LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shokuar nga lajmi/ Kolegu i pilotit tregon bisedën e fundit me Carolinen

5 Korrik 2021, 18:26, Kosova & Bota CNA
Të shokuar nga lajmi/ Kolegu i pilotit tregon bisedën e fundit me

Një nga kolegët e pilotit Babis Anagnostopoulos, piloti Giannis Halvatziz, ka treguar përmes një interviste se nuk e kishte imagjinuar se kolegu i tij do të kryente një krim të tillë.

Halvatziz ka rrëfyer se lajmi ka qenë shokues për të gjithë teksa sjhprehet se Babis ishte pak narcist , i mbyllur dhe i largët.

?Babis ishte gjithmonë pak i largët dhe i ndrojtur, i mbyllur. Ai ishte një pilot i mirë, por edhe pak narcist. Diçka që është disi normale, kur je pilot në një moshë kaq të re. Ne e kishim parë Caroline dhe na bëri përshtypje mosha e saj (e mitur) dhe marrëdhënia e tyre. Ai nuk na tregoi sa vjeç ishte, por dukej sikur ajo ishte një vajzë e vogël. Gjëja e fundit që më shkonte në mendje ishte që Babis do të vriste një njeri. Në fakt, ai i donte shumë edhe kafshët. Prandaj më bëri përshtypje që ai vrau qeni?, ka deklaruar ai.

Gjithashtu ai ka treguar pak nga një bisedë që kishte bërë me Carolinën. Ai u shpreh se vajza dukej që ishte shumë e re në moshë por kishte ëndrra të jetonte martesën e saj me Babis si në përrallë.

?Ajo ishte e qeshur, bashkëpunuese, një vajzë shumë pozitive, por dukej se ishte e vogël. Ajo më tha se ata do të martoheshin në Portugali dhe kur e pyeta pse? Ajo më tha ?ne duam ta jetojmë martesën tonë si një përrallë?, ka thënë ai./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga