Connect with Us

Denoncimi/ Verjana Gega i zhvat 1800 euro qytetarit për punësim në Gjermani e zhduket

Denoncim

Denoncimi/ Verjana Gega i zhvat 1800 euro qytetarit për punësim në Gjermani e zhduket

Publikuar

-

Denoncimi/ Verjana Gega i zhvat 1800 euro për punësim në Gjermani e zhduket

Fenomeni “Verjana Gega” nuk ka të ndalur. Zonja Gega vazhdon të mbajë peng mijëra euro të qytetarëve, që ajo i ka përfituar, duke mashtruar me premtimin e punësimit në Gjermani, nën emrin e një agjencie të mbyllur tashmë, “Perla”.

Sot sjellim rastin e një djali nga Berati, Albano Kola. Albano tregon, se i dha Verjanës 1800 euro, në këmbim të një kontrate në Gjermani në fushën e ndërtimit.Kur pa që Veriana nuk ia mundësoi punësimin, ai i kërkoi paratë mbrapsht.

Zonja Gega i paraqiti një deklaratë noteriale, kur premtonte t’i kthente në muajin prill 2000 euro, por sot ajo nuk i hap as telefonin.

LEXO EDHE:  Ilir Meta nuk dorëhiqet/ S’do të lërë 40 milionë lekë, paga e dieta

Ne i drejtohemi Krimit Ekonomik, pasi Albano, e ka kallëzuar aty rastin e mashtrimit të tij.

Oficeri i Krimit Ekonomik sqaron, se të gjitha materialet për këtë rast janë referuar në prokurori.

Nga ana tjetër Albano nuk është thirrur asnjëherë në organin e akuzës. Për dy raste të tjera ndaj Verjana Gegës është marrë vendim për mosfillim procedimi, pasi ajo ua ka kthyer paratë qytetarëve denoncues./tv klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Skandali!/ “Më thanë se do fitoja para”, të miturën duan ta trafikojnë për prostitucion, shteti nuk bën asgjë

Publikuar

-

Nga

Denoncon në polici se duan t’i trafikojnë vajzën për prostitucion, të nesërmen vajza e mitur dhunohet rrugës, kur po kthehej nga shkolla.  Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.



Manjola Cania tregon se vajzën e saj të mitur kanë dashur ta trafikojnë njerëz të panjohur. Në momentin që vetë vajza ja ka treguar diçka të tillë nënës, zj. Manjola  i është drejtuar policisë për të denoncuar. Por vetëm një ditë pas denoncimit në polici vajza e saj e mitur është dhunuar në rrugicat e lagjes, ditën me diell kur po kthehej nga shkolla.

Nëna tregon se të dyja jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe se të vetme të ardhura i sigurojnë nga mbledhja e kanaçeve bashkë me të bijën. Ajo tregon edhe ngjarjen se si u njoh vajza me këta persona. Nga gjendja e mjerueshme ajo  u pohon gazetarëve të Fiksit se fillimisht vajzës së saj të mitur i është afruar një vajzë e re, ku i ka kërkuar që t’i pastrojë shtëpinë kundrejt pagesës.  Pasi kanë shkëmbyer numrat e telefonit vajzat kanë filluar të komunikojnë me njëra tjetrën. Më pas  15 vjeçares i është kërkuar që të kryej marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.  E vënë në dijeni nga vajza zj Manjola i është drejtuar për shtatë ditë rresht Policisë Fier për të denoncuar këtë ngjarje, por asnjëherë nuk është pritur nga  blutë e Fierit. Sipas saj në komisariat i nxirrnin justifikime të ndryshme , njëherë nuk ishte psikologia e njëherë nuk ishte shefi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Kamera e fshehtë e Stop/ Kushtet skandaloze si lahen dhe ambalazhohen shishet e ujit ‘Shpati’

Publikuar

-

Nga

Emisioni Stop në Tv Klan publikon pamjet se si ambalozhet uji “Shpati” në Elbasan, duke mos respektuar asnjë element higjieno-sanitar.

Firma e ujit “Shpati” përveçse ka ambiente të ndotura, i riciklon bidonët e ujit duke bërë sikur i lan.

Në higjenizimin e bidonëve nuk përdoret asnjë teknologji, por lahen me dorë nga punëtorët. Këto shishe e bidonë përdoren sërish për të ambalazhuar ujin “e pijshëm”, që shitet më pas në dyqane e supermarkete, për të ardhur deri te konsumatori.

Punëtori – Mos e mbyll, se nuk vjen!

Punëtori 1 – Po ti e ke mbyll.

Punëtori – Po ashtu tha ai.

Punëtori 1 – ??? (nuk kuptohet)

Punëtori – Obbobo…, eh..!

Punëtori – Sa punë bone ti për dreq!

Punëtori 1 – 25 bidoni është ai.

Punëtori – 25-20-tsh, hë!



Punëtori 1 – Eh..!

Punëtori – Ime, qysh mbushen ato?

LEXO EDHE:  Bregu: Duhet të rikthehet besimi i qytetarëve te PD

LEXO EDHE:  Video/ Pushteti mafioz rrezikon jetën e qytetarëve

Punëtori 1 – Hë!

Punëtori – Qysh mbushen?

Punëtori 1- ???(Nuk kuptohet)

Punëtori – Kshu direkt nga poshtë, nga lart.

Punëtori 1 – Hë!

Punëtori – Nga lart, me kosh.

Pamjet amatore janë dërguar në redaksinë e emisionit Stop nga një qytetar. Ndërsa drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, drejtoi gishtin nga AKU përse ka lejuar një fabrikë të tillë të mbushes dhe ambalazhimit të bidonave me ujin “Shpati”.

“Në një Verë të tmerrshme që kemi kaluar dhe të lahet një shishe uji kështu është kriminale. Nuk besoj se AKU e Elbasanit nuk e dinë që i lajnë kështu, se kanë vajtur e kanë parë fabrikën. Jeni ju kriminelë, nuk është ky që bën këtë gjë, punëtori jo, as pronari, jeni ju të AKU-së kriminelë që e dini dhe e lejoni këtë gjë”, u shpreh Saimir Kodra. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali/ Nxirren nga materniteti gratë që sapo kanë lindur, shkak rikonstruksioni i godinës

Publikuar

-

Nga

Një skandal po ndodh këto ditë në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”.

Për shkak të rikonstruksionit të maternitetit, gratë që sapo kanë lindur janë nxjerrë jashtë, pasi nuk kanë se ku të rrinë.

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon këtë situatë absurde përmes kamerave të fshehta.

Disa prej tyre thonë se janë ende me qepje por kthehen në maternitet për të parë vogëlushët e për t’u dhënë gji.

Roja – Ti je ktu?

Qytetarja – Po jemi që të gjithë. A mundem?

Qytetarja 1 – Unë jam motra.

Roja – Jo, jo automatikisht nuk lejohet! Kanë dhënë urdhër sot, që nuk lejohet asnji.

Qytetarja 1 – Po nuk jam në gjëndje të mirë shëndetësore.

Roja – Më vjen keq! Ka dhënë urdhër drejtori, nuk lejohet asnjë brenda. Këtë mëngjes ka dhënë urdhër, automatikisht asnji.

Qytetarja 1 – Po për çfarë arsye nuk lejohet?

Roja – E kanë dhënë ekspertët e teknikës. Ata merren, që merren me këtë punë, a lejohet, a s’lejohet.

Qytetarja – U ky është nipi jot, mo!

Qytetari – Ky është nipi im.

Infermierja – Kshu s’hyhet dot.

Qytetari – Po ça të them unë tashi? Ato janë kot.

Infermierja – Thuaj harrova, s’e mbaj mënd unë, pastaj foli njëçikë dhe thuaj, se s’kemi ça të bëjmë, se erdhi mesazhi dhe ty besoj, hë hajt…

Qytetari – Unë hyj në Kryeministri pa maskë, s’po futem dot ktu.

Infermierja – Ylli!

Qytetari – Ik tashi!

Infermierja – Vër maskën, se të griva!

Qytetari – Ik se na çau.., çuni, që thotë të ik babi, të lër mamin! Si të ikërka babi, të lërë mamin?

Infermierja – Ej, është bërë dje mbledhje qeverie, nuk e di. Ti duhet ta dish!

Qytetari – Eh, isha unë s’më tha gjë njeri, njëri lart, njëri poshtë.

Infermierja – Thanë…

Qytetari – Nuk thanë.

Qytetarja – Ç’i kanë këto urdhra, mor aman?

Qytetari – Njëri lart, njëri poshtë.

Infermierja – Te katra jeni?

Qytetari – Te pesa!

Infermierja – Uhh, je ti!

Qytetarja – Jemi ne, që rrijmë lart e poshtë, lart e poshtë.

Infermierja – Ça të bësh, më nona?!

Qytetari – Nuk lejohet lart e poshtë.

Qytetarja – Kemi bebin aty.

Qytetarja 1 – Na nxorrën kshtu, a mund të na nxjerrin në mes të rrugës kështu?

Qytetarja 2 – Ti je nana, që e ke lind?

Qytetarja 1 – Po!

Qytetari – Edhe ty të nxorrën?

Qytetarja – Na nxorrën, se s’ka vënde. Nuk rrini ktu, ikni në shpi, jo të rrinim.

Qytetari – Po bebi?

Qytetarja – Bebi lihet në korridor.

Qytetarja – Më nxorrën jashtë. S’kisha heq penjtë akoma, ja sot heq penjtë. Ik, ik!

Qytetari – Edhe ti? Të dy jeni ju?

Qytetarja – Po!



Qytetari – Të dy i keni lënë bebat ktu e keni ik?

Qytetarja – Po, pse vetëm ne? Sa nëna ka…

Qytetarja 1 – Kanë dalë të gjitha.

Qytetarja – Jemi te katra.

Qytetari – Ciao! Mirupafshim!

Të tjera gra që sapo janë bërë nëna shprehen se janë detyruar të marrin edhe shtëpi me qira, pasi vijnë nga rrethet.

Infermierja – Edhe ti je për ktu?

Qytetarja 1 – Te doktoresha! Vijmë përditë poshtë e lart. Pse na nxjerrin?

Infermierja – Më kupton? Trego ….(Nuk kuptohet) Ktu kanë ik të gjitha gratë, që vijnë për bebin e ikin, se do mbyllet pavioni. Unë ça të bëj?

LEXO EDHE:  Gjermania e interesuar për specialistë nga Ballkani

LEXO EDHE:  Bregu: Duhet të rikthehet besimi i qytetarëve te PD

Qytetarja 1 – Jo, jo dakord! Po ne kujt t’i drejtohemi, që ta pyes? Ku të ankohemi?

Qytetarja 1 – Pse do mbyllet pavioni?

Infermierja – Do të rregullohet. Më kupton?

Qytetarja 1 – I gjithë kati ktu?

Infermierja – I gjithë, ok!

Qytetarja 1 – Nuk të dëgjova.

Infermierja – Obstretika do kaloj lart dhe gjysma e pavionit te obstetrika dhe gjysma zbret poshtë në operacion.

Qytetarja 1 – Oo unë kam dalë jashtë, hë…

Qytetarja – Ne na nxorrën jashtë.

Infermierja 1 – Goca jeni ktu?

Qytetarja – Pse na nxorrën kështu, moj?

Infermierja 1 – Ku di unë e shkreta!

Qytetarja – Bebat, mos të vijë babai të shohi bebin..!

Infermierja 1 – E kuptoni ça do..?

Qytetarja – Do të shohi.

Infermierja 1 – Se un fola me doktoreshë Alketën.

Qytetarja – Po. kur e dhanë ktë urdhër, që…?

Infermierja 1 – Mbrëmë në darkë.

Infermierja 1 – Tashi fola me doktoreshë Alketën dhe më tha, “si s’do ta shohi babi bebin? Do ta shohi”.

Qytetarja – Po!

Infermierja 1 – Do t’i pajis unë tha me fletëhyrje të gjithë babat, që kemi bebat lart me fletëhyrje dhe me vulën e doktoreshës, sapo fola, kam folur me doktoreshën,

Qytetarja – Po mirë!

Infermierja 1 – Dhe ne kemi hall, nuk keni vetëm ju, se ai vjen zihet me mu.

Qytetarja 1 – Po ne, që vijmë nga larg për ditë, a vihet për ta ushqyher me qumësht?

Infermierja 1 – Ajo është tjetër histori, këtë nuk e rregullojmë dot.

Infermierja 2 – Unë s’e di fare, që nga ty e mora vesh, pastaj po më thoshin ato gocat, që të gjitha gratë, që presin, ngaqë po rikonstruktohet materniteti, s’ka vënde dhe të gjitha gratë, që presin bebat, që janë kot domethënë, që nuk kanë probleme, do ikin jashtë maternitetit, se është bërë gjysma e katit të katërt dhe ajo gjysma andej, ku ke qenë ti.

Qytetarja – Po!

Infermierja 2 – Është bërë bllok lindjeje nga kati i dytë, po shkatërrohet komplet është në rikonstruksion edheee kshu situata.., megjithatë ça, si e gjete zgjidhjen ke nanjë njeri ku rri?

Qytetarja – Kam.

Infermierja 2 – Ku po rri?

Qytetarja – Kam marrë shpi me qera, se nuk dihet 20- 30 mijë lekë nata paguhet?

Infermierja 2 – Hë, hë, kuptoj, kuptoj.

Qytetarja – Me thënë të drejtën, kemi ngel shumë keq, s’e përballon dot.

Infermierja 2 – XXXXX tashi, unë nuk e dija fare ktë muhabet. Është urdhër drejtori edhe kto fjalë shko, ja ku e ke, drejt në krye të shkallëve ke drejtorin dhe shko ankohu atje, sepse kjo nuk është punë, që më përket mua dhe s’është, që kam unë gjë në dorë. E kupton? S’ka lidhje me mua fare kjo. Është urdhër drejtori dhe tani nuk ka vënde për gratë, që po lindin, e kupton? Jo më për juve, kshuqë paguaj aq e aq, që atij s’i intereson fare. Ai thotë ti s’ke gjë thotë, mirë që po të mbajmë bebin, se bebi, që rri atje, ka kosto, në kosto bebi, e kupton? Thotë “mirë po të mbaj bebin, po ty thotë, po të mbaja, kur kisha mundësi, të mbaja. Tani s’kam mundësi, thotë. Shko, gjej zgjidhjen, ku të duash! Ja në fund fare e ke drejtorin edhe shko fol me drejtorin, s’është, se e bëra unë! Unë s’dija gjë fare.

Qytetarja – Jo, jo!

Infermierja 2 – Unë nga ty e mora vesh./tv klan

LEXO TE PLOTE