LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transaksione dhe kontrata të dyshimta/ Shkarkohet prokurori Dritan Marku

5 Korrik 2021, 08:58, Vetingu CNA
Transaksione dhe kontrata të dyshimta/ Shkarkohet prokurori Dritan Marku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjykuese Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine ka shkarkuar nga detyra, prokurorin e Vlorës, Dritan Marku, i cili nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Sipas KPK, Marku ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia me nënshkrimin e një kontrate kapari dhe një kontratë shitje për një apartament në Vlorë, këtë të fundit pa praninë e palës blerëse.

KPK dyshon se këto marifete i ka përdorur me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme.

Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada./CNA.al

Lajmet e fundit nga