LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lolodeputeti i LSI-së, Petrit Vasili fton Gjykatën Kushtetuese të sulmojë ambasadorët!

5 Korrik 2021, 09:42, Politikë CNA
Lolodeputeti i LSI-së, Petrit Vasili fton Gjykatën Kushtetuese të

?Gjykata Kushtetuese t’u thotë jo të prerë diplomatëve kushdo që janë!? Kjo është thirrja më e fundit e Petrit Vasilit, lolodeputetit treqind e gjashtëdhjetë e dy votësh të Ilir Metës që padyshim do të jetë edhe turpi i Kuvendit të ri të Shqipërisë.

Me një qasje prej torollaku dhe me gjuhën e tij prej idioti politik, ky vemje politike i përfshirë në listën e zezë të ambasadës amerikane që i është refuzuar viza për të hyrë në ShBA, e fton Gjykatën Kushtetuese që të sulmojë ambasadorët e t?u sulet atyre njësoj si ky, domethënë që edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të bëhen si Petrit Vasili!

Ky torollak që ka pafytyrësinë t?u japë udhëzime anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi na thotë se ?Gjykata Kushtetuese ka një Kushtetutë të Republikës së Shqipërisë, të shkruar e zeza mbi të bardhe, që i del dhe i tepron, që të marrë vendime të drejta?, arrin në konkluzionin e tij gjenial se ?ndërhyrja e vazhdueshme dhe e paligjshme e diplomatëve të huaj në Gjykatën Kushteuese është veprimi më skandaloz, që mund të kryhet. Çdo prani e diplomatëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë është e dënueshme dhe e dëmshme?.

Po mirë more Petrit lolodeputeti, po kur na qenka kështu, pra që veprimet e ambasadorëve qenkan kaq skandaloze sa na thua ti, pse nuk i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë se a është kushtetuese që ti të behesh deputet me vetëm 362 vota?!

Natyrisht, ti nuk bën asgjë tjetër se duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të sulmojë e të mos bashkëpunojë me ambasadorët, zbaton urdhërat e Ilir Metës që të ka ngarkuar detyrë të lehësh kundër ambasadorëve, a thua se ata po i imponojnë qëndrimin e tyre Gjykatës Kushtetuese edhe për shkarkimin e tij.

Mirëpo pse nuk e thua troç o lolodeputeti më qesharak i parlamentit që ti gjithe merakun e ke të sulmosh ambasadoren e SHBA dhe ambasadorin e BE, se ata të dy janë promotorët e ecurisë së Reformës në Drejtësi?

Gjuha e përdorur kundër ambasadorëve është dëshmia e madhe e dëshperimit dhe e panikut përballe asaj që po vjen me Reformën në Drejtësi, e cila natyrisht do t?u tregojë vendin të gjithë atyre që ishin e janë kundër saj sepse kanë hallin e pasurive të tyre të paligjshme duke nisur me Metën padyshim si më i korruptuari i politikanëve të Ballkanit, e duke përfshirë në këtë proces ndeëshkimi edhe zagarët lehes kundër ambasadorëve si Petrit Vasili i 362 votave./CNA.al

Lajmet e fundit nga