bashki! Bo denoncime në SPAK! Se kjo është puna e Opozites fundja fundit.”-shkruan një tjetër qytetar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Spaho i zbulon mashtrimin Salianjit/ Si gënjeu për Kryesinë

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi i Qarkut në Korçë, deputeti Edmond Spaho ka përgënjeshtruar deklaratat e Ervin Salianjit  i cili tha se 100% e anëtarëve të Kryesisë së Korçës mbështesin mbledhjen e Kuvendit në 18 dhjetor.

Spaho thekson se Salianji po gënjen. Sipas, nga 33 anëtarë Kryesie të Korçës, kanë marrë pjesë vetëm 12 dhe 21 të tjerë kanë bojkotuar mbledhjen.

Gjithashtu, Spaho shton se propaganda e Salianjit dështoi edhe në Maliq, ku nga 10 anëtarë të Kryesisë, 9 janë që Kuvendi të mbahet në 11 dhjetor, ndërsa vetëm një, babai i deputetit të Bashës, është për mbledhjen e 18 dhjetorit.



“Lajmi është i gënjeshtërt. Më pak se gjysma e anëtarëve të Kryesisë kanë qenë prezet. Korça ka 33 kryetarë grupseksionesh, kanë qenë 12, 21 të tjerë s’kanë qenë prezent. Nga këta 12, 4 janë mbështetës të ‘Foltores’. Ajo që ka thënë ai, është për të manipuluar opinionin publik. Ai është i lindur. Akoma më keq i ka patur punët në Maliq, kur është përpjekur të zhvillojë takim me Kryesinë, kanë marrë pjesë 13 veta, nga këta 6 i ka patur kundër, 4 pro dhe tre neutral. Nga këta që kanë marrë pjesë në takim, kryetarë grupseksionesh kanë qenë vetëm tre 10 gjithsej, nga këta tre, dy kanë firmosur për Kuvendin e datës 10 dhe vetëm i ati i tij nuk ka firmosur. Nga 10 grupseksione që ka Maliqi, 9 janë për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, vetëm një, i ati i zotërisë, është për në datën 18. 

Në Korcë, nga 33 grupseksionesh 12 kanë qenë prezent, 12 i ka kundër. Nuk jam njoftuar si deputet që jam në Qark, jam ende i pari i Qarkut, nuk di ende të jem shkarkuar. Si në Korccë dhe në Maliq mbledhjet janë tentuar të mbahen në ilegalitet. Janë 10 persona që nuk kanë lidhje fare me Kryesinë. Janë më pak se gjysma e Kryesisë si numër, rreth 10 prej tyre nuk kanë të bëjnë fare me Kryesinë. Pra, ajo që thotë se Kryesia e Korçës mbështet 100% Kuvendin e 18 dhjetorit, është gënjeshtër”, u shpreh Spaho. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘I quajti llumi i PD’/ Paloka-Bashës: Ke qenë tre herë ministër, me ata drejtorë ke punuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, nuk bie dakord me etiketimet e kreut të PD-së Basha ndaj ish-funksionarëve të PD-së.

Deputeti demokrat i kujton kryetarit të tij se ka qenë 3 herë ministër me qeverinë Berisha dhe kur flet për llum duhet të ketë parasysh se me ata drejtorë ka punuar.

”Hilet e Ramës nuk është mirë ti përdorim kundër njëri-tjetrit. Pse e them këtë? Ta them copë pse e them këtë! Në momentin kur ballafaqohemi, zoti Basha thotë se Berisha më ke thënë këtë e më ka thënë atë.

Ndërkohë ça po bën zoti basha? Zoti Basha, po të lexosh deklaratën kur mori vendimin me 9 shtator tha vetëm lavdërime, ngritje në qiell. Po të lexosh librin e tij ka vetëm lavdërime, dhe thotë unë jam i detyruar ta marr këtë vendim.

LEXO EDHE:  “E ke kopilin në derë”/ Kreshnik Spahiu i “lehtëson” punën Bashës

LEXO EDHE:  “E ke kopilin në derë”/ Kreshnik Spahiu i “lehtëson” punën Bashës



Ça kemi dëgjuar më pas, vetëm të zeza. U fillua me trekëndëshin, Berisha dhe Rama u vunë në të njëjtën paralele. Ata që shkuan pas Berishës, që thashë 90 për qind e tyre janë militantë të PD, anëtarë të thjeshtë që shohin shpresën te Berisha që nuk e shohin te Basha.

Ata nuk mund ti quash llum. Zoti Basha ka qenë 3 herë ministër me Berishën, me ata drejtorë ka punuar. Si mund tu themi llum? Bën krahasim të Ramës me Berishën, quan llum ata që shkojnë aty, doli që Berisha qenka i përzier me krimin. Do ta them copë, të gjitha këto mua më duken hile dhe justifikime për të mos u përballur me të vërtetën”, tha Paloka.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Gati për në 11 dhjetor’/ Luan Baçi sfidon hapur Bashën, publikon foton me delegatët në Fier

Publikuar

-

Nga

Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka publikuar në rrjetet sociale fotot me delegatët e Cakranit.

Baçi sfidon Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij që t’i kontaktojnë personat që janë në foto, delegatët dhe t’i konfirmojnë nëse janë ata që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit apo jo.

LEXO EDHE:  Skandali/ Lulzim Basha “ringjall fantazmat” e komunizmit?

LEXO EDHE:  Rama tall Bashën në ditën e ultimatumit/Por ky qytetar i tregon pasojat e kokëfortësisë së tij

“Me delegatet e Cakranit! Gati per ne 11 Dhjetor! Mund t’i kontaktoni nje per nje dhe ti konfirmoni! Respekt pa fund, per sakrificat e tyre, per kontributin e tyre, mirenjohje pa fund, per ju miqte e mi! Krenar per ju!”, shkruan Luan Baçi në Facebook.



 

LEXO TE PLOTE