Connect with Us

Një tjetër prokuror i Vlorës në hetim nga SPAK/ Komisioni i Vettingut ia “dorëzon” Arben Krajës

Vetingu

Një tjetër prokuror i Vlorës në hetim nga SPAK/ Komisioni i Vettingut ia “dorëzon” Arben Krajës

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komiçin dhe anëtare Suela Zhegun, kanë shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës, Saimir Smaka.

Ndaj Smakës, mësohet se ka një kallëzim penal në SPAK, për korrupsion pasiv, çështje për të cilën ai ka dhënë llogari dhe para Komisionit të Vettingut.

Me shkarkimin e tij, KPK, ka dorëzuar prokurorin Smaka, në duart e Arben Krajës edhe pse SPAK mund të veprojë para Vettingut.

Saimir Smaka

Gjithashtu Smakës, i është kërkuar llogari nga KPK edhe për zvarritjen e hetimeve pa argumente, në disa çështje. Smaka është i dyti prokuror, i Vlorës pas Maksim Sotës që po hetohet nga SPAK.

Kujtojmë se prokurori Sota akuzohet për shpërdorim detyre dhe për lidhje me trafikantët e drogës.

Sota kishte jetuar në të njëjtën shtëpi me një nga trafikantët e prangosur, gjithashtu ai kishte shpërdoruar detyrën duke ndihmuar kreun e bandës Ilirjan Ducellarin (Zaimi), për t’iu shmangur problemeve të drejtësisë.

Sota aktualisht ndodhet nën arrest shtëpie dhe së fundmi është pezulluar edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ndërsa, kolegu i tij Saimir Smaka, pas shkarkimit  nga Vettingu nuk ka më nevojë për vendim të KLP. Ndërsa pritet të finalizohen edhe hetimet e SPAK ndaj tij.

LEXO EDHE:  Flakët shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha me ullinj/ Zjarrfikësit në vendngjarje

Denoncimet ndaj Smakës

Emri i Prokurorit Saimir Smaka është lakuar në vitin 2016 nga emisioni investigative “Stop”, në lidhje me një skandal që kishte ndodhur në maternitetin e Vlorës.

Për shkak të mjekimit të gabuar një foshnjë kishte humbur jetën, mirëpo prokurori Saimir Smaka edhe pse kishte kërkuar riekspertim e kishte zvarritur çështjen.

Ekspertiza dhe riekspertiza ligjore, kishin treguar se humbja e foshnjes ka ardhur për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, por prokurori Saimir Smaka e kishte mbajtur dosjen peng, pa e dërguar atë në gjykatë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej me këtë çështje, por as ndaj prokurorit Smakaj, nuk është raportuar ndonjë masë.
Një tjetër çështje që Smakaj ka pasur në duar, është horror i Selenicë, ku Ritvan Zykaj vrau tetë familjarë të tij dhe tashmë po vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Sa i përket pasurisë, burimet e të ardhurave, prokurori Smakaj i ka nga paga. Ptunashmëritë, tokë dhe ullishte dhe një banesë private prej 70 m2, i deklaron në emër të prindërve. Ndërsa rezulton të ketë marre minikredi për blerje automjeti apo për blerje të pajisjeve shtëpiake.

Smaka është në sistemin e drejtësisë që nga viti 2013 dhe sot 8 vitesh ai përjashtohet nga ky sistem./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Favorizimi i të pandehurit për shitje heroine penalizoi prokurorin Saimir Smaka

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të shkarkojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Vlorës, Saimir Smaka, pasi u gjetën probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Në vendimin e arsyetuar të KPK-së thuhet se prokurori Smaka ka cenuar besimin e publikut në kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit; si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe ka mungesë burimesh për krijimin e një depozite bankare.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe për 7 vite ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Komisioni konstaton se, megjithëse prokurori Smaka ka qenë i gatshëm për bashkëpunim gjatë të gjitha fazave të hetimit, për një pjesë të barrës së provës dha shpjegime vetëm gjatë seancës dëgjimore.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e prokurorit Saimir Smaka për të vazhduar detyrën.

Favorizimi i të pandehurit

Pavarësisht nga konkluzioni i DSIK-së, KPK thotë në vendim se i ka analizuar vetë provat e administruara nga organet ligjzbatuese, duke arritur në përfundimin se subjekti kishte cenuar besimin e publikut.

“Bazuar në informacionet dhe dokumentacionet e klasifikuara, të cilat nuk mund të përdoren në aktet publike apo të vihen në dispozicion të subjektit, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë,” thuhet në vendim, ku përmendet mes të tjerash edhe favorizimi i një të pandehuri.

Në vendim sqarohet se favorizimi kishte të bënte me një hetim për shitje narkotikësh, ku një person i arrestuar në kushtet e flagrancës kishte deklaruar se dozat e heroinës i kishte blerë tek një person i dytë. Të dy të arrestuarit e kishin pranuar akuzën, por Smaka kishte kërkuar arrest me burg për shpërndarësin e kapur në flagrancë dhe detyrim paraqitje për personin që e furnizonte atë.

“…pa cituar ndonjë rrethanë apo provë të re që përbën ndryshimin midis dy të arrestuarve,” konstaton trupi gjykues dhe shton se kërkesa për caktimin e masës së sigurimit “detyrim për paraqitje” për shtetasin F. K. bie në kundërshtim me vetë argumentet e paraqitura nga Smaka.

Në prill të vitit 2018, subjekti e ka dërguar çështjen për gjykim, por duke ndryshuar pjesërisht akuzën, pasi nuk ka përfshirë “bashkëpunimin” si mënyrë të kryerjes së veprës penale.

Në fund, prokurori Smaka ka kërkuar nga 5 vite burgim për të dy të pandehurit, por për shtetasin F.K ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin në shërbim prove për 3 vjet.

Gjatë seancës dëgjimore, trupi gjykues e pyeti subjektin nëse ka kontaktuar ndonjëherë me ndonjë të afërm të dy të pandehurve E. D. dhe F. K., qoftë edhe për efekt të hetimeve.

Smaka fillimisht e mohoi diçka të tillë në mënyrë të përsëritur, por më pas pranoi se i ka pritur në zyrë kur kanë ardhur herën e parë nënat e të pandehurve nga fillimi i shtatorit të vitit 2018, kur ata kanë qenë me masë sigurimi me afat.

Subjekti ka shpjeguar se nënat e të pandehurve kanë shkuar herë tjetër kur ai e ka dërguar çështjen në gjyq. Sipas tij, pas shtatorit të vitit 2018 njëra prej nënave të të pandehurve ka shkuar sërish në ambientet e prokurorisë dhe se ai i ka thënë se çështja do shqyrtohej me objektivitet, me paanësi dhe se do zgjidhej brenda një afati të arsyeshëm.

I pyetur lidhur me procedurën për zhvillimin e takimeve, Smaka ka shpjeguar se nuk është mbajtur procesverbal dhe nuk ka pasur persona të tretë, por nënat e të pandehurve janë paraqitur te recepsioni ku punonjësi ka mbajtur shënim në regjistër ID-në e tyre.



KPK arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka favorizuar shtetasin F. K., duke cënuar parimin e një procesi të drejtë dhe të barabartë nëpërmjet moszbatimit të dispozitave penale dhe procedurale penale, me pasojë cenimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

LEXO EDHE:  Çfarë pritet në Shtator nga SPAK dhe SHBA

LEXO EDHE:  Çfarë pritet në Shtator nga SPAK dhe SHBA

Komisioni ka gjetur mangësi në tre prej pesë dosjeve të shortuara në kuadër të procesit të vetingut. Në një rast evidentohet mosargumentimi i vendimit të mosfillimit të procedimit penal; në çështjen e dytë evidentohet mangësi në arsyetimin e vendimit të pushimit, vonesë e kryerjes së veprimeve hetimore dhe në komunikimin e vendimit kallëzuesit – ndërkohë që dhe për rastin e tretë, vendimi i pushimit i është komunikuar me vonesë kallëzuesit.

Gjithashtu, tri praktika me ankesa ndaj Smakës të regjistruara në Prokurorinë e Përgjithshme bazuar në ankesat e shtetasve S.M.; M.M. dhe G.M. identifikojnë mangësi profesionale të subjektit si, zvarritje të hetimeve paraprake pa arsye ligjore; moskryerje hetimesh për muaj me radhë dhe mosnjoftim i palëve për shtyrjen e afatit të hetimit.

Komisioni ka analizuar edhe një çështje të denoncuar nga publiku, ku shtetasi A.S. ka pretenduar se Smaka e ka dërguar për gjykim pa prova, por vetëm me thëniet e një personi, fakt që është gjetur i vërtetë nga KPK.

Sipas një informacioni të përcjellë më parë nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, ka pasur indicie për përfshirjen e prokurorit Smaka në veprën penale “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, çështje për të cilën po vazhdojnë hetimet.

Nga përgjigjet e ardhura nga prokuroritë është konstatuar se ndaj subjektit janë kryer pesë kallëzime penale për shpërdorim detyre për të cilat Komisioni nuk ka gjetur probleme. Ndërsa në një kallëzim tjetër KPK ka evidentuar se Smaka, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale i ka mohuar të drejtën një personi të hetuar që të njihej me dosjen hetimore.

Mungesa financiare

Smaka ka rezultuar me balancë financiare negative në lidhje me depozitimet cash në një llogari rrjedhëse në vitet 2014 – 2015, kur ka derdhur në bankë vlerën totale 1.7 milionë lekë.

Sipas trupit gjykues, Smaka ka kryer deklarim të pasaktë në lidhje me burimin e depozitimeve cash në vitet 2014-2015 në shumën totale 1.7 milion lekë. Fillimisht ai ka deklaruar në ILDKPKI si burim për gjendjet e depozituara të ardhurat nga dhënia me qira e tokës bujqësore nga babai, ndërsa gjatë hetimit administrativ ka pretenduar se cash-i ishte krijuar nga kursimet personale dhe pagat.

Nisur nga deklarimet kontradiktore të Smakës, Komisioni ka vendosur që të analizojë si burim të mundshëm për krijimin e gjendjeve cash të depozituara në llogarinë rrjedhëse, të ardhurat e deklaruara para ILDKPKI në vitin 2015 si të përfituara nga dhënia me qira të tokës bujqësore nga babai – ndërkohë që është përjashtuar nga analiza mundësia e krijimit të kursimeve nga pagat.

“Komisioni krijon bindjen se ndryshimi i burimit të krijimit të depozitimeve bankare në cash në vitet 2014 – 2015, gjatë hetimit administrativ të procesit të rivlerësimit, është bërë pikërisht me qëllimin për të justifikuar burimin e ligjshëm të këtyre depozitimeve”, konstaton KPK.

Nisur nga fakti se të ardhurat nga qiraja e tokës për vitet 2014-2015 kanë qenë në shumën 80 mijë lekë, si dhe për shkak të mospagimit të detyrimeve tatimore, Komisioni ka vlerësuar të mos i konsiderojë si burim i ligjshëm për krijimin e shumave të depozituara e për pasojë balanca negative ka rezultuar në shumën 1.7 milionë lekë.

Gjithashtu, nga analiza financiare për periudhën 2013 – 2016, ka rezultuar mungesë e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë në shumën 172 mijë lekë.

Po ashtu, Komisioni konstaton se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë bërë deklarim të pasaktë të pasurive.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun vlerëson se Smaka ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurisë dhe se gjendet në kushtet e shkarkimit edhe për këtë kriter./Reporter.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Foto-Gjyqtarja puthet në sallën e Vettingut/ KPK jep vendimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e  Beratit, Adelajda Gjuzi.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten, siç raporton Birn,  Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura.

Gjuzi e kundërshtoi këtë konstatim.



LEXO EDHE:  Atentate mafioze/ Ekzekutohen 4 persona në 4 muaj, në Vlorë

LEXO EDHE:  Aksidenti në Lungomare/ Shtyhet për të shtunën masa e sigurisë për shefin e hetimit

Gjyqtarja mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Gjuzi u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Pas konfirmit në detyrë, Gjuzi nuk ka nguruar që të shkëmbejë puthje më bashkëshortin, në sallën e KPK-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Skadon mandati i Komisionit të Vettingut/ ISP jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Kushtetuta e RSH parashikon se në korrik 2022 mbaron mandati i Komisionit të Lartë të Kualifikimit, (KPK), struktura e nivelit të parë të vetingut në drejtësi, si dhe mandatet e Komisionerit Publik. Pas këtij mandati përgjegjësia për procesin e rivlerësimit i kalon autoriteteve të reja të sistemit të drejtësisë, KLGJ për gjyqtarët dhe KLP për prokurorët.

Rreth 10 muaj përpara mbarimit të mandatit kushtetues ende nuk kanë përfunduar Vettingun rreth gjysma e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bilanci aktual dhe ritmet e vetingut na tregojnë se është e pamundur përfundimi i plotë i tij në afatin kushtetues.

Për rrjedhojë, ecuria e vettingut do të vijojë në organet e tjera të sistemit të drejtësisë ose parlamenti i ri do të duhet të ndërmarrë nismën për ndryshimin e afatit kushtetues përmes ndërhyrjeve të reja në Kushtetutë.

Sipas Institutit të Studimeve Politike, në dy rastet do të duhej që institucionet përgjegjëse, parlamenti, Ministria e Drejtësisë, KLGJ, KLP, etj, të bashkëvepronin për të marrë një vendim sa më optimal përpara afatit të parashikuar nga Kushtetuta.

LEXO EDHE:  Atentate mafioze/ Ekzekutohen 4 persona në 4 muaj, në Vlorë

LEXO EDHE:  Gjyqtari në Vlorë injoron masat anti Covid-in/ 32 të arrestuar, policë e avokatë mbushin plot sallë

Nëse zgjidhje do të konsiderohet ndryshimi i Kushtetutës kjo procedurë kërkon konsensus politik, kohë të mjaftueshme në dispozicion ashtu dhe qartësi mbi afatin e ri dhe pritshmëritë mbi ecurinë e vetingut në vitet e ardhshme.



 Nëse do të aplikohet baza aktuale kushtetuese, e cila ia kalon përgjegjësinë e vetingut organeve të reja të sistemit të drejtësisë, atëherë do të duhet që tani të punohet për akte rregullatore, të ketë rishikim të personelit dhe të buxhetit në dispozicion.

 Vetingut duhet të jetë dhe zë zbatohet si standard i njëjtë për të gjithë subjektet e rivlerësimit. Drejtësia e re meriton të jetë transparente, efektive, e besueshme, profesionale dhe me integritet.

 Koha është tani!

 Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke zbatuar projektin “Reforma: për një ritëm cilësor. Monitorim, sensibilizim dhe asistencë” mbështetur nga programi i shtetit të së drejtës të fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e ISP-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE