Connect with Us

Boll me Lushnjen

Opinione

Boll me Lushnjen

Publikuar

-

Ilir Levonja

 Asgjë nuk më dhëmb më shumë se sa kur shoh skupe shtypi me qytetin tim. Në historikun e tij nga një gojëdhanë me çezmën në periferi, tek kuvendi i dimrit 1920, ku u hodhën themelet e një shteti me pjesëmarrje kolegjiale, dmth për demokracinë, e deri më sot, askush tjetër nuk e ka dëmtuar rëndshëm se sa politika. Në diktaturë e populluan me armiqtë e klasës.

Nga veriu në jug fusha e Myzeqesë u mbush me fshatra të izoluar banorët e të cilëve ishin armiq të partisë dhe popullit. U bë vendi i të internuarve etj., por edhe hambar i prodhimeve bujqësore. Cili qe dënimi këtu nga politika e kohës? Ironia që pikërisht ata, bujqit, sidomos Darsia, për çdo dimër u ndalohej buka e grurit, kishin privilegj tullat e thata të misrit plot krunde. Dikush mund të thotë që e kanë dëmtuar edhe bandat, por edhe ato ishin produkte të politikës.

Madje asaj politike që jep shenja akoma me mllef, barbari, aq sa kultura e ideve dhe e traditës ka marrë fund. Ka një mllef të ndërsjellë sa e shumta e qyteteve nuk kanë më qytetarë por militantë. Lagjet janë të shënjuara në të kuqe, në blu, gri etj. Kafenetë e qosheve po ashtu. Mos shko aty, se atje vetëm kriptot mblidhen. Mos bli tek ai se është qen i këtij apo atij. Një barrë me kulturë ka tjetri, burri në moshë, profesori i thinjur, por flet me gjuhën e një militanti të thekur partie.

Domosdo e nesërmja, që është kjo e sotshmja, nuk ka se si të prodhojë demokraci, por grupe me protokolle të qarta mbi kulturën e rryshfetit, përqindjet e tenderimeve, shtëpitë extra në buzë të detit, vendet e punës me diploma fallco, meritokracia…,  puro një shkërdhatokraci që ka ndarë gjakun nga gjaku. Një socialist nuk e sheh të pi një kafe me një demokrat.

Do shenjohen me gisht. Do kërcënohen me vendin e punës. Tenderimet nuk janë vetëm përqindje fitimi, janë edhe pistoleta tek koka, bomba poshtë makinave. Rrëmbime, a marrje peng. Kësisoj edhe dekoratat. Mos prit më për të tjera…, është kjo një nga arsyet që  brezi i ri ka mbushur parcelat e varreve dhe lufta për territore sot është prezente thuajse në gjithë qytetet e Shqipërisë. Kësisoj mos prisni ujë 24 orë, as rrugë të shtruara, as vende të reja pune, as paga normale. Në këto 30 vjet demokraci, kur ngec në rrjetë një merimangë e djathtë, çirren të majtët.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?

Kur ngec një merimangë e majtë, heshtin të majtët dhe çirren të djathtët. Korrupsioni, vjedhja, zhvatja, nuk ka ngjyrë, ka vetëm metastaza se është kancer për të dyja palët. Kështu që edhe ky rasti me kryebashkiakun e Lushnjes nuk bën përjashtim. Eshtë produkt i kohës që po hamë njëri-tjetrin. Mua më dhimbset vetëm për një gjë, emri i qytetit tim. Vendi i atyre njerëzve të cilëve u ka humbur pesha e fjalës. Ka një batalion me intelektualë por janë të nëmur të gjithë.

Dominon militanti, madje dhe i deleguari nga lart. Mungon kolegjialiteti. Sot Lushnja dhe shumë qytete të tjera në vend, nuk përfaqësohen nga njerëzit e tyre, por nga të deleguarit. Që këtu fillon politika anti truall, anti traditë, anti kulturë. Ta dini mirë se në ato tenderime ka gisht e pjesë edhe këta të deleguarit nga lart. Pastaj si është e mundur bash aty në Lushnjen time.

Jo në Elbasan, jo në Durrës. Madje ndërsa me lushnjarin tim Edi Rama u distancua pa kaluar as 5 minuta nga skupi në internet. Me atë të Durrësit jo. Bile, biles e mori në mbrojtje, tha që, nuk më duhet mendimi i Amerikës, e kam mik Gjushin etj. Dua t’i them edhe atij panelisti majtist, përse nuk i nxjerr të njëjtat argumenta kur mbronte Gjushin, kur denigronte non gratan e një ish kryeministri shqiptar, edhe për kryebashkiakun e Lushnjes.

Eshtë fare e thjeshtë, shkërdhatokracia e kohës në emër të partisë me piketimet për listën e armikut të klasës. Po ky panelist i majtë nuk mund ta bëj, nuk do ngiste më makinë X5 apo Porshe me porosi. Boll me Lushnjen, përgjegjësitë janë personale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Piro Ahmetaj/ Rikthim i frikshëm i tankeve Ruse dhe i skenarëve destabilizues në rajon!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Piro Ahmetaj

Së pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “kërcitjen e zinxirëve të tankeve dhe avionëve Ruse në kufijtë shtetërorë të Kosovës”, sjell qëllimisht në vëmendje «thirrjen ulëritëse» të gazetarit të mirënjohur Çek Julius Fucik: “NJERËZ jini VIGJILENT” !

Ky «mesazh-epitaf», mbetet kambanë aktuale për të zgjuar dhe mbrojtur popujt nga projektet vrastare, si fashizmi apo regjimet barbare të çdo forme tjetër!

Profesionilisht, këtë zhvillim e gjej si «përgjigje të vonuar» për disa nga pikëpyetjet strategjike që u kam adresuar publikisht udhëheqesve të Beogradit dhe Rajonit në në 15 vitet e fundit.

“Rikthimi te Armët”, sigurisht kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët e pushtetit dhe gardën e sekserëve të korruptuar por nuk u shërben aspak qytetarëve, as masave të mirëbesimit reciprok dhe as axhendës së integrimit Euroatlantik të vendeve të rajonit.

Si e tillë, shërben vetëm si mekanizëm i axhendës së politikanëve zullumqarë, për të mbajtur me çdo mjet/çmim (edhe me gjak) pushtetin, për të vjedhur pasuritë publike si dhe për të vrarë shpresat e bashkëjetesës paqësore mes qytetarëve të ballkanit.

Duke e parë kështu, rikthimi i frikshëm te: “tanket, avionët Mig-29, raketat dhe bashkë me to, endrrat Ruse, fryma e urrejtjes ndëretnike, rrënjët e destabilitetit si dhe te konfliktet e përgjakshme”, përçmon kujtimin për 300 mijë të vrarët si dhe vuajtjet dhe sakrificat e papërshkruara të qytetarëve të vendeve te Ballkanit nga makineria kriminale e Millosheviçit!

Falni por mos harroni (forget but not forgive) mbetet edhe SOT si “mesazh-EPITAF” jo vetëm për Kosovën e martirizuar, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Kroacinē, Slloveninë dhe Shqipërinë që e paguan aq shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe për USA, NATO-n, BE, UN etj. që kontribuan  aq shumë për paqen e rajonit të mbërthyer nga urrejtja dhe luftrat e përgjakshme !

Së dyti, ripërsëris edhe më qartë se përtej statuseve dhe protagonizmit populisto – nacinalist të udhëheqësve pa fuqi/këllqe në Fb: “Mbetet domosdoshmëri kritike dhe përgjegjësi e lartë shtetërore, përgatitja dhe jetësimi i njē Patforme Partneriteti Strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovēs”.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?

LEXO EDHE:  Cila është e ardhmja e Blendi Fevziut?/ Reagon TV Klan

Për më qartë, jetësimi i konceptit “Dy Shtete një Komb” dhe atij “mënçur” mbi sovranitetin, sigurinë dhe mbrojtjen mbarëKombëtare, si dhe zhvillimi i 12 projekteve të përbashkëta, do të duhet  të konfirmohet si përqasja afatmesme e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare”!

Thënë këtë, duhet nënvizuar edhe më fortē se kjo “përqasje e vonuar” nuk përben asnjë “kërcënim ndaj Serbisë apo vendeve të tjera të rajonit”!

Për më tepër, të gjitha vendet e rajonit, përfshi Serbinë mbeten shumë të mirëpritura të bëhen pjesë e projekteve mbi emergjencat civile (përfshi zjarret, përmbytjet, aksidentet industriale, ambjentaliste)  epidemitë shëndetsore, sigurinë kibernetike, reciprocitetin në dogana, etj !



Po ashtu, jam i bindur që kjo qasje e mënçur, do të inkurajohej dhe mbështetet nga  USA dhe NATO, pasi ka dekada që zbatohet me sukses mes vendeve Balltike (Lituani, Estoni, Letoni); vendeve Skandinave (Norvegji, Finland  Suedi), vendeve të ulëta (Belgjikë, Hollandë, Luxembourg), etj!

Së fundmi, përtej heshtjes së gjatë dhe dështimit të frikshëm të politikanëve zullumqarë për rikthimin te forca e armëve, shpresoj qē fuqia e arsyes së mendjeve të hapura të zgjohet, Paqja dhe Integrimi Euroatlantik të triumfojnë si “opsion dhe axhenda të vetme” për rajonin e mbushur me histori dhe udhëheqës gjakatarë!

Por, “Paqja, Stabiliteti dhe demokracia funksionale si USA dhe gjithë Europa, nuk janë dhurata të përjetshme” !

Në të kunďërt, ato mbeten kambana alarmi dhe mision i vetëm për të ndenjur “zgjuar”, punuar dhe luftuar fort kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore!

Ndërsa në vend të mesazhit përmbullës, ritheksoj edhe mē fortë: “STOP rikthimit te tanket, avionët, raketat Ruse, skenarët e destabilitetit, mendjet e ndryshkura si dhe heshtjes së frikshme të politikanëve zullumqarë në Rajon”!

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpert i Sigurisë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zëvendës ShShPFA,

Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse nuk i dalin llogaritë peng-ish kryetarit?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Kleves Bitro

Një sondazh i brendshëm, i shpejtë i selisë së PD-së zhvilluar nga mekanizmat e ish- kryetarit Basha, nxjerr zbuluar Bashën pasi rreth 80% e atyte që kanë qenë mbështetës së tij, tashmë janë kundër.

Pyetjet kanë qenë shumë të thjeshta dhe të përmbledhura në 6-7 të tilla ku kryesorja mbetet: Kë do mbështesnit në një votim mes Bashës dhe Berishës?

Pastaj ishin pyetjet që kanë të bëjnë me kë kishin mbështetur në zgjedhjet e përgjithshne dhe nëse sot do të votonin PD nëse Basha vazhdonte kryetar i PDsë.

Ky sondazh i brendshëm i zhvilluar me shpejtësi për shkak se databaza e të dhënave ishte gati nga zgjedhjet e 25 prillit ka alarmuar onturazhin e ish kryetarit dhe atë vetë ndaj me urgjencë, vetë Basha ka kërkuar ndihmë nga besnikët e tij për të dalë në bazë e për të sqaruar ato që në fakt i takojnë atij të sqarojë.



LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/Sulm terrorist në bulevardin e Tiranës?

LEXO EDHE:  Deklarata bombë/ Vangjeli tregon ku i gjeti Basha paratë e lobimit në SHBA

Vendimi për Berishën zinte vend të rëndësishëm në pyetësorin e sondazhit të brendshëm të PD dhe shumica e të pyeturve kanë shprehur haptazi preferencën e tyre se ishte një vendim i gabuar.

Pyetjes se nëse do duhet të pyeteshin strukturat për rastin e Berishës kuptohet se ka marrë përgjogje dërrmuese në favor të Doktorit.

I gjendur në këto kushte, peng-kryetari ka thirrur në ndihmë si mbështetjen mediatike të njerëzve të Ramës, ashtu dhe ndihmën e vonesave proceduriale, madje deri në shqyrtim të ndihmës së Ramës me anë të Gjykatës ku ka ndërmend të ankimojë shkarkimin e tij nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PDsë.

Ajo që nuk mund të fshihet më është se peng-sharlatani do tentojë të rrijë si nyje me vendim të Gjykatës së Ramës, ndërsa baza dhe votuesit e PD-së e kanë marrë tàshmë vendimin e tyre të shprehur haptazi ke sondazhi që Basha e ka përpara në zyrën e tij…

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Dashuria e ndaluar me vendim qeverie”/ Beteja për Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

Nga Sabah Jemishta

Unë i njoh personalisht të dy, edhe Berishën, edhe Bashën. Kam punuar me të dy.

Kur amerikanët ushtronin presion ndaj Berishës President dhe Kryeministër i kam mirëkuptuar me mendimin se po ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë shqiptare, duke mos lejuar një njeri të vetëm të përdorë të gjitha pushtetet.

Kur shoh amerikanët e pas 2013- tës që hoqën çdo maskë diplomatike për t’i dhënë Edi Ramës pushtetin e një mbreti absolut të kohës së mesjetës dhe mbyllën sytë dhe veshët edhe përballë krimeve të tilla si mbjellja e gjithë Shqipërisë me drogë, manipulimi dhe blerja e zgjedhjeve, megakorrupsioni i PPP- ve, kapja e gjithë institucioneve të shtetit nga një person i vetëm, shkelja e përditshme e të drejtave dhe lirive të njeriut, bashkëpunimi hapur me krimin e organizuar etj, atëherë mu krijua bindja se gjëja që më pak ju interesonte amerikanëve në Shqipëri, është demokracia dhe funksionimi i saj.

E vetmja shpresë që të rikthehet demokracia në vend, mbetet Partia Demokratike, sidomos, pas rezultatit zhgënjyes të partive dhe nismave të reja në zgjedhjet e fundit.

Çorbën paszgjedhore në PD, duke shpallur non grata Berishën, e gatuan me qëllimin e vetëm, që PD të mos reagonte për masakrën zgjedhore të prillit dhe të bëhej qingji i qeverisë, siç dhe u bë, me vendimet allasoj të Bashës.

Demokratët dhe gjithë njerëzia, edhe socialistët, prisnin që PD të reagonte për farsën zgjedhore, por ndodhi e kundërta.

Pse Basha nuk reagoi fare për zgjedhjet, por shkoi si qingj në kuvend duke stërdëgjuar me përkushtim të plotë pordhët e Edi Ramës?

Ai nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë. Ky quhet bashkëpunim në krim dhe demokratët nuk mund dhe nuk duhet ta kapërdijnë këtë.

Rruga që po ndjek Berisha me Foltoren e tij, është një mundësi statutore për të çliruar PD nga Kryetari që ka vepruar në kundërshtim me interesat bazike të anëtarësisë së saj.

LEXO EDHE:  Taulant Balla dorëzoi dosjen e kuqe/ Çfarë e pret Bashën në “Opinion”

LEXO EDHE:  Kikia në Opinion: Isuf Kalo e zhvesh Enver Hoxhën nga përgjegjësitë e diktaturës



Që nga tradhëtia që i bëri Çadrës në 2017, Basha ka humbur mundësinë për të qenë Lider i PD. Me sjelljen e tij politike pas zgjedhjeve të grabitura të prillit, ka humbur dhe të drejtën de facto dhe de jure për të qenë Kryetar i PD-së.

PD duhet të mbetet një forcë politike shqiptare me orientim euroatlantik, siç është krijuar, me qëllim të mbrojë demokracinë dhe interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Gjithë lufta që bëhet kundër saj, qoftë nga komunistët me Edin në krye, qoftë nga misionarët e tjerë, është të zhbëjnë dashurinë për vendin dhe qendresën ndaj kujtdo për interesat imediate të shqiptarëve në rajon.

Edi Rama me vendim qeverie e ka ndaluar dashurinë për atdheun duke e cilësuar atë si primitive dhe të kaluar. Edhe shoqja Kim e quan të shkuar. Lufta bëhet që Jugosllavia e Re të jetë atdheu i shqiptarëve.

Zoti Basha, të lutem jep dorëheqje, pasi askush nuk beson më që ti mbron dhe lufton për interesat shqiptare, gjë për të cilën të kemi zgjedhur!

Nëse nuk jep dorëheqje, demokratët do të heqin, jo se janë antiamerikan, por ngaqë janë proshqiptarë. Sikur është për amerikanët Amerika e para, për ne është Shqipëria e Para.

Mos u fshih pas gishtit! Nuk do të bëhet Berisha Kryetar i PD-së. Berisha ka rolin dhe kontributin e vet , siç e ke dhe ti. PD është e demokratëve, ata e vendosin kush do t’i drejtojë. As nuk e vendos ti , as Berisha. Ti mund t’i ndihmosh duke u larguar. Misioni yt, jo ai që shkrove libër, por misioni yt i vërtetë ka mbaruar.

Mos dëgjo ata lëpirësit që ke mbledhur dhe presin çdo ditë të bashkëqeverisësh me Edi Ramën; as që të thonë se po u largove ti, nuk ka kush e drejton partinë.

PD, pothuajse në çdo pallat e ka nga një si ti.

Suksese në jetë!

LEXO TE PLOTE