Connect with Us

Mbyllja e Kuvendit/ Shpërthen Artan Fuga: Ik parlament i turpit ik!

Politikë

Mbyllja e Kuvendit/ Shpërthen Artan Fuga: Ik parlament i turpit ik!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Profesor Artan Fuga ka komentuar sot mbylljen e Kuvendit. Përmes një statusi në rrjetet sociale Fuga ka shpërthyer duke e quajtur parlamentin një turp që prodhon ligje të këqija dhe antidemokratike.

Sot ditë e shënuar!

Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!

Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i eduktimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen infermiereve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxorri me turp në breg të kënetës!

Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!”, shkruan Artan Fuga në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk është harem i Bashës”/ Lisandër Hoxha vë përpara Gert Bogdanin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i ka bërë “dush të ftohtë”,  sot anëtarit të kryesisë së PD-së Gert Bogdani.

Gjatë një debati të zhvilluar sot në studion e “Breaking” në Top Neës, Hoxha ka demaskuar Bogdanin, duke i thënë  se PD po fundoset.

Por, sipas  Lisandër Hoxhës, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, mban Basha.



Të sillet si sulltani me haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe”, është shprehur Hoxha.

LEXO EDHE:  Berisha: Ilir Meta te jape doreheqjen, i akuzuar per krime

LEXO EDHE:  Çuni Fahriut dhe deputeti i Lulit mburret se gjuajti Ramën me vezë/ E qëllova...

Nga ana tjetër Bogdani, është përpjekur të mbrojë Bashën, po pa ia dalë përballë deklaratave të Hoxhës.

“Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lëmë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij”, është shprehur Bogdani../CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk është kohë për të pritur”/ Pas largimit nga LSI, Luan Rama del me mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zv.kryetari i kësaj force politike, Luan Rama ka dalë sot me një mesazh të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se 17-vjetori i LSI-së, duhet të jetë një reflektim për ringritjen e saj.

Luan Rama thekson se “nuk është koha për të pritur”, por “Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri

17 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,

lindi si besim,



LEXO EDHE:  Nuk përmbahet më Myslim Murrizi/ Kërkon hetim për mjekët e infektivit

LEXO EDHE:  Vëzhgimi i CNA.al për rrugën Qukës-Qafë Plloçë/ Andi Përmeti: Do loboj në Parlament

lindi si ndryshim.

Lindi për të qenë lëvizje.

Është koha për t’u ringritur,

Nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.

LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.-shkruan Luan Rama./CNA.al

Luan Rama largohet nga drejtimi i LSI/ Humbësit duhet të dorëhiqen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas në PD, akuza dhe konflikte/ Nënkryetari “masakron” Xhaferrajn, zbulon prapaskenat e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

PD është kthyer në një parti konfliktesh dhe përplasjesh. Nga qendra përpalet janë shtrirë në rrethe.

Në PD e Durrësit, është vënë në “shënjestër”, kreu i degës, Ferdinand Xhaferraj.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Neritan Golja ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetarit Ferdinand Xhaferaj për dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Golja shkruan se Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu.

Madje ai shkon më tej, duke hedhur akuza se në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat grupë ishin të favorizuara nga pushteti dhe u vunë në dispozicion të socialistëve.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve”, shkruan Golja.



Sipas tij të njëjtit, pas kësaj situate të rëndë, e gjithë e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin  e Durrësit duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.

Kjo gjë, sipas Goljas nuk ka ndodhur dhe fajtor ai bën Ferdinand Xhaferrajn kreun e PD të Durrësit.

LEXO EDHE:  Berisha: Ilir Meta te jape doreheqjen, i akuzuar per krime

LEXO EDHE:  FOTO - Ja si “kërcen” kryeministri Rama në Parlament

Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë,  z.Xhaferraj,  në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që ti i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.

Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona”, shkruan më tej Neritan Golja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE