LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Ballanca: Organet e reja do të duhet t'i tregojnë publikut se janë jashtë ndikimit politik

6 Korrik 2021, 20:36, Politikë CNA
Reforma në Drejtësi/ Ballanca: Organet e reja do të duhet

Avokatja e popullit Erinda Ballanca thotë se pesë vitet e ardhshme të reformës në drejtësi do të jenë të vështira. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca tha se organet e reja do të duhet t’i tregojnë publikut se janë jashtë ndikimit politik.

“Vështirësitë janë jo të vogla. Së pari do të duhet që organet të ngrihen mbi pritshmëritë, të tregojnë lidership. Organet që u krijuan treguan karakteristikat e shoqërisë shqiptare. Ne nuk kemi atë shoqëri të emancipuar që te ngrihet përtej interesit vetjak dhe të marrë një vendim sepse ajo është më e mira e ligjit. Ende organet e krijuara rishtaz nuk kanë rezultuar që të gëzojnë besimin e publikut se ato janë jashtë ndikimit politik dhe se janë duke kryer atë që është më e misa sa i përket zbatimit te reformës në drejtësi apo krijimit të një drejtësie që ne duam. Dhe kur them këtë e them për të tëra organet.” – tha Ballanca.

Ndërsa analisti Afrim Krasniqi tha se kryefjalë e pesë viteve të ardhshme do të jetë Spak-u.

” Headline në këto vite do të jetë Spak- u dhe gjithcka që lidhet me Spak. Por problemi i madh është rasti i ish ministrit të brendshëm. Ne shohim që një proces i thjeshtë zgjat 3 vjet dhe ende nuk ka një vendimmarrje. Imagjinoni sa vështirë do jetë dhe me strukturën e re dhe për shkak të procedures, per shkak të mungeses së prokurorit, gjyqëtarit… qe dosjet vip te marrin zgjidhje finale dhe vërtetë të përballen me drejtësine.”– tha Krasniqi në Përballë.

Lajmet e fundit nga