Connect with Us

Ç’përfaqëson Amy Gutmann, ambasadorja e re e SHBA-së në Gjermani?

Bota

Ç’përfaqëson Amy Gutmann, ambasadorja e re e SHBA-së në Gjermani?

Publikuar

-

Joe Biden po dërgon Amy Gutmann-in si ambasadore në Berlin. Ajo ka shumë punë për të bërë, duke u shoqëruar nga shpresa e rivendosjes së marrëdhënieve transatlantike.

Amy Gutmann mund të sjellë frymë të re në marrëdhëniet transatlantike midis SHBA-së dhe Gjermanisë, gjë që është shumë e nevojshme aktualisht. Presidenti Joe Biden ka bërë të ditur zyrtarisht, se ajo, Amy Gutmann do të jetë ambasadorja e ardhshme amerikane në Berlin. Gutmann do të fillojë nga puna, pas konfirmimit të emërimit të saj nga Senati amerikan. Kështu 71 vjeçarja do të jetë gruaja e parë që do të mbajë këtë post.

Stili i saj është krejt i ndryshëm nga ai i ambasadorit të mëparshëm: Richard Grenell, njeriut besnik të Trumpit, i cili vlerësohej si agresiv dhe impulsiv. Në qershor të 2020-s, ai u largua nga posti dhe shkoi në Uashington si drejtor i shërbimit sekret. Ka pra një vit që në Berlin nuk ka ambasador të SHBA-së. Detyrën e ka kryer në mënyrë komisare diplomatja, Robin Quinville.

Vlera demokratike

Amy Gutmann është munduar gjatë karrierës së saj akademike që të harmonizojë teorinë dhe praktikën politike, për të nxjerrë në pah vlerat dhe moralin e një shoqërie demokratike. Në këto përpjekje ajo arriti të fitonte aq influencë, saqë revista Fortune e klasifikoi në listën e „50 liderëve më të mëdhenj të botës”.

Në biografinë e Gutmann-it mund të lexosh cilat janë idealet dhe prioritetet e saj. Duke qenë profesore në fushën e politikës në Universitetin e Princetonit ajo ngriti një institut të specializuar për moralin, që quhet University Center for Human Values, Qendra Universitare për Vlerat Humane. Gjatë kohës që President i SHBA ka qenë Barack Obama, Gutmann-i drejtoi Komisionin për studimin e çështjeve të bioetikës. Ajo drejton Universitetin e Pensilvanisë që nga viti 2004. Ajo ka shkruar shumë për vlerat e arsimit dhe reflektimin e tij në demokraci, ka shkruar pro dhe kontra politikës identitare si dhe për rolin e moralit në çështjet publike dhe politike.

USA Philadelphia | Diplomatie | Amy Gutmann soll neue US-Botschafterin in Berlin werden

Duke pasur parasysh këto gjëra mund të thuash se vendimi i Bidenit për ta emëruar Gutmannin në këtë post i përshtatet maksimës që ai mbështet, për të forcuar demokracinë në të gjithë botën. Edhe Julian Müller-Kaler nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme, Deutsche Gesellschaft für Auswärtige Politik, mendon se zgjedhja e saj i përshtatet konfiguracionit: „Drejtimi që ajo ka pasur në punën akademike për demokracinë, tregon se Bideni e ka seriozisht me përpjekjet për t‘i bërë bashkë demokracitë, sidomos ato të Europës në një politikë antagoniste kundrejt Kinës,” shkruan Müller në përgjigje të një pyetjeje nga Deutsche Welle.

Gutmann ka marrëdhënie të mira me Bidenin. Në vitin 2017 ajo hapi në Uashington Qendrën Penn -Biden për diplomacinë dhe angazhimin global, qendër që merret me diplomaci, me politikën e jashtme dhe dialogun për sigurinë kombëtare.

LEXO EDHE:  Video-Donald Trump “elektrizon” turmën/ Vetëm Jezu Krishti është më i famshëm se unë

Lidhje personale me Gjermaninë

Ajo do të duhet tani të verë në provë aftësitë e saj diplomatike edhe në fushën e politikës së jashtme. Me vete Gutmanni sjell një referencë biografike me Gjermaninë: I ati i saj, Kurt rrjedh nga një familje konservatore hebreje nga Nurembergu. Kur Adolf Hitleri mori pushtetin më 1933, ai ishte student. Një vit më vonë ai u arratis së bashku me familjen duke shkuar fillimisht në Indi dhe më pas në Nju Jork, ku ka lindur edhe Amy Gutmann.

Në vitin 2013, ajo pati thënë për gazetën universitare “The Daily Pennsylvanian”, se përvoja e të atit në Gjermaninë nacional-socialiste ka pasur “ndikim të madh” tek ajo. „E gjithë familja e saj do të ishte zhdukur nga faqja e dheut, nëse nuk do të kishte arritur të arratisej.”

Fillim i ri në marrëdhëniet transatlantike

Që me marrjen e detyrës në muajin janar, presidenti Biden është duke u përpjekur të rinisë marrëdhëniet transatlantike dhe të rregullojë dëmet e shkaktuara gjatë katër vjetëve të Donald Trumpit. Pyetja është çfarë roli mund të luaj në këtë mes Amy Gutmann.

“Gutmann përfaqëson qeverinë Biden dhe është e afërt me Bidenin,” thotë për Deutsche Wellen Sudha David-Wilp, zëvendësdrejtore e zyrës në Berlin të organizatës German Marshall Fund. Por rifitimi i besimit nuk do të jetë i lehtë: “Problemi qëndron tek opinioni publik i gjermanëve dhe tek besimi që ata kanë tek SHBA-ja. Tek kjo pikë, ambasadorja e re duhet të përveshë mëngët dhe t’u tregojë gjermanëve se SHBA e sheh Gjermaninë si partnere të rëndësishme. Disa gjëra nuk do të jenë më siç kanë qenë, por marrëdhëniet transatlantike janë të rëndësishme si për stabilitetin e Europës ashtu edhe të SHBA.”

Ka edhe çështje, për të cilat palët nuk janë dakord, dhe Gutmann duhet të merret që në fillim me to, sidomos me gazsjellësin Nord Stream 2 që është duke përfunduar së ndërtuari, i cili do të sjellë direkt në Gjermani gazin rus. Ka edhe tema të tjera konflikti që presin të zgjidhen nga Gutmann-i: “Së pari është tema e pazgjidhur ende e doganave midis Europës dhe SHBA-së. Pastaj natyrisht, tema e Kinës një temë e cila na bën bashkë të gjithëve, por edhe na ndan,” thotë David-Wilp. Vërtet që Gutmann ka pak përvojë diplomatike – thotë David-Wilp, por „kapaciteti intelektual” i saj, premton që ajo të bëhet një ambasadore e mirë.

Sipas pikëpamjes së Julian Müller-Kaler, trajtimi i duhur i Kinës do të vazhdojë të mbetet temë e rëndësishme në marrëdhëniet transatlantike. “Megjithë tensionet e fundit, Berlini preferon një trajtim më pak ideologjik dhe më shumë pragmatik të Kinës, e cila nuk e pranon konceptin e „demokracisë kundër autoritarizmit”. Gutmann-in e pret një „ecje e kujdesshme në përmirësimin e marrëdhënieve, trajtimin e konflikteve aktuale dhe sigurimin e mbështetjes gjermane për politikën e Bidenit”, thotë Müller-Kaler./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gjermani për të mos vazhduar kompensimin e rrogës në rast karantine për të pavaksinuarit nuk ka vetëm miratim, por edhe kritika.

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë më së voni prej 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.

Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.

Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, epd në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.

LEXO EDHE:  Video-Donald Trump “elektrizon” turmën/ Vetëm Jezu Krishti është më i famshëm se unë

LEXO EDHE:  Gjermania kërkon largimin e Blatter, drejtim të ri për FIFA-n



Shoqata e Bashkive Gjermane e përshëndeti këtë vendim. Ky është një vendim personal, pra që megjithë ofertën e vaksinimit, të mos vaksinohesh kundër Coronës, tha drejtuesi i saj, Gerd Landsberg. Por kjo do të thotë që të marrësh përsipër edhe pasojat e këtij vendimi. Nuk ka arsye, pse shoqëria duhet të financojë në raste të tilla vazhdimin e rrogës.

Kritika për vendimin e ministrave të Shëndetësisë

Por ka edhe kritika kundër vendimit të ministrave të Shëndetësisë. Eksperti i Të Gjelbërve për Shëndetësinë, Janosch Dahmen thotë, se si mjek ai është i shqetësuar, kur njerëzit nuk do të pohojnë më, se janë infektuar edhe kur e kanë një test pozitiv, dhe nuk do të hyjnë në karantinë. “Me këtë ata do të vazhdojnë të rrezikojnë të tjerët, dhe do kemi një lloj pandemie të fshehtë.” Më e nevojshme do të ishte që të testohej më shumë në vendin e punës. “Vende të tjera të BE e kanë bërë këtë.”

Edhe Shoqata e Sindikatave, DGB e kriton vendimin ashpër. “Nuk është e pranueshme, që politika përgjegjësinë për luftën kundër pandemisë e kalon tek të punësuarit”, tha kreu i saj, Reiner Hoffmann për rrjetin  “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Mosvazhdimi i pagesës në rast karantine do të thotë, edhe se punëmarrësit duhet t’ia paraqesin punëdhënësit statusin e vaksinimit. Sipas Hoffmann, ka qenë një nga arritjet e lëvizjes punëtore, që punëmarrësit e njoftojnë punëdhënësin sa më pak të jetë e mundur për shëndetin e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Zvicër, referendum për martesat mes së njëjtës gjini

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të martohen dhe adoptojnë fëmijë, pas një fushate të ngarkuar emoocionalisht në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që ende ndalon martesat mes homoseksualëve.

Qeveria dhe Parlamenti i Zvicrës votuan pro martesës së çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtarët konservatorë morën nismën për një referendum mbi këtë çështje, nën sistemin zvicerian të demokracisë direkte.

Zvicra së bashku me Italinë dhe Greqinë janë vendet e fundit në Evropën Perëndimore që ende ndalojnë martesat mes homoseksualëve.

“Dua të jem në gjendje të zgjedh për veten time nëse dua të martohem me partneren që kam pranë meje. Dua të vendos nëse krijimi i familjes është rruga e duhur për ne.// Ne duam të hapim rrugën që çdo person, pavarësisht nga orientimi ose gjinia, të mund të jetoj lirshëm pa frikën e diskriminimit. Është me rëndësi t’u tregohet gjeneratave të reja se jeni të lejuar, mundeni dhe bëjeni ”, tha banorja e Zyrihut, Anouk Oswald.

Corrine Guntern, tha se nuk është e drejtë që një grua e pamartuar mund të adoptojë fëmijë, ndërsa një grua homoseksuale jo.

“Ky është një turp dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është e rëndësishme që të ecet përpara. Sigurisht që një fëmijë ka nevojë për siguri, dashuri dhe mjedis të sigurt. Por këto nuk varen nga orientimi nëse një çift është ose jo homoseksual”, tha Corrine Guntern, banore e Zyrihut.

Në një sondazh të fundit nga gfs.bern për transmetuesin zvicerian SRG të publikuar javën që shkoi, 63 për qind e votuesve pritet të përkrahin miratimin e martesave të gjinisë së njëjtë, ndërsa 35 për qind janë kundër. Shifrat tregojnë se fushata e kundërshtarëve ka fituar mbështetës që nga sondazhi i kaluar në gusht.

Kundërshtatët thonë se lejimi i çifteve lezbike që të kenë fëmijë, do t’i privonte fëmijët nga një baba.

LEXO EDHE:  Video-Donald Trump “elektrizon” turmën/ Vetëm Jezu Krishti është më i famshëm se unë

LEXO EDHE:  Verner Von Braun:Shkencëtari gjerman që i “dhuroi” Hënën SHBA-së

“Asnjë qytetërim tjetër nuk i ka privuar ndonjëherë fëmijët nga baballarët, si tani. Privimi apo anulimi i imazhit atëror, nëse ky ligj miratohet, do të ketë ndikim afatgjatë në ekuilibrin e shoqërisë“, tha Eric Bertinat, anëtar i komitetit ‘papa-maman.ch’.



Ai shtoi se lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë do t’i hapte derën votimit të shtatzanisë për dikë tjetër.

Partneriteti civil që mundëson të drejta të ngjashme me të martuarit u lejua në Zvicër më 2007, ndërsa më 2018 qiftet e gjinisë së njëjtë fituan të drejtën e adoptimit të fëmijëve që kishin prindër njërin partner.

Banori i Gjenevës, Elias, i cili do të votojë pro më 26 shtator, vlerëson përpjekjet e ngadalta të vendit të tij për ta sjellë këtë çështje në një votim popullor.

“Ndoshta është mirë që gjërat po ndodhin në këtë mënyrë në vend të ndryshimeve me dhunë, siç ndodhi në Francë, të shohësh urrejtjen dhe gjëra tjera që nuk janë të këndshme. Pra, unë preferoj që kjo të vijë shumë vonë, por me një lloj konsensusi në shoqëri, në vend të kalimit me forcë“, tha ai.

Ndryshe mendojnë Raphaele Alettaz dhe e dashura e saj Kelly Gex, të dyja të veshura me fustane nusërie gjatë një parade krenarie në Gjenevë më 11 shtator.

“Ne jemi vërtet prapa, krahasuar me Holandën ose shumë vende tjera evropiane”, tha Arlettaz.

“Jemi në Zvicër, një vend i zhvilluar dhe i pasur dhe ja ku jemi për diçka që është kaq e qartë, diçka që nuk duhet të hidhet në votë“, shtoi Gex.

Gjatë fushatës, kundërshtarët përdorën imazhe të ngarkuara emocionalisht të foshnjave duke qarë dhe vendosën fjalën “skllevër” të shkruar mbi barkun shatzënë, duke iu referuar procesit të lindjes së fëmijës për dikë tjetër. Organizatorët e paradës e cilësuan fushatën si brutale dhe me fotografi të neveritshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Lituania u bën thirrje qytetarëve të flakin tutje telefonat kinezë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Konsumatorët duhet të flakin tutje telefonat e tyre kinezë dhe të mos blejnë të rinj, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Lituani.

Një raport i përpiluar nga Qendra Kombëtare për Siguri Kiberbetike ka testuar telefonat e gjeneratës 5G nga prodhuesit kinezë.

Sipas raportit, një telefon i kompanisë Xiaomi ka pajisje për censurë dhe një model i Huaweit ka mangësi për siguri.

Kompania Xiaomo ka thënë se pajisjet e saja nuk censurojnë komunikimet e përdoruesve.

“Xiaomi nuk ka kufizuar kurrë dhe nuk do të kufizojë apo bllokojë sjelljet personale të përdoruesve të telefonave tanë, siç është kërkimi, thirrjet, kërkimet në internet dhe përdorimin e softuerëve tjerë për komunikime”, është thënë në një deklaratë që kjo kompania i ka dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike në Lituani ka thënë në raportin e saj se telefonat Xiaomi kanë dërguar si të koduara të dhënat e përdoruesve në një server në Singapor, gjë që mund të jetë në kundërshtim me rregulloret evropiane për të dhëna.



Xiaomi ka thënë se “vepron në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian për Mbrojtje të të Dhënave”.

LEXO EDHE:  Alarmohet SHBA/ Hakerat sulmojnë kompanitë e energjisë bërthamore

LEXO EDHE:  Koronavirusi do ta transformojë globalizimin

Shefi i Huaweit i bën thirrje SHBA-së të rishikojë politikat ndaj kësaj kompanie

Miinistri i Mbrojtjes në Lituani, Margiris Abukevicius, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se ministria e ka ndarë raportin me zyrtarë për siguri kibernetike nga vendet tjera të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi, përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci”.

Kina ka kërkuar muajin e kaluar që Lituania të tërheqë ambasadorin që ka në Pekin dhe ka thënë se do ta kthejë mbrapa të dërguarin që ka në Vilnius, pasi Tajvani ka prezantuar misionin në Lituani, i cili do të quhet Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Misionet tajvaneze në Evopë dhe SHBA përdorin emrin e qytetit Taipei, duke shmangur referencën për vetë ishullin, të cilin Kina e konsideron si territor të vetin.

Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë javën e kaluar se mbështet kryeministren e Litanisë, Ingrida Simonyte, ndërkohë që ajo përballet me presion të Kinës./rel

LEXO TE PLOTE