Connect with Us

Shqetësimet për variantin Delta/ Gjermania dhe Britania zbusin masat mbrojtëse

Bota

Shqetësimet për variantin Delta/ Gjermania dhe Britania zbusin masat mbrojtëse

Publikuar

-

Megjithë shqetësimet për variantin Delta, Gjermania dhe Britania zbusin masat mbrojtëse

Gjermania njoftoi të martën se ka reduktuar kufizimet e udhëtimit me Britaninë dhe katër vende të tjera si rezultat i përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

Instituti i shëndetit publik në Gjermani tha se i ka kategorizuar Britaninë, Portugalinë, Rusinë, Indinë dhe Nepalin një shkallë më poshtë në renditjen e rrezikut: nga “zona me variant shqetësues” në “zona me përhapje të madhe”.

Kjo nënkupton se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë të rrinë në karantinë nëse mund të vërtetojnë se kanë bërë vaksinën kundër COVID-it. Ata që nuk janë vaksinuar duhet të respektojnë një periudhë 10-ditore karantine. Periudha mund të reduktohet në pesë ditë nëse personi rezulton negativ në analizat për COVID.

Të hënën Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se qeveria ka si synim të heqë më 19 korrik masat izoluese, të vedosura pas shfaqjes së variantit Delta që është shumë më ngjitës.

Zoti Johnson tha se maskat dhe distancimi fizik në mjedise të brendshme nuk do të jenë më të detyrueshme, por shtoi se bizneset në mënyrë individuale mund të vendosin t’i kërkojnë këto protokolle mbrojtëse.

Ai tha se vendimi përfundimtar për rihapjen do të merret javën e ardhshme.

Ndërkaq, Pallati Mbretëror i Britanisë njoftoi të hënën se Dukesha Kate është në vetë-karantinë pasi kishte qenë në kontakt me një person që më pas rezultoi pozitiv për koronavirus.

Në zhvillimet e fundit në frontin e vaksinave, Japonia njoftoi se do të dhurojë këtë javë 1.1 milionë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca për Tajvanin. Kjo dërgesë pason një sasi prej 1.24 milionë dozash që Japonia i dhuroi Tajvanit një muaj më parë.

LEXO EDHE:  Reuters artikull për pandeminë/ Corona u përhap në Itali e Europë që në shtator 2019

Ky vend-ishull ka qenë një ndër historitë e pakta të suksesit në rrjedhën e pandemisë, pasi arriti ta vërë nën kontroll shumë shpejt infeksionin duke rezultuar në ritme shumë të ulëta në përhapje dhe viktima. Por papritur e gjen veten përballë një vale infeksionesh për të cilat ka fajësuar ekuipazhet e avionëve të kompanisë shtetërore kineze China Airlines si dhe një vatër me të identifikuar në një hotel në Aeroportin Ndërkombëtar Taoyuan.

Vende të tjera, në përpjekje për të shtuar numrin e të vaksinuarve po hyjnë në marrëveshje duke krijuar aleanca praktike.

Izraeli dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar shkëmbimin e një sasie të barabartë vaksinash. Në bazë të marrëveshjes, Izraeli do t’i dërgojë Koresë së Jugut në fund të muajit 700,000 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa Koreja e Jugut do t’i dërgojë Izraelit një sasi të njëjtë vaksinash Pfizer në shtator.

Përhapja e variantit Delta, të identifikuar për herë të parë në Indi ka çuar në shtim të ritmeve të infeksioneve në mbarë botën. Indonezia tha të hënën se po kërkon furnizime me oksigjen pasi ka pasur rritje të shtrimeve në spital si rezultat i variantit Delta.

Në Luksenburg, zyrtarët thanë të hënën se kryeministri 48-vjeçar Xavier Bettel është në gjendje të rëndë, por të stabilizuar, pasi u sëmur me COVID-19. Ai rezultoi pozitiv pas një takimi dy ditësh me udhëheqës të BE-së në Bruksel.

Nga pandemia e koronavirusit janë konfirmuar mbi 185.1 milionë infeksione në shkallë globale, ndër to 3.9 milionë me pasoja fatale, sipas Universitetit Johns Hopkins. Deri tani janë bërë 3.2 miliardë doza vaksine në mbarë botën./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

CDC miraton doza përforcuese të vaksinës Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve miratoi dozat përforcuese të vaksinës Pfizer për disa grupe individësh që i kanë bërë dy dozat e vaksinimit para të paktën gjashtë muajsh.

Punonjësit e vijës së parë, mësuesit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të tjerë, puna e të cilëve i ekspozon më shumë ndaj virusit, do të jenë në gjendje të marrin dozën përforcuese, ashtu si edhe personat 65 vjeç e lart, banorët e shtëpive të të moshuarve dhe të tjerë, të moshës 50 deri në 64 vjeç, që janë të rrezikuar.

Drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky shtoi punonjësit e vijës së parë të enjten vonë në listën e përgatitur nga paneli këshillues i qendrës, mes atyre që kanë të drejtën për të marrë dozën përforcuese.

LEXO EDHE:  A do të shkojmë përsëri në mbyllje nëse vazhdon rritja e rasteve me Covid-19?/ Silva Bino tregon se çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  “Lërini të qetë hajdutët që ju qeverisin!’/ Dasho del me reagimin e fortë, zbulon ‘vjedhjet’ në emër të pandemisë



Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi të mërkurën një dozë të tretë të vaksinës Pfizer për personat 65 vjeç e lart, ata në rrezik të lartë për sëmundje të rënda dhe personat që janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj koronavirusit.

Agjencia Evropiane e Barnave tha të enjten se planifikon të vendosë në fillim të tetorit nëse do të miratojë një dozë të tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për personat mbi moshën 16 vjeç.

Agjencia e BE-së miratoi fillimisht një proces me dy doza, por tha se infeksionet mes të vaksinuarve kishin shtuar urgjencën për rishikimin e një doze të tretë për njerëzit 16 vjeç e lart, gjashtë muaj pasi janë vaksinuar plotësisht./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ulen ndjeshëm rastet me Covid në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë katër persona ndërsa janë konfirmuar 84 raste të reja.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë testeve.



Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 786 pacientëve dhe vaksinimin e gati 16 mijë qytetarëve. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

LEXO EDHE:  Ekziston një epidemi që përkeqëson koronavirusin dhe kjo është ajo që hamë

LEXO EDHE:  Rritet frikshëm numri i të prekurve nga Covid-19 në Greqi/ Shkon në 624 numri i të infektuarve, 15 viktima

“Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411. Në total numri i rasteve aktive është 5.371”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Një kapitull i ri/ Shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e votimit këtë të dielë. Katër syresh rrëfejnë për DW për motivet dhe rrugëtimin e tyre në Gjermani.

Këto ditë Kastriot Krasniqi e ka kalendarin plot. Paradite në punë, në një kompani sigurimesh, pasdite në fushatë. 29-vjeçarit të lindur në Kosovë i duhet të sqarojë në këto takime jo vetëm politikën që përfaqëson, por shpesh edhe se si shqiptohet emri që shihet këto ditë në posterat e qarkut Rheinisch-Bergisch. “Unë e them me shumë kënaqësi që jam nga Kosova”, thotë Krasniqi në një intervistë për DW. “Është pjesë e identitetit tim të dyfishtë gjerman dhe kosovar”.

Krasniqi ka ardhur në Gjermani në moshën dyvjeçare. “Ndoshta ka qenë pikërisht përvoja si fëmijë refugjatësh, në vitet ’90, ajo që ma ka rritur ndjeshmërinë për t’u angazhuar kundër padrejtësive”, hamendëson Krasniqi, teksa rrëfen për DW rrugëtimin e tij në partinë socialdemokrate (SPD), ku ka hyrë në moshën 14-vjeçare dhe sot është nënkryetar i degës së qytetit Bergisch Gladbach.

Kastriot Krasniqi, 29 vjeçar, kandidat i drejtpërdrejtë i socialdemokratëve në zonën Rheinisch Bergischer Kreis

Respekt, ky është slogani me të cilin, kandidati kryesor i kësaj partie, Olaf Scholz, kërkon votën e gjermanëve. Qarku i Krasniqit, i cili ndodhet në landin e kandidatit kryesor të CDU-së, Armin Laschet, është një bastion i CDU-së, prej vitit 1972. Por simpatia për këtë parti vitet e fundit ka rënë. Shanset që Krasniqi të dalë fitues kundrejt rivalit kristdemokrat, një profesor ekonomie që është deputet në Bundestag, nuk janë shumë të mëdha. Por Krasniqi është i qetë: 50 me 50 për qind thotë ai.  Nëse Krasniqi do të dalë fitues, ai do të jetë kosovari i parë, madje shqiptari i parë, që hyn në Bundestag si deputet.

“Uau, do guxosh vërtetë?”

Krasniqi është njëri nga gjithsej katër gjermanët me prejardhje shqiptare që DW zbuloi në listën e mbi 6000 kandidaturave për Bundestagun e 20-të. Tre të tjerët kandidojnë nëpërmjet listave. Njëri prej tyre, Kolë Gjoka, kandidon për herë të dytë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai kishte qenë shqiptari i parë që kishte marrë guximin të ofrohej për të përfaqësuar në Berlin qytetarët e Elmshornit,, qytezës në veri të Gjermanisë, ku ai banon prej 25 vjetësh,

Kolë Gjoka në intervistë me DW

“Uau! vërtet do guxosh?”, ishte reagimi i kolegëve të partisë së tij, Unionit Kristdemokrat, kur ua prezantoi idenë. për herë të parë. Këtë pyetje Kolë Gjoka e kishte dëgjuar edhe një herë tjetër. Vite më parë, kur donte të blinte servisin e automjeteve, që tani i përket atij. I lindur dhe i rritur në Mirditë, shkolluar si ushtarak dhe inxhinier në Tiranë, 51-vjeçari e përshkruan veten si dikush që po pati një ide, nuk e lë pa e realizuar.

Një shenjë për mërgimtarët

Të guxosh të dalësh mbi kolegët e partisë e të garosh kundër tyre, nuk është diçka e lehtë. Por Kolë Gjoka nuk donte të ishte një numër në parti, që vetëm ngre dorën dhe  tund kokën, kur të tjerët marrin vendime.  Tani ai është kryetar i degës së CDU-së në Elmshorn dhe sërish ka guxuar të kandidojë. Shanset që të fitojë këtë radhë janë edhe më të pakta: Kjo falë rënies që pritet të pësojë CDU-ja pas largimit të kancelares Mekel, por edhe sepse CDU-ja tani ka vendosur kuota për gra, çka e zhvendosi Gjokën në numrin 33 nga 19 që ishte në zgjedhjet e mëparshme.

Kolë Gjoka në një bisedë me kancelaren gjemrane Angela Merkel

Gjoka i njeh mirë sfidat që i dalin përpara një mërgimtari: “Kur erdha në vitet ’90 në Gjermani, si refugjat, nuk kishte as skuadra mikpritjeje e as kurse integrimi për azilkërkuesit”, kujton Kolë Gjoka, në një intervistë me DW. Muajt e parë i kalova duke “trokitur derë më derë te sipërmarrjet e qytetit për të kërkuar punë”. Dikur, njëra nga këto porta iu hap, në kompaninë e servisit të makinave, ku pas dy vjetësh, do të bëhej menaxher e më pas pronar. Sipërmarrësi shqiptaro-gjerman, i cili tashmë është emëruar prej Ambasadës së Shqipërisë edhe konsull nderi për Gjermaninë Veriore, angazhohet në mënyrë të veçantë për komunitetin shqiptar edhe si nënkryetar i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Përfaqësimi më i ulët se realiteti

Integrimi i migrantëve është një temë që në këtë fushatë elektorale është trajtuar shumë pak, megjithëse si çështje nuk është kapërcyer ende. Sipas censusit të vitit 2019, mbi një e katërta e qytetarëve të Gjermanisë kanë një sfond mërgimi. Platforma informative MEDIENDIENST Integration, thotë se migrantët përbëjnë 12 përqind të elektoratit të sotëm. Një përqindje kjo që nuk pasqyrohet në përbërjen e parlamenteve aktuale.

Salla Plenare e Bundestagut, vetëm 8,2 përqind e deputetëve janë me sfond mërgimi

Në Bundestagun e dalë prej vitit 2017 ishin vetëm 8,2 përqind e deputetëve me sfond mërgimi. Madje grupi parlamentar i CDU/CSU-së ku aspironte të merrte pjesë Gjoka kishte pjesëmarrjen më të ulët të migrantëve, me 2,3%. Edhe grupi parlamentar i partisë së djathtë populiste, AfD, Alternativa për Gjermaninë, kishte me 8,7% një përfaqësim mbi mesataren të gjermanëve me sfond mërgimi. Të majtët zënë vendin e parë (18,8%), pasuar nga të Gjelbrit (14,9%) dhe socialdemokratët (9%). Liberalët janë të parafundit me 6,7%.

Gjermanët me sfond mërgimi, jo vetëm që janë më pak të përfaqësuar në parlamente, por edhe pjesëmarrja e tyre në votime është më e ulët (65 Përqind në zgjedhjet e vitit 2017), në krahasim me gjermanët pa sfond mërgimi (85,8 për qind). Kjo del në pah nga një studim i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Mërgim dhe Integrim. (SVR)



Mungon tradita e angazhimit politik

Por nuk është rastësi që qytetarët me sfond mërgimi nuk përfaqësohen në parlamente. Konkurrenca është shumë e madhe, dhe sa të arrish të fitosh një mandat të drejtpërdrejtë, ose një vend të mirë në listat e landeve, duhet të kesh lënë pas një rrugë të gjatë aktivizimi.

Aferdita Suka, garon për të Gjelbrit me mandat të drejtpërdrejtë si deputete në Parlamentin e Berlinit duke shpërndarë prospekte në lagjen e saj Tempelhof.

LEXO EDHE:  ‘Po i mbushin pacientët me antibiotikë’/ Mjeku kritikon kolegët: Mjekimet duhet të fillojnë pas ditës së 10

LEXO EDHE:  U nis për kurim në Turqi pas infektimit me Covid/ Myftiu i Shkodrës mesazh nga spitali: E mira do e mundë të keqen!

Afërdita Suka e ka bërë këtë rrugë, para se të bëheshe kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. “Merr kohë derisa të krijosh një rrjet mbështetës, dhe veç kësaj, shumë migrantö nuk kanë aq vetëbesim edhe pse vetë mund të jenë më të aftë se gjermanët. pa sfond mërgimi. Sepse mungojnë shembujt frymëzues, thotë Suka. për DW teksa shpërndan  prospektet me fytyrën e saj në ballinë.

Renate Künast, ish ministrja e konsumatorëve në qeverinë e Schroederit është mbështetese e Afërdita Sukës Këtu në një takim elektoral në një kopësht mësimor në Berlin Tempelhof.

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron tt’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, është ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e  mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandion në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal. “Për mua Afërdita,është Afërdita, që është angazhuar prej vitesh në politikat komunale të të gjelbërve”, thotë Künast. e cila e ka mbsöhtetur atö edhe me programe mentoriimi. “Por fakti që ajo është nga Kosova, është i dorës së dytë”, thekson deputetja gjermane.

Model për mërgatën shqiptare

Ndryshe e shohin këtë shqiptarët në Berlin. Dr. Sahadete Limani-Beqa, komunikologe dhe menaxhere në klinikën kardiologjike Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen, sheh te Afërdita Suka një model për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane. “Ajo na dëshmon se ne mund të jemi jo vetëm zbatues të politikave, por edhe vendimmarrës politikash nëse angazhohemi si qytetarë te këtij vendi.”, thotë Dr. Limani-Beqa për DW. Ajo ka organizuar një sërë aktivitetesh  në kuadër të fushatës elektorale të Afërdita Sukës. “Ne e mbështesim Afërditen edhe si një grua dhe nënë, sepse  grate nuk jane ende të përfaqësuara si duhet në poste udhëheqëse”, thotë Dr. Limani-Beqa.

Dr. Sehadete Limani,-Beqa, e treta nga e majta, ka organizuar një sërë aktivitestesh mbështeteëse për Affërdita Sukën. Këtu në kuadër të një leximi nga libri i LIri Luonjës “Larg dhe mes njerëzish”, Botimet PA, organizuar nga drejtoresha Feride Berisha (e para në të majtë).

Afërdita Suka kandidon në një lagje që nuk është shumë e banuar nga shqiptarët. E prapë ajo u befasua me mbështetjen e madhe që i erdhi nga komuniteti shqiptar.

Elektorat në rritje 

Një përkrahje e ngjashme në Hamburg  bëri që në zgjedhjet për senatin, në shkurt 2020, gjermano-kosovari me prejardhje shqiptare, Sami Musa, të ngjitej si me katapultë në listën e deputetëve të senatit, ndër të tjera falë votave të elektoratit shqiptar të zonës së Harburgut. Pa të, Musa nuk do të kishte shans të hynte në parlament, sepse ishte i 56-ti në listë. Në shtypin vendor, ngjitja e menjëhershme e Sami Musës, u konsiderua si surpriza më e madhe e zgjedhjeve të landit. Shumë gjermanë me prejardhje shqiptare, asokohe morën pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Sipas platformës Mediendienst Integration, elektorati me sfond mërgimi sa vjen e rritet, falë edhe ndryshimi të ligjit të shtetësisë që hyri në fuqi në vitin 2000. Qeveria Federale e atëhershme e përbërë nga socialdemokratët dhe të gjelbrit, vendosi që shtetësia të përcaktohej jo vetëm nga prejardhja e prindërve, por edhe nga vendlindja. Pra, kush do të lindej në Gjermani nga viti 2000 e tutje do të merrte automatikisht edhe shtetësinë gjermane. Brezi i parë i këtyre migrantëve të shkallës së dytë voton këtë herë për herë të parë.

Disa syresh madje kandidojnë.

Dafina Berisha,21 vjeç ëshsët kandidatja më e re socialdemokrate në listën e Hamburgut

Dafina Berisha,  për shembull, 21 vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, tani kandidon për  Bundestag, e zgjdhur nga socialistët e rinj. Në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në partinë socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste,  Alternativë për Gjermaninë (AfD). AfD-ja kishte arritur të ishte forca e tretë në parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.

Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe  siç i shpjegoi ajo DW, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe edhe sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë. “Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë.. Prandaj edhe ajo i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman me një videoklip në shqip të shpërndarë në media sociale. Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”.

Pesë emra shqiptarësh garojnë të dielën për të përfaqësuar zonat e tyre elektorale në Berlin, në Bundestag ose në Parlamentin e Berlinit.  Naim Krasniqi, i lindur në Kosovë në vitin 1987, me banim në Mynih. është kandidati i pestë. Ai angazhohet për një parti prokristiane që quhet Bündnis C (Aleanca C – Të krishterë për Gjermaninë), një parti e vogël, e krijuar qysh në vitin 1989, por që deri tani nuk e ka kaluar dot pragun e 5 përqindëshit që nevojitet për të hyrë në parlamentet gjermane. Edhe nëse asnjëri prej këtyre pesë emrave  nuk do arriië të mbledhë votat e nevojshme për të dalë fitues, një gjë mund të thuhet me siguri: ata kanë hapur një kapitull të ri në historinë e diasporës shqiptare në Gjermani, atë të kalimit nga migranti pasiv në një qytetari që kërkon pjesëmarrje aktive në ligjvënie.  /DW

LEXO TE PLOTE