LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy mjekët e QSUT lihen në burg/ Gjykata refuzon, t’ia kalojë dosjen SPAK-ut

6 Korrik 2021, 11:20, Kronika CNA
Dy mjekët e QSUT lihen në burg/ Gjykata refuzon, t’ia

?Arrest me burg? ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.

Ndërkohë për shtetasin Fatbardh Dyli, babai e shtetasit të plagosur Elmidin Dyli,  gjykata dha masën e sigurisë ?detyrim paraqitje? duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.

Dy mjekët dhe infermierja janë të dyshuar për veprat penale ?korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?.

Mjeku Ervin Sulaj i cili ka qenë i pranishëm në sallë ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë, se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmidin Dyli.

Ndërkohë mjeku tjetër kirurg Serdi Memini nuk ka qenë i pranishëm në sallë për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje shëndetësore të mirë ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.

Avokatët mbrojtës të dy mjekëve kërkuan që ndaj të dyshuarve të mos caktohet asnjë masë sigurimi dhe madje të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tyre por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë duke i lënë me masën e sigurisë ?arrest me burg?.

Ka qenë bashkëshortja e shtetasit Fatbardh Dyli ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj, duke i thënë asaj se do t?i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit, por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.

Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se ?është mirë t?ia dërgosh dhuratën?.

Kaq ka mjaftuar që policia e cila kishte në përgjim familjen Dyli pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me 27 qershor me katër të vrarë e dy të plagosur ku i plagosur është edhe djali i tyre 17 vjeçar Elmedin Dyli për të bërë arrestimin e dy mjekëve kirurg të spitalit ?Nënë Tereza? në Tiranë, infermieres në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli i cili u lirua me masën ?detyrim paraqitje? për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e Prokurorisë që kjo dosje t?i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga