LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump i hap "luftë" rrjeteve sociale/ Njofton padi ndaj gjigandëve Twitter dhe Facebook

7 Korrik 2021, 16:30, Kosova & Bota CNA
Trump i hap "luftë" rrjeteve sociale/ Njofton padi ndaj

Ish Presidenti Donald Trump ka njoftuar procese gjyqësore kundër gjigantëve të teknologjisë Twitter dhe  Facebook pasi dy platformat i kanë bllokuar aksesin prej disa muajsh.

Lajmi raportohet nga Newsmax, ndërsa padia e Trump vjen pas pretendimeve se ai është censuruar padrejtësisht.

“Ne do të provojmë se kjo censurë është e paligjshme, është antikushtetuese dhe është plotësisht jo-amerikane.

Ne i kërkojmë gjykatës të vendosë masa ndëshkimore ndaj këtyre gjigantëve të mediave sociale. Kjo është e para nga paditë e tjera të shumta?, është shprehur vetë Trump.

Trump ka akuzuar vazhdimisht rrjetet sociale për shtypjen dhe censurimin e zërave konservatorë.

Facebooku ka vendosur të pezullojë për dy vjet llogaritë e ish-presidentit Donald Trump aty dhe në Instagram, pasi doli në përfundimin se postimet e tij nxitën dhunë përpara sulmit të 6 janarit në Kongresin amerikan.

Nga ana tjetër edhe Twitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë qasjen e ish-presidentit në shërbimet e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga