LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e kreut të AMA-s/ Basha:Të dalësh kundër BE dhe OSBE s’është forcë, por harbutëri

7 Korrik 2021, 13:49, Politikë CNA
Zgjedhja e kreut të AMA-s/ Basha:Të dalësh kundër BE dhe

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Basha shkruan se Rama sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, zgjedh të kundërtën duke hedhur poshtë thirrjen e BE dhe OSBE për të shtyrë vendimin në shtator.

?E ka fajin Europa? llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë.

Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA.

Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga