LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri

7 Korrik 2021, 14:03, Lifestyle CNA
ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.

Sipas ISHP, nga testime e kryera nuk ka patur asnjë sinjal të këtij varianti në vendin tonë.

?Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.

Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni?, njofton ISHP./ CNA.al

Lajmet e fundit nga