LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Monika e dogji/ Kejdi Mehmetaj flet për ridimensionimin e LSI-së me Petrit Vasilin

5 Korrik 2021, 08:40, Politikë CNA
Monika e dogji/ Kejdi Mehmetaj flet për ridimensionimin e LSI-së me

E përdorën dhe shpërdorën e më në fund vetë mentorja e vet Monika e dogji, duke zgjedhur që t?ia japë mandatin e deputetit Petrit Vasilit, e megjithatë Kejdi Mehmetaj vazhdon të pranojë të përdoret me një naivitet foshnjarak.

Edhe të pranosh të të përdorin është një zgjedhje, por të thuash se ne shtator LSI do të ridimensionohet me një fytyrë si Petrit Vasili që është përfaqësuesi më kuptimplotë i neverisë që kanë vetë anëtaret e LSI-së që i dhanë vetëm 362 vota, kjo pastaj i kalon kufijtë e përdorimit dhe shpërdorimit. Kjo është të tallesh me veten.

Këtë ka bërë Kejdi Mehmetaj teksa u shfaq në ekranin e një televizioni në mëngjes e cila në vend të distancohet nga budallenjtë e politikës që kanë fytyrën e Petrit Vasilit, bëhet zedhenese e tyre e kerkon te na mbushe mendjen se ?me ardhjen e shtatorit, do të rikthehen edhe zhvillimet politike?- siç tha ajo.

Po çfarë zhvillime politike do të sjellë shtatori për LSI moj Kejdi?

Me kë do ti sjellë këto zhvillime politike shtatori, me Monikën që nuk di ku të fusë kokën nga llogaritë e pronave që nuk di se si ti justifikojë e me burrin president të shkarkuar që lufton ambasadorët me p? e Petrit Vasilit, apo me Tiçkë Vasilin që Monika e zgjodhi duke të të djegur ty?!

Nëse është e vërtetë që LSI do ridimensionohet në shtator siç thotë Kejdi Mehmetaj do të kishim të bënim me një lajm të mirë. Po kur mendon se me kë do ta bëjë ridimensionimin LSI duke patur si model shemtinë treqind e gjashtëdhjetë e dy votëshe me emrin Petrit Vasili, kuptohet fare qartë që ridimensionimi do të jetë pikërisht aq sa numri i votave që i dhanë anëtarët e LSI Petrit Vasilit, vetëm 362./CNA.al

Lajmet e fundit nga