Connect with Us

Rezoluta për gjenocidin serb/ Meta: Përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar!

Politikë

Rezoluta për gjenocidin serb/ Meta: Përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar!

Publikuar

-

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë/ Meta: Përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar!

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga parlamenti i Kosovës, për gjenocidin e ushtruar nga ushtria serbe në Srebrenicë.

Meta thekson se mbështet fuqimisht këtë rezolutë, ndërsa shton se bashkohet me pikëllimin e viktimave të pafajshme.

“E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Rritet numri i infektimeve

Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.
Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Menaxhimi i pandemisë/ PD akuza Qeverisë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Ja rezultati për Vaun e Dejës

Deputetja e PD Albana Vokshi ka hedhur një sërë akuzash kundrejt Qeverisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Sipas saj, Qeveria është armiku më i rrezikshëm dhe jo pandemia.

Duke iu referuar studimeve të “Together for Life”, Vokshi shprehet se shqiptarët janë më të braktisurit dhe më të keqtrajtuarit në Europë gjatë pandemisë.

Në prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë.

– 164 mijë qytetarë të prekur nga COVID (gjatë periudhës 2020-prill 2021), të rimbursuar vetëm 7,183 pra vetëm për 4 % e të sëmurëve.



 – 1 mijë dollarë shpenzoi mesatarisht cdo i sëmurë për t’u kuruar, ndërsa qeveria rimbursoi vetëm 40 dollarë për të sëmurë, vetëm 4% e shpenzimeve individuale;

 Gjetjet e studimit të kryer nga “Together for Life” nxjerrin në pah shqetësimin e drejtë të ngritur nga PD se buxheti i shëndetësisë nuk u përdor për të ndihmuar shqiptarët, por për të pasuruar akoma më shumë klientët e Edi Ramës”, shkruan Vokshi.

LEXO EDHE:  “Furgoni” i Lulzim Bashës/ Kryetarët pa parti, që nuk i votojnë as familjarët

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Rritet numri i infektimeve

Sipas Vokshit, tenderat sekretë blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, por shërbimi për pacientët nuk u përmirësua, mjekët dhe stafi në qendrat shëndetësore patën trajtim qesharak, duke marrë vetëm 2 kuti me maska mbrojtëse në 18 muaj e për mjete të tjera mbrojtëse.

Kush përfitoi nga tenderat sekretë dhe josekretë gjatë pandemisë? Kush mban përgjegjësi për nivelin më të lartë të vdekshmërisë në rajon?  Kjo është një çështje që nuk do ta kalojmë në heshtje! m Qytetarët meritojnë respekt dhe llogaridhënie!  Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë do të kërkojmë transparencë të plotë për fondet e pandemisë”, shkruan më tek Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Thumbon” Bylykbashi/ “Politika jonë, ku interesi personal vret interesin publik”

Publikuar

-

Nga

“Nuk kam motiv për të festuar 8 dhjetorin”/ Bylykbashi kujton 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore

Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetshme, nëse ka përplasje, e aq më pak kur nuk ka kthjelltësi të brendshme”, -ky është mesazhi që deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka përcjellë në rrjete sociale,  si për të nënkuptuar përplasjet e mëdha që ndodhën ditën e djeshme në mbledhjen e zhvilluar nga grupi demokratik, të cilat sollën pakënaqësi tek anëtarët.

Ai shprehet se nëse reformat bëhen si të tilla, në fakt ato nuk janë reforma, por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk”, që i hidhen publikut.

Në Romën antike, atë republikane dhe atë perandorake, për të qetësuar shpirtin e njerëzve nga tensionet apo hallet, shpesh shpërndahej grurë me çmim më të lirë se tregu apo organizoheshin lojra apo ndeshje të përgjakshme gladiatorësh. Mbi 60 mijë vetë mblidheshin në Colosseum dhe brohorotnin ndërkohë që harronin hallet e vërteta”,- “thumbon” Bylykbashi.

Ai mbyll statusin e tij duke theksuar se nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojnë në dizastër me pasoja afatgjata.



Reforma e sistemit zgjedhor për të ndryshuar sistemin e njëanshëm dhe antikushtetues të 30 korrikut 2020 duhet të jetë reforma “maestra”, e para mes të tjerave në prioritet. Pas saj, për nga rëndësia, vjen reforma territoriale, por pas saj. Njëkohshëm me territorialen duhet bërë reforma zgjedhore. Nëse ka gjë tjetër, duhet të mbajë radhën si prioritet politik. Sigurisht mund të bëhen në të njëjtën kohë që të shmangen lojërat. Ama jane të gjitha të mëdha, kërkojnë vendime strategjike, konsultime, ekspertizë e mbi të gjitha, konsensus. Nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojnë në dizastër me pasoja afatgjata.

Përndryshe, siç thumbonte poeti satirik latin Giovenale, nuk janë reforma por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk” që i hidhen publikut në këtë shëmbëlltyrën e deformuar e të shëmtuar të Colosseum që është kjo politika jonë ku interesi personal ka vrarë rregullisht në arenë interesin publik. , shkruan Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Rritet numri i infektimeve

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Rritet numri i infektimeve

Kujtojmë se ditën e djeshme, në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, pati përplasje të mëdha mes kreut të PD-së dhe disa nga anëtarëve, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre kundër vendimeve të fundit të Bashës, e kryesisht atë për largimin e ish-kryeministrit Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spartak Ngjela jep alarmin/ “Vuçiç është terrorist, mbajeni mend këtë”

Publikuar

-

Nga

Ngjela ngre alarmin/ Kriminaliteti në Shqipëri në nivele të frikshme, policia hesht

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar mbi situatën e fundit në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Sipas Ngjelës, bandat mesjetare të Serbisë, asgjë nuk iu bëjnë dot sot shqiptarëve.

Nuk kanë më asnjë lloj fuqi-force kundër shqiptarëve, nuk kanë më asnjë mundësi  ndërkombëtare dhe asnjë lloj besimi në Perëndimin e Lartë.

 Serbia sot është një neveri terroriste për Amerikën dhe Perëndimin, kurse shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë aleatët kryesorë të Uashingtonit dhe të mbrojtur totalisht nga NATO.

 Po, përse këlthet Vuçiç.

 Ai po çirret për të treguar se është i dobët dhe ka frikë, njëlloj si ai i vetmuari në pyllin e natës, i cili bërtet nga frika që i ndërkall errësira e pyllit”, shkruan Ngjela në rrjete sociale.

Sipas avokatit, sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ka as forcë, dhe nuk ka as verb që të drejtohet në Perëndimin e Lartë.

Është terrorist, ashtu si edhe padroni i tij i vjetër dhe tashmë i vdekur: Sllobodan Milosheviç.

 Dhe këtë e ka të provuar nga politika amerikane.



LEXO EDHE:  Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses/ Meta i drejtohet Komisionit të Venecias

LEXO EDHE:  Spiropali “sfidon” presidentin për dorëheqjen/ Nuk besoj që Meta të mbaj fjalën e dhënë

 Po kryeministri i Kosovës?

 Duhet të jetë i qartë se është në luftë, por është fitimtar i Luftës së Shenjtë të vitit 1999.

Duhet të jetë i qartë që asgjë nuk duhet të bëjë pa marrëveshje me Uashingtonin; dhe duhet të jetë i qartë gjithashtu që, asnjë lloj lufte e Serbisë nuk i mposht dot më shqiptarët.

Përkundrazi, një luftë e re u jep shqiptarëve të gjithë territorin e pushtuar nga hordhitë serbe, që nga viti 1878.

 Edhe Kosova, edhe Shqipëria duhet ta dinë mirë se: Lidhja e Prizrenit tani, pas 242 vitesh, e ka fituar betejën e saj arbërore, dhe po e vijon luftën kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit.

 Dhe, të mos ju duket çudi! Se, Lidhja e Prizrenit do ta vijojë deri në fund betejën për të gjitha territoret arbërore në Gadishullin Ilirik.

 Mbajeni mend këtë…”, shkruan më tej Ngjela./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE