Connect with Us

Buxheti i “emergjencës” shkurtoi fondet për shëndetësinë dhe arsimin/ I rriti për infrastrukturën

Ekonomi

Buxheti i “emergjencës” shkurtoi fondet për shëndetësinë dhe arsimin/ I rriti për infrastrukturën

Publikuar

-

/

Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria i bëri me akt normativ në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit, shkurtojnë fondet për shëndetësinë dhe arsimin dhe rrisin fondet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fondin e Zhvillimit që kryesisht bën investime në infrastrukturë.

Tabelat që shoqërojnë ndryshimet në buxhet të miratuara tashmë edhe nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend i kanë shkurtuar me 1 miliardë lekë ose 9 milionë euro fondet për Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas ndryshimeve të fundit fondet total për Ministrinë e Shëndetësisë arritën në 70.4 miliardë lekë nga 71.4 miliardë që ishin me ndryshimet në aktin normativ të majit 2021.

Reduktimi i fondeve ishte më i fortë për Ministrinë e Arsimit. Ndryshimet e fundit e pakësuan buxhetin me 3.6 për qind, duke i çuar fondet totale për arsimin në 40.7 miliardë nga 42,2 miliardë lekë që ishin me ndryshimet e majit të këtij viti.

Në të kundërt fondet për infrastrukturën pësuan rritje të fortë. Buxheti i ministrisë së infrastrukturës pësoi rritje me 14 për qind më ndryshimet e fundit, duke arritur 56.8 miliardë lekë nga 49.8 miliardë lekë që ishin në ndryshimet e fundit në muajin maj. Gjithashtu buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u rriten me 22 për qind, duke arritur në 17.7 miliardë lekë nga 14.5 miliardë që lekë që ishin më parë.

Fondet për infrastrukturën në total u rriten me rreth 82 milionë euro, ndërsa fondet për arsimin deh shëndetësinë u shkurtuan me rreth 20 milionë euro. Fondet për arsimin u shkurtuan me rreth 12 milionë euro dhe fondet për shëndetësinë me 8 milionë euro.

LEXO EDHE:  Mustafa Nano: Qeveria Rama ka sjellë ekonomi të dobët dhe korrupsion të madh

Qeveria dhe së fundmi Komisioni i Ekonomisë në Kuvend ka miratuar një akt normativ në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit duke rritur deficitin buxhetor në 120 miliardë lekë nga 108 miliardë lekë që ishte ligjin e buxhetit 2021. Por Ministria e Financave dhe  Kuvendi i Shqipërisë e argumentuan ndryshimet duke cituar nenin 101 të kushtetutës që lejon ndryshime në buxhet për shpenzime që lidhen me situata të emergjencës.

Mirëpo shpenzimet shtesë që në një masë të madhe do të financohen me borxh të ri duke shkelur parimet themelore të buxhetimit nuk lidhen me emergjenca. Përveç vaksinave që kushtojnë rreth 2.4 miliardë lekë pjesa tjetër e fondeve prej më shumë se 100 milionë eurosh që gjenerohen nga rritja e borxhit do të shkojnë për ndërtimin e teatrit të ri, unazës së madhe dhe tunelit të Llogarasë, të cilat nuk kanë lidhje me emergjenca, por janë financime shumë vjeçare.

Fondet për blerjen e vaksinave qeveria i nxori, nga shkurtimi që i bëri buxhetit total të shëndetësisë dhe arsimit me rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 1 miliardë lekë më shumë se nevojat për blerjen e vaksinave (fondi për vaksinat ishte rreth 2.5 mld lekë)./B.Hoxha-Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin”/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaçe, ka dalë me një deklaratë lidhur me raportin e “Transparency International” për çështjen e korrupsionit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Jaçe shkruanse Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin dhe se është për të ardhur keq.



“Pyetjes së përsëritur mbi klimën e biznesit në Shqipëri i jep përgjigjen sot raporti i Transparency International për 2021. Lexova intervistën e Lidija Prokic, Këshilltare për Evropën Lindore dhe Juglindore e Transparency International në Zërin e Amerikës. Është për të ardhur keq, që në një hark prej 10 vitesh, mungesa e Transparencës me Prokurimet Publike, zbatimi i pabarabartë i ligjit dhe qasja autoritare e qeverive ka bërë që Shqipëria të ngecë në progresin me antikorrupsionin. Me një mungesë të thelluar përparimi, Shqipëria nuk po i lëshon sinjale pozitive investitorëve, por as po zhvillon potencialet e saj. Dhoma Amerikane prej një viti ka parashtruar rëndësinë e ngritjes së një mekanizmi anti-korrupsion me masa ndëshkimore legjislative për zyrtarët e korruptuar, si dhe për krijimin e hapësirës për përfshirjen e medias dhe shoqërisë civile në denoncimin e rasteve korruptive. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe korrupsioni është humbja më e madhe për vendin. Duhet një vullnet i gjithanshëm politik, institucional dhe bashkëpunim i të gjithë aktorëve që praktikat anti-korrupsion të bëhen realitet.”shkruan Jaçe në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Do rikthehem me kryeministrin”/ Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku  ka inspektuar sot punimet në “Urën e Llogarasë”.

Sipas saj puna ka ecur me ritme të kënaqshme.

 “Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë. Kemi një formacion që na jep shpresa që punimet mund të ecin shumë mirë tani e në vazhdim. Kompania fituese ka pasur dizajnin më të mirë të mundshme.  Ajo nuk është zgjedhur vetëm për funksionin, pro edhe për dizajni e veçantë. Duke dalë nga tuneli të gjitha automjetet do të hasen me urën e vetme të varur në Shqipëri.”, është shprehur Balluku.

LEXO EDHE:  ‘Rrezikojmë katastrofë shëndetësore’/ Dasho del me thirrjen e fortë: Të mbyllet urgjentisht gjithçka

LEXO EDHE:  Mustafa Nano: Qeveria Rama ka sjellë ekonomi të dobët dhe korrupsion të madh



Më tej, ministrja tha, se në fund të shkurtit tunelin do ta vizitojë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi një plan për tu kthyer në fund të shkurti me kryeministrin për të bërë një vizitë mbikëqyrëse. nëse do të ketë progres, do të preferonim të kishim një vizitë edhe në pjesën jugore.”, tha Balluku.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro bie sërish/ Kursi i këmbimit, 25 janar 2022

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.3 Lekë dhe shitet me 110.3 lekë.

Euro blihet me 119.5 Lekë dhe shitet me 124.4 Lekë.

Paundi britanik blihet me 142.8 Lekë dhe shitet me 147.8 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 115.1 Lekë dhe shitet me 120.1 lekë.

LEXO EDHE:  “Misioni i Ramës, koncesionet korruptive”/ Basha: Duhen marrë urgjent katër hapa për shëndetësinë

Dollari kanadez blihet me 82.9 Lekë dhe shitet me 87.9 Lekë.

LEXO EDHE:  Shqipëria në gjendje të jashtëzakonshme, por pa ligj për gjendjen e jashtëzakonshme!

Më poshtë po sjellim edhe monedhat e tjera, me sa këmbehen sot në tregun valutor./CNA.al

LEXO TE PLOTE