Connect with Us

Trafiku i drogës nga drejtues policie dhe prokurorë/ Gazetari jep alarmin për shkatërrim të hetimeve

Kronika

Trafiku i drogës nga drejtues policie dhe prokurorë/ Gazetari jep alarmin për shkatërrim të hetimeve

Publikuar

-

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë “Shpirti”, dyshohet se do të rezultojë një flluskë sapuni.

Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu ka ngritur dyshime se ky operacion mund të dështojë në Gjykatë.

Sipas tij, gjyqtarët shqiptarë nuk kanë ditur asnjëherë të menaxhojnë kaq shumë të pandehur në një proces të vetëm gjyqësor.

Unë jam i shqetësuar nga operacioni i fundit për dy gjëra. E para sepse nuk kam parë kurrë më parë, të përfundojë një proces gjyqësor të përfunfojë kur të pandehurit janë më shumë se 4, jo kaq shumë sa janë në këtë moment. Janë po këta prokurorë që kanë qenë më parë edhe në prokuroritë e rretheve, te krimet e rënda, në SPAK. Nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë rezultat të kënaqshëm kur ka shumë të proceduar penalisht”, është shprehur Bregu në emisionin “Absolut 4”.

Ai ka risjellë raste të tjera të ngjashme, kur të arrestuatir kanë qenë të shumtë dhe në fund nuk është kuptuar se çfarë ka ndodhur me ta.

“Mund ti referohemi të fundit fare “Volvos”, u arrestuan shumë vetë. Në fund fare nuk morëm vesh asnjë gjë çfarë u bë me këtë. Po të shkojmë akoma më në kohë është Gërdeci. Me aq shumë të pandehur, kemi dy të dënuar. Gjyqtarët shqiptarë nuk kanë ditur asnjëherë të menaxhojnë kaq shumë të pandehur në një proces të vetëm gjyqësor, ose hetim të prokurorisë”, është shprehur më tej Bregu.

LEXO EDHE:  Probleme me deklarimin e pasurinë/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Donika Prelës

Sipas gazetarit, nuk janë zyrtarët e policisë apo prokurori i arrestuartë vetmit që mund të akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës, pasi steak shkon më lart, deri në Qeveri tek Kryeministri Edi Rama.

“Kemi një drejtor policie, i cili duhet të mbikëqyrte trafikun e drogës, një drejtues vendor, një prokuror, një shef policie tjetër në Fier, çfarë kërkojmë më nga një strukturë?

Për ta ulur dhe për të kërkuar dënimin ndaj këtyrë personave. Jo, steka shkon direkt dhe të gjithë akuzojnë kryeministrin Edi Rama. Në këtë mes, ashtu si edhe në histori të tjera, kur akuzat bëhen personale ndaj kryeministrit, çdo gjë shuhet. Jam 100% i bindur, që ata që kanë pushtet në këtë histori do t’ia hedhin paq. Media ose shoqëria në tërësi, të gjithë sot kërkojnë rihapjen e dosjes së Tahirit ose të çojnë si të pandehur kryeministrin.

Askush nuk kërkon, ky prokurori pse kaloi në arrest shtëpie se u kap në flagrancë, ky drejtori, i cili është strumbullari pse kaloi në arrest shtëpie. Nga arrest shtëpie do kalojë në detyrim paraqitje. Në fund fare do kemi një burgim në kohën e paraburgimit. Nuk do kemi një burgim real”, ka thënë më tej Bregu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Cërrik/ Shoferi në gjendje të dehur, humb kontrollin e mjetit dhe plagoset

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatin Banjë, ku shtetasi me inicialet B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke mbetur i plagosur.

 “Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik,  duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA.al



LEXO EDHE:  Probleme me deklarimin e pasurinë/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Donika Prelës

LEXO EDHE:  “Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Kavajë/ I doli zjarri jashtë kontrollit, humb jetën në luftë me flakët 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Kavajë.

Mësohet se një 59 vjeçar me inicialet R.P, duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Kavajë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

LEXO EDHE:  Zbulohet mesazhi që Haki Çako u dërgoi sot efektivëve të Policisë në protestë

LEXO EDHE:  “Berisha rrotë k***”/ Rama flet për deklaratën që bëri bujë: E kam thënë…

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në shtëpinë e pabanuar

Publikuar

-

Nga

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur dy armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm një banesë pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.

LEXO EDHE:  Zbulohet mesazhi që Haki Çako u dërgoi sot efektivëve të Policisë në protestë

LEXO EDHE:  Probleme me deklarimin e pasurinë/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Donika Prelës

Banesa është në pronësi të shtetasit, F. Ibi në lagjen e quajtur “Kala”.



Teksa kanë nisur hetimet, janë siguruar dhe kamerat e një banese për t’i hedhur dritë ngjarjes dhe për të zbuluan personin qe ka hedhur armën në banesën e mbyllur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE