LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majlinda Bregu shpjegon pse në samitin e Berlinit nuk u vendos që brenda rajonit të qarkullohet me kartë ID

5 Korrik 2021, 20:32, Politikë CNA
Majlinda Bregu shpjegon pse në samitin e Berlinit nuk u vendos që

Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, tha në ?Raw Politics? se sot në samitin e Berlinit u prit që të merrej një vendim që vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të kalonin pikat kufitare mes tyre vetëm me kartën ID, mirëpo ky vendim nuk u mor për shkak të mosmarrëveshjeve në rajon.

Ka përfunduar 95% e pjesës teknike të marrëveshjes, informoi znj. Bregu, duke thënë se problemi nuk është teknik, por politik, pasi vendet e rajonit kanë problematika midis tyre. Një rast i tillë është marrëdhënia e tensionuar midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas znj. Bregu, nëse Kosova dhe Serbia do të kishte gjetur një gjuhë të përbashkët, atëherë do ta kishim në fuqi marrëveshjen për të qarkulluar vetëm me kartë ID midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mirëpo pritet që një gjë e tillë të ndodhë në samitin e ardhshëm të Berlinit.

?Në konkluzionet e samitit të Berlinit sot është rënë dakord dhe kërkohet që të vazhdojmë punën për të sheshuar këto problematika me shpresën që në samitin e ardhshëm që do të jetë ai ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, nën presidencën sllovene me 6 tetor, këto marrëveshje të kalojnë?, u shpreh znj. Bregu.

Mirëpo rajoni i Ballkanit Perëndimor ka pasur një arritje para pak ditësh, ku u vendos të hiqej tarifa roaming për gjashtë vendet e këtij rajoni. Nga data një korrik, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, nëse udhëtojnë në një nga gjashtë vendet rajonit do të mund të përdorin celularin e tyre pa tarifa shtesë. Përjashtim përbejnë thirrjet drejt BE-së, si edhe ekziston një limit në përdorimin e internetit.

Ka impakt për qytetarët, për bizneset. Qytetarët nuk do të kenë më frikën për të kaluar në roaming.

Majlinda Bregu tha se duke marrë parasysh se Shqipëria ka Greqinë, Italinë, Gjermani dhe Austrinë si vendet kryesore me më shumë trafik telefonik, mund të bëhet një marrëveshja që tarifat midis këtyre vendeve të ulen./euronews

Lajmet e fundit nga