LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kryebashkiaku i Ramës i dënuar me burg”/ KAS rrëzon kërkesën e PD

7 Korrik 2021, 09:46, Politikë CNA
“Kryebashkiaku i Ramës i dënuar me burg”/ KAS rrëzon

Komisioni për Ankesat dhe Sanksione, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ky i fundit,  rezultoi i dënuar në mungesë me 3 vite burg në Greqi për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Ishte fillimisht PD që e denoncoi rastin e Ismailajt dhe më pas e konfirmoi Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtojmë këtu se rreth pesë ditë më parë, edhe KQZ rrëzoi kërkesën e PD, duke lënë në detyrë Qerim Ismailaj.

PD iu drejtua KAS, por edhe ky i fundit la në fuqi vendimin e KQZ./CNA.al

Lajmet e fundit nga