Connect with Us

“Nuk ta fal, je hakmarrës”/ Nikoll Lesit nuk i del inati me Metën, zbulon çfarë i premtoi para 25 prillit

Politikë

“Nuk ta fal, je hakmarrës”/ Nikoll Lesit nuk i del inati me Metën, zbulon çfarë i premtoi para 25 prillit

Publikuar

-

Gazetari Nikoll Lesi, nga një mbështetës i flaktë i presidentit Ilir Meta, duket se kohët e fundit është kthyer kundër tij.

Mesa duket Nikoll Lesit nuk I del inati me Ilir Metën, pasi ky i fundit nuk e dekoroi gazetën “Koha Jonë”, në 30-vjetorin e krijimit.

Në një shkrim të publikuar sot në gazetën e tij, Nikoll Lesi shkruan se “Ilir Meta nuk respekton median KOHA JONE vetëm se u ndamë në raport me disa qëndrime të tij gjatë javës së fundit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, sidomos me një deklaratë të tij në raport me SHBA, jam i detyruar të flas publikisht kur shikoj se në 30-vjetorin e gazetës KOHA JONE, gazetës që bëri histori e betejë përplasje me pushtetin e kohës për lirinë e fjalës, ai nuk i dha një dekoratë respekti GAZETES apo të paktën disa gazetarëve të saj që kanë bërë emër në këto 30 vite.”.

Më tej, ai shpreh inatin e tij, pse Meta dekoroi disa gazetarë, ndërsa gazetën dhe as gazetarët e Nikoll Lesit jo.

Gjithashtu, Lesi tregon se, Meta para 25 prillit i kishte thënë që do dekoronte gazetën e tij, në 30-vjetorin e krijimit.

E ndërkohë Meta, pardje, dekoroi disa gazetarë (që gjithsesi mirë bëri për të paktën dy prej tyre), por kur ai injoron median më të madhe të këtyre 30 viteve pluralizëm, nuk mund ta mbyll gojën.

Nuk mund të mos flasë, pasi kam detyrim ndaj vetes, ndaj pjellës time mediatike KOHA JONË, ndaj dhjetëra e dhjetëra gazetarëve të cilët erdhën në KOHA JONE dhe kontribuan në rritjen e emrit të saj, sikurse morën nga lavdia e gazetës.

Të them se nuk ndihem i fyer kur dekoron të tjerë gazetarë që nuk kanë lidhje me KOHA JONË, më duhet të gënjej!

Të them se nuk ishe Ti, i para zgjedhjeve të 25 prillit, që më thoshe se në 30-vjetorin e KOHA JONE do të dekoroje gazetën si instutucioni më i rëndësishëm i fjalës së lirë në këto 30 vite, më duhet të gënjej!

Të them se nuk të kanë ardhur propozime nga shoqatat kryesore të gazetarëve shqiptarë, mbetet gënjeshtër e madhe.”-shkruan Nikoll Lesi.

Më tej, ai thotë se Meta është i padrejtë e hakmarrës dhe këtë nuk mund tia falë.

Çdo njeri publik (besoj se jam) bën diçka në jetën e tij ku shquhet apo bën histori. Dhe që ta lë realisht modestinë, unë historinë time e bëra në media. Natyrisht me kolegë. Por që të mos vlerësosh median KOHA JONË nuk ta fal!

Realisht nuk ta fal, sepse je i padrejtë, bile paksa hakmarrës.”-shkruan Nikoll Lesi.

Shkrimi i plote:  

Ilir Metën e kam përkrahur në disa çështje jetike për vendin dhe nuk jam penduar. KOHA JONE e ka mbrojtur kur Berisha donte ta therte si djalosh deputet opozitar sikurse edhe kur Fatos Nano donte ta rrëzonte padrejtësisht si kryeministër apo edhe tani si president në raport me sulmet e paskrupullta të Rilindjes për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe kur vinte te redaksia e KOHA JONË për të sjellë shkrime apo kur priste te dera e bilardos së lagjes sa të mbaroja një lojë bilardo me Ben Blushin që ti shikonim artikullin, edhe atëkohë e respektonim për kurajën që manifestonte kundër liderit të PS-së.

Por kur Ilir Meta nuk respekton median KOHA JONE vetëm se u ndamë në raport me disa qëndrime të tij gjatë javës së fundit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, sidomos me një deklaratë të tij në raport me SHBA, jam i detyruar të flas publikisht kur shikoj se në 30-vjetorin e gazetës KOHA JONE, gazetës që bëri histori e betejë përplasje me pushtetin e kohës për lirinë e fjalës, ai nuk i dha një dekoratë respekti GAZETES apo të paktën disa gazetarëve të saj që kanë bërë emër në këto 30 vite.

E ndërkohë Meta, pardje, dekoroi disa gazetarë (që gjithsesi mirë bëri për të paktën dy prej tyre), por kur ai injoron median më të madhe të këtyre 30 viteve pluralizëm, nuk mund ta mbyll gojën.

Nuk mund të mos flasë, pasi kam detyrim ndaj vetes, ndaj pjellës time mediatike KOHA JONË, ndaj dhjetëra e dhjetëra gazetarëve të cilët erdhën në KOHA JONE dhe kontribuan në rritjen e emrit të saj, sikurse morën nga lavdia e gazetës.

LEXO EDHE:  “Petulla katuni me të ik truni”/ Meta bëhet qesharak, si ka “rrjedhur” kreu i shtetit

Të them se nuk ndihem i fyer kur dekoron të tjerë gazetarë që nuk kanë lidhje me KOHA JONË, më duhet të gënjej!

Të them se nuk ishe Ti, i para zgjedhjeve të 25 prillit, që më thoshe se në 30-vjetorin e KOHA JONE do të dekoroje gazetën si instutucioni më i rëndësishëm i fjalës së lirë në këto 30 vite, më duhet të gënjej!

Të them se nuk të kanë ardhur propozime nga shoqatat kryesore të gazetarëve shqiptarë, mbetet gënjeshtër e madhe.

Çdo njeri publik (besoj se jam) bën diçka në jetën e tij ku shquhet apo bën histori. Dhe që ta lë realisht modestinë, unë historinë time e bëra në media. Natyrisht me kolegë. Por që të mos vlerësosh median KOHA JONË nuk ta fal!

Realisht nuk ta fal, sepse je i padrejtë, bile paksa hakmarrës.

Dekoratat, Presidenti i Republikës, i jep si vlerësim ndaj dikujt që ka kontribute në shoqerinë shqiptare. Dekorata nuk prodhon lekë, por është respekt që Kryetari i Shtetit jep në emër të Shtetit.

Dhe këtë respekt dhe vlerësim Ti nuk e bëre. Tashmë 30 vjetori si gazetë iku, me 11 maj 2021 gazeta si print u mbyll dhe KOHA JONË konkuron në një botë online.

Besoj se dikush tjetër, si President, pas 24 korrikut 2022 do ta vlerësojë emrin dhe famën e KOHA JONE në historinë e pas vitit 1990.

Por kur shikoj numrin e madh të dekoratave që ke dhënë në këto 4 vite si President, ndihem keq  që nuk vlerësove MEDIAN që bëri histori.

Nëse nuk doje emrin KOHA JONË sepse mund të krijoje keqkuptime me ish-presidentin Berisha, pasi KOHA JONË u dogj si redaksi nga policia, Shërbimi Sekret dhe Garda e Republikës natën e 2 marsit 1997 (kur ishte në pushtet PD-ja) mund të dekoroje disa gazetarë që dolën nga kjo gazetë.

Nëse nuk doje dekorimin e gazetarit dhe analistit stoik Frrok Çupit mund të dekoroje Martin Lekën dhe Aleksandër Frangajn që u burgosën asokohe për shtypin e lirë. Nëse jo këta të dy, prapë kishe dy emrat VIP nga bota e gazetarisë, dikur ish-kryeredaktor të KOHA JONË, Ben Blushin apo Armand Shkullakun. Nëse jo edhe këta të dy, mund të sillja si propozim Zamir Dulen që u masakrua nga shërbimi sekret mu në qelitë e policisë së shtetit. Nëse prapë “jo” me Dulen, ka prapë nga KOHA JONË: Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arian Çani, Andi Bushati, Henri Çili, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza, Skënder Minxhozi, Aleksandër Çipa, Enton Abilekaj, Jonila Godole, Anila Basha, Arta Marku, Rudina Xhunga, Mimoza Dervishi, Vehab Kaba, Zenepe Luka, Vladimir Prela, Adriatik Dosti, Sokol Balla, Ilir Babaramo, Fatos Baxhaku apo Ilir Kulla.

Për dekoratë janë edhe i madhi Teodor Keko apo Edi Rama, Anila Denaj, të cilët ishin në vitet e para në median që theu frikën ndaj pushtetit. Edhe Spartak Ngjela, si avokat i përhershëm i medias së parë të pavarur shqiptare. Ka edhe më nga KOHA JONË: Kiço Blushi, Fatos Lubonja, Bujar Xhaferi që punuan në median kurajoze, KOHA JONE.

Nëse i doje krejt lezhjanë, nga ku doli numri i parë kjo gazetë legjendare, kemi piktorin e talentuar Pashk Përvathi i cili bëri logon e emrit KOHA JONË që nuk ka ndryshuar që nga viti 1991. Apo kryetarin e këshillit të parë botues të gazetës, studiuesin dhe intelektualin Tonin Çobani.

Nëse asnjëri nga këta të brezit të luftës se dekadës së parë të pluralizmit, kemi prapë në nivel dekorate presidenciale: Kejda Kostreci (sot te “Zëri Amerikës), Mimoza Picarin (VOA , Tiranë), Mentor Kikia apo Erli Murati. Edhe Tedi Blushi, zëdhënesi shpuzë presidencial, nga KOHA JONË ka dalë. Mund ta dekoroje, por me propozimin e komunitetit të gazetarëve.

Kemi edhe të tjerë, nëse doje!

Nëse as këta nuk të bindin, të paktën ish-kryeredaktorin e fundit të 30-vjetorit të KOHA JONË, Qamil Xhani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Faktet e reja/Ekspertët që shpëtuan Metën nga burgu, drejtorë të Rilindjes

LEXO EDHE:  “Petulla katuni me të ik truni”/ Meta bëhet qesharak, si ka “rrjedhur” kreu i shtetit



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews/Shqiptarët kundër Ilir Metës President

LEXO EDHE:  Meta “minon” marrëveshjen e detit/ Mediat greke zbardhin prapaskenat

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Meta/ Ish-presidenti jep alarmin

LEXO EDHE:  Meta “minon” marrëveshjen e detit/ Mediat greke zbardhin prapaskenat



Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE