LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi shfaqet si “Zonjë e parë”/ Meta i “kyç gojën”, meraku i Presidentit

5 Korrik 2021, 11:30, Politikë CNA
Kryemadhi shfaqet si “Zonjë e parë”/ Meta i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila njëkohësisht është edhe bashkëshortja e presidentit në detyrë, Ilir Meta, nuk ka pranuar të jetë ?Zonja e Parë?.

Edhe pse sipas Protokollit, Kryemadhi duhej të ishte Zonja e Parë, ajo ka hequr dorë nga ky post, dhe rolin e zonjës së parë e ka marrë vajza e madhe e çiftit, Bora.

Por, së fundi ka ndodhur ?çudia?.

Monika Kryemadhi ajo që betohej e stërbetohej se di i ?hante veshin? Ramës, ajo trimëresha që gjuajti kryeministrin me çizme në mes të parlamentit, është ?zhdukur?.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Kryemadhi mbajti një konferencë për mediat dhe më pas u ?zhduk? nga ekranet.

Se kemi parë më të dalë në media, dhe as në rrjetet sociale që të ?vajtojë? varfërinë dhe hallet e shqiptarëve.

Por, sot të gjithë e kemi shuar kureshtjen. Më në fund Kryemadhi është bërë e gjallë dhe është shfaqur si ?Zonja e parë?, në krah të presidentit Ilir Meta, në Budapest.

Pra, Monika Kryemadhi u zhduk si kryetare e LSI dhe u shfaq si zonjë e parë pas falimentimit të LSI.

Por, pse tani Kryemadhi po shfaqet si Zonja e Parë?

Mesa duket Ilir Meta ka frikë ta lërë vetëm në Shqipëri Kryemadhin se i bën gjëmen partisë, siç ndodhi në shkurt të 2019-ës, kur iu bashkua ?çmendurisë? së Lulzim Bashës, duke djegur mandatet e deputetëve.

Dhe kjo duket se mund të jetë edhe arsyeja pse tashmë Meta e mban pas vetes dhe nuk e lejon të dalë të broçkullisë ekraneve.

Meraku i Presidentit duket të jetë se mos Mona i bën ndonjë çmenduri tjetër dhe pasi i shkatërroi partinë, Meta tani po kërkon ta mbajë nën kontroll./CNA.al

Heshtja para arrestimit?/ Kryemadhi ndjen ?çekanin? e drejtësisë

Lajmet e fundit nga