LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ I dënuar tre herë nga gjykata, por mban postin e drejtorit në bashki

6 Korrik 2021, 18:57, Denoncim CNA
Fiks Fare/ I dënuar tre herë nga gjykata, por mban postin e drejtorit

Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë Kukës, Xhevdet Sopaj, i dënuar tre herë nga gjykata për vepra të ndryshme penale, mban postin e funksionarit publik në kundërshtim me ligjin.

Më konkretisht, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe gjetjeve të prokurorisë rezulton se Xhevdet Sopaj është dënuar në vitin 1998, me vendim të formës së prerë, me dy muaj burg për veprën penale ? Lidhje pa leje në rrjetin e ujësjellësit?.

Në vitin 2012, Xhevdet Sopaj dënohet sërish, me 4 muaj burg, dënim i pezulluar dhe konvertuar në 18 muaj detyrim paraqitje, kësaj radhe për veprën penale ? Armëmbajtje pa leje?.

Sipas prokurorisë, dënimin me dy muaj burg, për ? Lidhje pa leje në rrjetin e ujësjellësit? nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Ndër të tjera arsyeja e heqjes së mandatit të këshilltarit është edhe ligji nr 138/2015 ?Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike. Neni 2, pika 1 germa a, e ligjit thuhet. Ndalohen të zgjidhen, emërohen apo të ushtrojnë një funksion publik personat që kryejnë një krim të parashikuar nga neni 278, parashikohen edhe paragrafet ndër të tjera 5/mbajtjen e armëve dhe minave. Duke përcaktuar qartë veprat penale që privojnë individë të caktuar të zgjidhen apo emërohen në poste publike.

Por post publik, është edhe pozicioni i drejtorit të shërbimeve publike pranë bashkisë Kukës, post që mban aktualisht.

Fiks Fare pas marrjes së këtij informacioni kontaktoi fillimisht me kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjicin. Ky i fundit nuk pranoi të japë një intervistë, por i drejtoi gazetarët për tek drejtori i personelit dhe zyra juridike e bashkisë, duke pretenduar që ata s?kanë nevojë për miratimin apo lejen e tij për të dhënë sqarime lidhur me rastin. Ai vet theksoi që nuk mund të shprehej, pasi kjo ishte një çështje tërësisht juridike.

Pas takimit me kryetarin, gazetarët i drejtohen sërish bashkisë ku kërkojnë personat përgjegjës për t?u informuar për rastin në fjalë. Sipas nën kryetarit të bashkisë, asnjëri prej tyre nuk ndodhej në punë dhe nëse Fiksi do informacion për rastin atëherë duhet t?i drejtohet bashkisë me një shkresë dhe informacioni do të vihet menjëherë në dizpozicion.

Ai thotë se emërimi i drejtorit është bërë në bazë të ligjit dhe se do vënë në dispozicion menjëherë të gjithë dosjen. Por pavarësisht kësaj, kanë kaluar 6 ditë që nga bërja e kërkesës, por në adresë të Fiksit nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Më një shkresë zyrtarë, Fiksi ju drejtua edhe prokurorisë së rrethit Kukës, nëse kjo e fundit kishte hetuar dhe dërguar në gjykatë çështjen e z. Xhevdet Sopaj, për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

Në përgjigjen e tyre,Prokuroria e Kukësit ndër të tjera theksojnë; ?Më datë 06.06.2017 procedimi penal është dërguar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës e cila me vendimin e saj Nr.220 datë 13.07.2017 ka deklaruar fajtor subjektin Xhevdet Sopaj për veprën penale të parashikuar nga neni 190 të Kodit Penal..?

Pra, në kurriz të subjektit Xhevdet Sopaj, drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Kukës, rëndojnë tre vepra penale, për të cilat është shpallur fajtor dhe dënuar nga gjykata./tch

Lajmet e fundit nga