Connect with Us

Parcela me kanabis në Tropojë/ E pësojnë keq dy kryepleq dhe dy inspektorë

Kronika

Parcela me kanabis në Tropojë/ E pësojnë keq dy kryepleq dhe dy inspektorë

Publikuar

-

cna lajme kronike

Në kuadër të kontrolleve nga ana e policisë për evidentimin e parcelave me kanabis, janë proceduar penalisht

Dy kryepleq fshatrash dhe dy inspektorë janë proceduar penalisht, nga policia, pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim. Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

LEXO EDHE:  Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon arrest me burg për të akuzuarit

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë, B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Cërrik/ Shoferi në gjendje të dehur, humb kontrollin e mjetit dhe plagoset

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatin Banjë, ku shtetasi me inicialet B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke mbetur i plagosur.

 “Më datë 26.09.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik,  duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA.al



LEXO EDHE:  2 persona në pranga për 10 doza kanabis, njëri i dënuar për vjedhje

LEXO EDHE:  2 persona në pranga për 10 doza kanabis, njëri i dënuar për vjedhje

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Kavajë/ I doli zjarri jashtë kontrollit, humb jetën në luftë me flakët 59-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Kavajë.

Mësohet se një 59 vjeçar me inicialet R.P, duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Kavajë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

LEXO EDHE:  Video-Policia me “dorë të hekurt”/ Arrestohen 35 persona

LEXO EDHE:  Tiranë/ Arrestohet efektivi i Policisë, trafikonte kokainë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në shtëpinë e pabanuar

Publikuar

-

Nga

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur dy armë të tipit model 56, kalibër 7.62mm një banesë pronari i të cilës jeton prej vitesh në Angli.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa dyshohet se armët janë hedhur në oborrin e shtëpisë, pasi ngjitur me shtëpinë është një rrugicë, në të cilën kalojnë njerëzit e lagjes.

LEXO EDHE:  2 persona në pranga për 10 doza kanabis, njëri i dënuar për vjedhje

LEXO EDHE:  Tiranë/ Arrestohet efektivi i Policisë, trafikonte kokainë

Banesa është në pronësi të shtetasit, F. Ibi në lagjen e quajtur “Kala”.



Teksa kanë nisur hetimet, janë siguruar dhe kamerat e një banese për t’i hedhur dritë ngjarjes dhe për të zbuluan personin qe ka hedhur armën në banesën e mbyllur./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE