LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga pasioni për muzikën tek lidhja e dashurisë/ Rrëfehet Eva Murati

6 Korrik 2021, 20:02, Lifestyle CNA
Nga pasioni për muzikën tek lidhja e dashurisë/ Rrëfehet Eva

Moderatorja e sportit Eva Murati ka rrëfyer më shumë detaje rreth jetës së saj private po ashtu edhe pasionit për muzikën.

E ftuar në emisionin Edicioni Veror, Eva ka treguar se për momentin nuk është në një lidhje dashurie dhe se vera është më e mirë kur je single.

Më tej, e pyetur nëse ka ndërmend t?i futet rrugës së muzikës, Eva ka thënë për ?Edicionin Veror? se do të mbetet një pasion i saj, që do t?i pëlqente ta provonte zyrtarisht.

?Ndoshta kjo është pyetja që ma kanë bërë më shpesh kohët e fundit. Muzika ka qenë gjithmonë një pasion shumë i madh i imi. Në vegjëli unë gjithmonë këndoja në këto koncertet e famshme të shkollës. Edhe ka qenë një moment shumë interesant në jetën time, ku bëra një zgjedhje midis muzikës dhe moderimit. Flas këtu në vit të parë në gjimnaz kur zyrtarisht nisa karrierën time si moderator. Mendoj që është një pasion i imi që kam gjithmonë aty, bëj ndonjë performancë të vogël herë pas here si ajo te ?Soire?. Megjithatë do të ishte diçka që do më pëlqente shumë që ta provoja. Ndoshta edhe më zyrtarisht?, shprehet Eva./ CNA.al

Lajmet e fundit nga