Connect with Us

Plas sherri mes kunatave në Lezhë/ Përfundojnë të dyja në spital!

Kronika

Plas sherri mes kunatave në Lezhë/ Përfundojnë të dyja në spital!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy gra kanë përfunduar në spital pas një sherri që kanë patur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshtain Markatomaj të Lezhës, ndërsa gratë e dëmtuara, janë kunata me njëra-tjetrën.

Njëra nga të dhunuarat është identifikuar si Dava Ndoj, 33-vjeçe.

Një një prononcim për mediat babai i saj, thotë se ajo është me urdhër mbrotje dhe konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar.

LEXO EDHE:  Drogë e dhunë në familje/Pranga të riut në Bulqizë (Emri)

Babai i 33-vjeçares shprehet se ai kërkon drejtësi për gjithë këtë situatë, ndërsa vijon më tej duke shtuar se, vajza e tij ka kërkuar divorcin dhe kjo ka qenë arsyeja e dhunës ndaj saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Atentati ndaj Hekuran Billës/ Dajë e nip dalin nga qelia

Publikuar

-

Nga

Dy persona të akuzuar për vrajen e Hekuran Billës, janë lënë të lirë.

Gjykata Penale ka vendosur të lirojë ngë qelitë shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, masa “Arrest me burg”, është zëvendësuar me masën ‘Arrest shtëpie”.



Kjo zbutje mase është kërkuar nga Prokuroria e Tiranës.

LEXO EDHE:  Video-Rama “trazon” Shkodrën/Shikoni çfarë po ndodh mes policive

LEXO EDHE:  Dhunon gruan në shtëpi dhe më pas kërcënon ta vrasë me thikë/ Pranga 43-vjeçarit në Vlorë

Kujtojmë se Hekuran Billa  u ekzekutua me 11 qershor 2020 në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste certifikatat e legalizimeve/ SPAK kërkon 3 vite burg për drejtorin e Rilindjes

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

Ky i fundit u arrestua më 26 janar të këtij viti nga policia e Beratit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas një hetimi 9 mujor.



SPAK pretendon se ka prova që implikojnë Ervin Nelajn, i cili, në cilësinë e kreut të Kadastrës së Beratit, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolli i policisë “fundos” 52-vjeçarin/ Çfarë iu gjet në banesë

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Një 52-vjeçar me iniciale T.H. është arrestuar nga policia pasi u konstatua duke kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

“Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.   Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.



LEXO EDHE:  Flet avokati i Daniel Drobajt/ Policia e ka dhunuar me grushta e shkelma

LEXO EDHE:  Sherr në një prej lagjeve kryesore/ Një i ri përfundon me urgjencë në spital

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë,  i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE