Connect with Us

Pas Top-Blush inceneratorit/ Del në aksion “Irfan Landfilli”

Politikë

Pas Top-Blush inceneratorit/ Del në aksion “Irfan Landfilli”

Publikuar

-

Thellohet skandali me inceneratorin e Fierit/ Faktet, “këmbanë alarmi” për SPAK

Çështja e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit apo edhe Landfillit të Sharrës, shoqëruar së fundi edhe me skandalin e mbetjeve në Durrës, ku janë stisur disa veprime të mbështetura edhe mediatikisht për tendera që shkojnë deri në 15 milionë euro, apo edhe milionat që shkojnë për Landfillin e Sharrës, është ndoshta një ndër aferat më skandaloze në Shqipëri.

Dhe media “avokate” e këtij koncesioni, e cila mund të quhet afera e shekullit, ka qënë televizioni kombëtar Top Channel.

CNA.al ka vërtetuar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive ortakërinë e drejtorit të Top Channel Ben Blushi dhe aksioneres së këtij telvizioni, Vjollca Hoxha, me pronarët e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri.

CNA.al tregoi me dokumente zyrtare sesi pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ishin bashkëortakë me bashkëshorten e Ben Blushit, në një kompani të ndërtuar në Bullgari. Kompania quhej EM Capital Group AD, dhe kishte tre aksionerë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.(Lexo këtu).

Gjithashtu CNA.al, nëpërmjet dokumenteve zyrtare tregoi edhe lidhjen me median. E njëjta kompani, pra EM Capital Group AD, vjen në Shqipëri dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel. (Lexo këtu)

Më tej, CNA.al zbuloi një tjetër kompani, ku Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha, dilnin hapur në ortakëri me pronarët e inceneratorëve. Kompania quhet KUDO PAY, dhe aksionerë janë Vjollca Hoxha, Ben Blushi, dhe Stela Gugallja, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të Mirel Mërtirit.(Lexo këtu)

Pra, skema është mjaft e qartë. Qeveria u jep para pronarëve të inceneratorëve dhe këta të fundit paguajnë median.

Por, nga ana tjetër mesa duket Top Channel, nuk është i vetmi.

Pas, Topit të inceneratorëve, në skenë ka dalë edhe “Irfan Landfilli”.

Mediat e Irfan Hysenbelliut kanë filluar një betejë, gjasme morale dhe shqetësim qytetar në lidhje me mbetjet në Kavajë.

LEXO EDHE:  Shpërthen automjeti në Tiranë

A thua për kaq vite sa ekziston si media, nuk ka pasur sy e veshë të shikojë situatën e mbetjeve, por “rastësisht” u kujtuan tani. Dhe ka filluar me vrap, njëlloj si Top Channel, të tregojë se ku mund të ketë inceneratorë apo landfille.

Ashtu siç ndodhi me Durrësin, ndoshta tani mund të ndodhë edhe me Kavajën.

Për çështjen e Durrësit u përdor Top Channel Top Story, dhjetëra kronika për Porto Romanin, ku sipas kalkulimeve gjysma e shumës së dhënë është një fitim neto.

Për Durrësin u gjet si zgjidhje, që mbetjet të çoheshin te landfilli I Sharrës, se incinerator nuk ka hic, edhe pse pretendohet se është I tillë.

Dhe e njëjta skemë, duket se do të përdoret edhe për Kavajën. Vetëm se këtë herë “avokati” public nuk është Top Channel, por News 24.

Pra, një herë ishte Top-inceneratori, dhe pastaj vjen “Irfan Landfilli”.

Mbetjet janë të hedhura në Kavajë, ngrihet si shqetësim publik nga mediat e Irfan Hysenbelliut dhe më pas zgjidhja duket e qartë.

Bëhet një tender, disa fonde dhe këto mbetje dhe përpunimi i tyre. Dhe tashmë gjysma, për të mos thënë 70% e mbetjeve të Shqipërisë, i mbulon Klodian Zoto, Stela Gugallja, dhe bashkëjetuesi i saj Mirel Mërtiri, tashmë në ortakëri edhe me media private. Dhe Mesa duket Top Channel, nuk është i vetmi./CNA.al

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Qeveria pranon aferën e inceneratorëve/ Nuk shkon të përballet

Skandali-Shteti në shërbim të inceneratorëve/ Zbulohet skema korruptive, si grabiten qytetarët e Tiranës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Mos të fryhet tullumbaci kot”/ Taulant Balla imiton kryeministrin Rama

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për media ka folur rreth qëndrimit të opozitës në lidhje me mbledhjet e komisioneve.

Ai është përpjekur të flasë me gjuhën e kryeministrit Edi Rama para mediave, duke bërë gjestet e tij apo dhe batuta të stilit të tij.



Sipas tij, opozita duhet të gjejë arsye të tjera për të kundërshtuar, pasi mbledhjet do të zhvillohen në të dyja format e parashikuara, njësoj siç ndodh edhe në vende të tjera.

LEXO EDHE:  “Më ka bërë magji”/ Vjehrra denoncon nusen në Tiranë

LEXO EDHE:  Banorët e Durrësit kalojnë të tmerruar natën jashtë/ Mediat raportojnë propagandën e qeverisë

Do të ketë komisione që do të ketë mbledhje onlin ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike në distancë. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për t’u shqetësuar. Mos të fryhet tullumbaci kot”, ka thënë Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po vritet parlamentarizmi”/ Balla i përgjigjet Opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozitës, e cila pretendon se vendimi për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare, është cënim i parlamentarizmit dhe demokracisë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se mbledhjet do të zhvillohen online, por kur ka diskutime për çështje të rëndësishme, mbledhjet do zhvillohen në sallat e Kuvendit, ku ka kushtet e përshtatshme për të ruajtur distancimin fizik.

Do të ketë komisione që do bëjnë mbledhje onlinë ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike, duke ruajtur distancën. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar. Në një punë normale, ashtu si zhvillohet edhe ne vende të tjera si Budenstagu Gjerman, e njëjta gjë po bëhet në Shqipëri. Mos fryhet tullumbaci kot. D Mbledhjet e rëndësishme do bëhën sipas formatit tradicional. Do ketë mbledhje edhe online edhe fizike”.-tha Balla./CNA.al



LEXO EDHE:  Ben Blushi po zgjon Fashizmin /Nga Frrok Çupi

Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deputetët do të vaksinohen me detyrim”/ Balla mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

balla, ps, cna, lajme, politike, qeveri, kabinet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, do të vaksinohen me detyrim.

Balla tha se është rënë dakort edhe me Opozitën, që të vaksinohen të gjithë deputetët.

Gjithashtu ai i drejtoi dhe një mesazh të fortë qytetarëve, duke iu kërkuar që të vaksinohen.

LEXO EDHE:  Zhduket 12 vjeçarja në Durrës/ E ëma ngre alarmin: Nuk e di kush po ma mban vajzën

LEXO EDHE:  Shpërthen automjeti në Tiranë



Ramë dakort për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky është një mesazh shumë i mirë që Kuvendi i Shqipërisë u jep sot qytetarëve. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.

Sidomos studentëve, të gjithë duhet të vaksinohen”-tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE