Connect with Us

Denoncimi i ‘Stop’/ Punonjësja e policisë Bashkiake hiqet nga puna si simpatizante e PD

Denoncim

Denoncimi i ‘Stop’/ Punonjësja e policisë Bashkiake hiqet nga puna si simpatizante e PD

Publikuar

-

Denoncimi i ‘Stop’/ Punonjësja e policisë bashkiake hiqet nga puna si simpatizante e PD

Jona Ago, punonjëse prej 4 vjetësh e policisë Bashkiake Devoll, ka marrë së fundi një shkresë-propozim për ndërprerjen e punës. Në bazë të shkresës, Jona nuk ka zbatuar urdhrat dhe është konstatuar duke pirë kafe gjatë kohës së punës. Punonjësja pretendon, se largimi nga puna është politik, me urdhër të kryetarit, pasi ajo njihet si simpatizante e palës tjetër politike.

Në shtëpinë e Jonës punon vetëm ajo dhe bashkë me të vëllain me prapambetje mendore, kanë mbetur jetimë të rinj.

Punonjësja e policisë bashkiake: I jam drejtuar emisionit “Stop” sepse para dy javësh më ka ardhur një propozim për largim nga puna dhe më është komunikuar që duhet të largohem nga puna dhe motivacioni është politike. Unë kam 4 vite punë dhe nuk kam bërë asnjë lloj shkelje, këta pretendojnë që shkelja e fundit ka qenë që më kanë parë në një kafe gjatë orarit të punës, por ata nuk e faktojnë dot që kam qenë në një kafe. Kjo nuk është e vërtetë sepse nuk kanë një fakt që të ma vërtetojnë.

Gazetari: Çfarë fakte keni ju që e vërtetoni që nuk keni qenë në kafe, por në punë?

Punonjësja e policisë bashkiakeUnë kam procesverbale të ndryshme që bën një punonjës i policisë bashkiake.

Gazetari: Për kë ditë bëhet fjalë që ju keni qenë në kafe, pra kjo është e gjithë alibia për të hequr nga puna një punonjëse 4-vjeçare që ka eksperiencën?

Punonjësja e policisë bashkiake: Gricjet kanë nisur një vit para, jo vetëm tani. Kurse tani, 3 ditë pas zgjedhjeve unë kam qenë me raport dhe këta pretendojnë që në datën 30 nuk kam qenë në punë. Unë kam procesverbalet që unë kam qenë në punë, e kam faktuar dhe nuk kam bërë asnjë lloj shkelje. Kur më ka ardhur propozimi për largim nga puna jam shtangur. Jam e vetmja që punoj në shtëpi.

Gazetari: Sa persona jetoni në shtëpi?

Punonjësja e policisë bashkiake: Jetoj me mamin dhe me vëllain. Vëllain e kam me probleme mendore, babai më ka vdekur kur isha 18 vjeç dhe mami është pensioniste, çfarë mund të bëjë me një pension. Jam munduar të takoj dhe kryetarin por nuk më kanë pranuar, as Marseli, drejtori dhe as përgjegjsi im. Është politike, unë nuk jam shfaqur dhe nuk jam marrë fare me politikë si në orar punë si jashtë orarit të punës.

Gazetari i “Stopi” ka takuar drejtorin e Jona Agos, z.Marsel Mulla ku është pyetur për arsyen pse e po e heqin nga puna, por ai nuk di të përgjigjet dhe pranon motivet politike.

Drejtori Policisë, Marsel MullaMë thuaj!

GazetariPër këtë Jona Agon, punonjësen, që ju keni!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo!

Gazetari-Për atë kemi ardhë, se ka sjellë në emisionin tonë ankesën, thotë, që po më heqin pa të drejtë nga puna, por thjesht ne dhe për ta verifikuar, duhet të marrim dy anët e medaljes, jo vetëm çfarë thotë Jona.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaMesa jam unë në dijeni, mua më ka ardhur procedura me shkrim nga kryeinspektori i policisë bashkiake, për mos respektimin e rregullores së punës, mosqenie në vendin e punës edhe mbas tre shkresave, ligjërisht mua më lind e drejta, që t’i bëj një urdhër për pushim nga puna.

GazetariPo ajo thotë, që unë e kam pas me raport.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaAjo ka pasur tre ditë raport, dy ditë të tjera nuk ka ardhur në punë, kryeinspektori më ka thënë, që nuk është paraqitur në punë, nuk e ka bërë detyrën, që i kam ngarkuar…

GazetariE kuptoj!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaMë ka vënë në dijeni,unë e kam firmosur, ai më ka thënë, që kjo s’ka ardhur në punë o vëlla, bëj urdhër, unë e kam firmosur sipas ligjit në pushtet. Mesa di unë, është në proçes nga Burimet Njerëzore për pushim nga puna.

GazetariËshtë në proces për pushim nga puna?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo, është në proçes.

DenoncuesjaSa ditë me raport kam qenë unë?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaTre.

DenoncuesjaTre, okej!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo kush të tha ty, që s’ke qënë me raport?

DenoncuesjaDy ditët e tjera, çfarë date?

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla29,30. Nuk merrem unë me të gjithë punonjësit, ku venë e ku hynë, e ku dalin.

DenoncuesjaPo si, nuk kam qenë unë i bie?

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla– Si?

DenoncuesjaSeriozisht e ke ti, që s’kam qenë unë, që mos të zihemi, të bëjmë muhabete familjesh?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPër ça do zihesh ti?

DenoncuesjaSi nuk kam qenë me datë 30 unë? Ku jam kthyer unë pas raportit?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaNuk ke qenë, e ta them unë, ku ke qënë?

DenoncuesjaHë, ma thuaj!

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla-Ke qenë duke pirë kafe në lokalin e gjimnazit. Në rregull?

DenoncuesjaËshtë e ndaluar kafja?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo, në orar të punës, po.

Denoncuesja-Jo mo fare, ma nxirr mua, që qenka e ndaluar kafja.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo si të lesh punën dhe të vesh në lokal, ç’është kjo?

DenoncuesjaOre ti, po ti të tërë në lokal i kishe, ke marrë masa për të tjerët?

Drejtori i Policisë, Marsel MullaLëre, ça kisha unë!

DenoncuesjaAaa ti thua ti mos të rrish, po të tjerët le të rijnë.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaTi do bësh detyrën tënde!

DenoncuesjaPo pra, detyrën time e kam kryer siç duhet.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaNuk rrihet me zor në punë, më dëgjo mua!

DenoncuesjaAbsolutisht, s’dua të rri fare me zor unë.

Drejtori i Policisë, Marsel Mulla-Që ta kesh të qartë, nuk rrihet me zor në punë, as me “Stopin”, as me ndonjë emision tjetër.

Denoncuesja-Është e drejta ime ta ndjek, ku të dua.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave/ Gazetarja jep alarmin, “shuplakë” institucioneve të drejtësisë  

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo vazhdo ti, ndiqe, ku të duash!

GazetariNejse, kur shikon një padrejtësi dhe i thuhet që: na ka thënë kryetari për shkak të bindjeve politike, të të heqim, kushdo të jetë dhe ti dhe unë, normalisht, që do kërkojë.

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo s’i ka thënë njeri fare kështu.

GazetariE kemi të regjistruar tani, mos e moho!

Drejtori i Policisë, Marsel MullaPo e keni të regjistruar, nxirre!

Pas drejtorit, takuan dhe përgjegjësin, por e njëjta situatë.

GazetariNe folëm edhe me Marselin, po ta kaloi ty të gjithë kompetencën, për punën e Jonës, koleges.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Ëhë.

GazetariNe po interesohemi, sepse Jona ka një version të sajin dhe donim ta verifikonim edhe versionin zyrtar, që ju përfaqësoni! Çfarë ka shkelur Jona, që i është kërkuar largimi nga puna?

Dashamir Çakëri, PërgjegjësNë qoftë se është caktuar në një vend pune dhe  nuk është gjetur atje, është konstatuar në lokal.

GazetariNë lokal, kjo?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Kaq, po këto…

Gazetari-Vetëm kjo, që ishte ulur në lokal? Edhe sot disa ishin ulur në lokal, i bie, që të merrni masa dhe për ata.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po edhe për ata.

GazetariPo Jona ka një pretendim tjetër, thotë, që çdo gjë është politike.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Unë nuk e di nga është, nga unë s’ka politikë njëherë.

Gazetari-Se unë jam i drejtpërdrejtë, kemi një regjistrim, ku jeni ju dhe i thoni Jonës, që ta ka vënë syrin kryetari, sepse je e PD-së dhe do të heqë.

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Jo, unë s’e kam thënë ndonjëherë këtë gjë.

Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë disa video të cilat nxjerrin zbuluar të gjithë procedurën që është ndjekur për shkarkimin e kësaj punonjëse policie në Bashkinë e Devollit, ku sipas pretendimeve zyrtare, ajo nuk ka qenë në vendin e punës, por shkaqet janë të tjera.

DenoncuesjaUnë dua të di vetëm nga ty këtë gjë, shoqërore!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Unë nuk dua të të heq, ata më kërkojnë gjëra, që s’dua…

DenoncuesjaShoqërore, dua ta di këtë gjë, ta ka thënë vetë personalisht kryetari apo Marseli, këtë dua të di, po ta ka thënë kryetari, merrem unë.

Dashamir Çakëri, Kam qenë me kryetarin dhe me Marselin.

DenoncuesjaNë mëngjes?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po!

DenoncuesjaEdhe ma thuaj troç, ça të ka thënë?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Më ka çeduar ajo çupë, nuk doja ta largoja, më ka çeduar, por n.q.s do dali ky llaf, që Dashi të ka thënë në këtë formë, nuk do të jetë mirë për mua.

DenoncuesjaKjo është thjeshtë politike?

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Varet, po mund të jetë dhe politike.

DenoncuesjaKaq, kaq!

Dashamir Çakëri, PërgjegjësTashi, në këtë mes, ka çeduar puna edhe më thanë, që mos të dëmtojë gjërat e tjera, duhet të kërkosh dorëheqjen!

DenoncuesjaPo, shumë mirë, të kërkoj unë dorëheqjen? Më gjeni në shkelje, ty nuk të vë në pozitë, më gjej në shkelje, unë nuk të mërzitem fare ty, se më vure masë ti mua dhe po më gjete në shkelje…

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po si të të vej masë unë ty, sepse ti je…

DenoncuesjaJo, jo, po më gjete në shkelje…

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Ti je aq e aftë, sa mos të të gjej unë në shkelje.

Denoncuesja– O komandant, më gjete në shkelje, do ta vesh masën me të dyja duart!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Si  do të gjej unë në shkelje, kur Jona..?

DenoncuesjaPuna tënde, përderisa ta kanë dhënë ty këtë detyrë!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Po e shikon pra, e shikon, prandaj po të thoshte Dash Çakërri, që ka filluar të më vështirësohet dhe rrufepritësja.

DenoncuesjaPo vere more, këtë shkelje!

Dashamir Çakëri, Përgjegjës Si moj ta vej këtë shkelje? Si?

DenoncuesjaOre tashi, njerëz jemi, gabon ti, gaboj unë, nuk është ndonjë gjë…

Dashamir Çakëri, PërgjegjësPo unë, po të vura shkelje ty, zere se i kam vënë vetes time.

DenoncuesjaEpo tashi, kështu e do puna, ti bëj punën tënde!

Dashamir Çakëri, PërgjegjësPo nuk e dua mori çupë, po nuk e dua more këtë gjë. Ore, le të të thërrisnin pa ardhur unë, moj çupë e mbarë, deri tani të mbajtën…

DenoncuesjaTë tëra kështu i kanë bërë, i kanë thirrur përgjegjësit dhe i kanë përjashtuar.

Dashamir Çakëri, PërgjegjësLe të të thërrisnin më përpara!

DenoncuesjaPo s’kanë b**thë ata. /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandal/ Fiks Fare zbulon skemën e mashtrimit: Laboratorë dhe agjensi falsifikojnë tamponët e Covidit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Fiks fare startoi sezonin e ri me një investigim kryer mbi falsifikimin e tamponëve të Covid-19. Forcimi i rregullave për kalimin e kufirit për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve me Covid-19 duket se po i shtyn agjencitë e udhëtimeve dhe laboratorët mjekësorë të kryejnë falsifikime të tamponave pa u shqetësuar nga askush.

Edhe pse Ministria e Shendetësisë ka çertifikuar vetëm 10 laboratore për kryerjen e këtij lloj testi, mesa duket për shumë laboratorë të tjerë nuk qenka e vështirë të “vetëlicensohen” për të  dhenë tampon të falsifikuar.

Dy agjenci të ndryshme udhëtimi pranë portit të Durrësit, Kristal Travel dhe Ida Agjenci, kryejnë rolin e ndërmjetësit për të nxjerrë përgjgije false të tamponit të covid 19.

Ishin gazetarët e Fiks Fare ata që arritën të dokumentonin me zë dhe figurë mënyrën e falsifikimit të tamponit  si edhe siguruan dokumentin me përgjigje ‘Negative’ pa kryer testin. Punonjësja e agjencisë Kristal Travel në momentin që gazetari i Fiksit është interesuar për një biletë udhëtitmi bashkë me çmimin e biletës i ka ofruar edhe përgjigjen ‘Negative’  të tamponit Covid-19. Kjo kundrejt një pagese ekstra prej 25 eurosh për një udhëtim drejt Italisë.

Punonjësja në fjalë është shprehur se tamponi negativ do të sigurohej nga ana e agjencisë pa qenë e nejvojshme paraqitja pranë laboratorit apo marrja e materialit për analizë. Pas pagesës së kryer nga ana e gazetarëve punonjësja ditën e parë i dha biletën dhe të nesërmen u pajisën edhe me përgjigjen e tamponit ‘Negativ’. Punonjësja e agjencisë Kristal Travel i ka dhënë gazetarëve fletëanalizën e siguruar nga Medical Lab me rezultat  ‘Negativ’ Rapid Antigent Test Covid-19.

Skandali  thellohet edhe më shumë ku agjencia Ida Agjenci, e cila në bashkëpunim me laboratorin Medical  Care Lami u jepnin klientëve tampon Covid-19 pa qene pacienti prezent. Ka qenë punonjësja e kësaj agjencie e cila i ka ofruar gazetares një çmim “ofertë” nga 25-30 euro në 25 mijë lekë të vjetra. Kjo sipas saj për arsye se agjencia ka lidhje me laboratorin për favorizimin e klientëve të saj. Fillimisht gazetarja i ka kërkuar punonjëses së agjencisëë që të siguronte tamponin pa e kryer atë pasi kishte fobi. Menjëherë punonjësja u tregua e gatshme për të bashkëpunuar dhe shoqëroi gazetaren për tek laboratori Medical Care Lami dhe pas një bisede me laborantin  e kanë lënë gazetarën e Fiksit në pritje për përgjigjen e tamponit që nuk bëri. Laboranti  i Medical  Care Lami  i mori vetëm të dhënat gazetares së Fiksit  dhe më pas i tha të largohej. Sipas tij përgjigja do të merrej nga agjencia e udhëtimit. Sapo punonjësja e agjencisë bashkë me gazetaren dolën nga laboratori, punonjësja i ka treguar gazetares se e kishte marrë përgjigjen.Në momentin e dorëzimit të lekëve në agjenci, gazetarja i ka kërkuar asaj që t’i gjente një tampon për bashkëshortin e saj i cili ishte në udhëtim. Pa hezituar punonjësja ka pranuar duke kërkuar vetëm kartën e identitetit dhe menjëherë është ngritur duke shkuar po tek i njëjti  për të siguruar një përgjigje tjetër negative të “Rapid Antigent Test Covid-19”. Pas marrjes së testit u bë sërisht pagesa për përgjigjen fiktive të tamponit në zyrën e saj, ndërsa i ka kërkuar të mos e bisedonte përmes telefonit me askënd. Po kështu i ka kërkuar gazetares që për familjarët e saj që do të udhëtonin me të për në Itali, mjaftonte vetëm t’i dërgonte në ËhatsApp foton e pasaportës. Duke i siguruar çdo lloj dokumenti tjetër të nevojshëm për kalimin sa më të sigurt të kufirit, pa qenë askush prezent.

Agjensia Kristal Travel: “Tampon negativ?Të japim sa të duash”

Punonjësja e agjencisë – Po më thuaj?

Fiksi – Një pyetje kam, për të nxjerr kartat për jashtë, ça janë këto …

Punonjësja e agjencisë – Tamponin?

Fiksi – Tamponin e nxjerr dhe sa kushton ta di unë?

Punonjësja e agjencisë –Tamponi është 25 euro ose 30 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – E marrë në çast besoj?

Punonjësja e agjencisë – Po e merr për 10 minuta, pa e bër ti fare.Për tamponin, kurse për vaksinën nëse gjen njeri  që i bën, na thuaj edhe neve.

Fiksi – Po të paktën me këtë iket, pa problem besoj?

LEXO EDHE:  VIDEO/ Mbi 20 policë bashkiakë terrorizojnë Kombinatin, të moshuarit i bie të fikët nga dhuna

LEXO EDHE:  Rrahu mjekun/ Arrestohet 32 vjeçari

Punonjësja e agjencisë –Po, po më ketë pa problem ikën jashtë, tampon është i vlefshëm. Kur e ke udhëtimin?

Fiksi – Unë në plan e kam për nesër

Punonjësja e agjencisë –Nesër nga dreka?

Fiksi – Po

Punonjësja e agjencisë – Po mirë nuk është problem

Takimi i dytë, prerja e biletës

Punonjësja e agjencisë – Atëherë kishim Durrës – Bari datën 3.Do presësh vetëm një biletë?

Fiksi – Do pres një, m’i bëj të gjitha sa bëjnë me gjithë tampon?

Punonjësja e agjencisë –60 euro e ke

Fiksi – Po tamoni?

Punonjësja e agjencisë –25 euro

Fiksi – Sa shkojnë me lekët tona?

Punonjësja e agjencisë –I don shqiptare?

Fiksi – Shqip, shqip. Sa bëjnë?

Punonjësja e agjencisë –60 + 25 euro që ke tamponin 85 euro. 105 mijë lekë( të vjetra). Shiko do  vish nesër në drekë prap që të marrësh çekinin.Do marrësh edhe çekinin edhe tamponin.

Fiksi – Me një fjalë nesër marrë edhe çekinin edhe tamponin?

Punonjësja e agjencisë – Merr çekinin, tamponin dhe je direkt për hyrje.

Marrja e përgjigjes negative të tamponit e falsifikuar

Punonjësja e agjencisë – I ke gati.Çekinin dhe tamponin i ke gati.

Fiksi – Rrofsh

Punonjesja e agjencisë – Asnjë gjë, rrugë të mbarë.

Ida Agjenci: “Bëj sikur hap gojën, tamponin negativ e kam në xhep”

Fiksi – Dua të nisem sot për Itali.

Punonjësja e agjencisë – Duan analiza e tampon



Fiksi – Shkova diku këtu sepse e kam  fobi tamponin

Punonjesja e agjencisë – 25 euro ose 30 mijë lekë ( të vjetra) e bëjnë tamponin.Po neve të agjencisë 25 mijë  lekë ( të vjetra) jua bëjmë klientëve tanë.

Fiksi – S’e kam problem, thjesht nuk dua ta bëj fare.

Punonjësja e agjencisë –Hajde të ikim bashkë.

Laboranti – Hape pak gojën të lutem? Mbylle gojën. Në rregull?

Laburanti – Emër mbiemër, të lutem?

Fiksi – …..

Laburanti – Mirë për 15 minuta të vjen përgjigjja.Mos prisni e merr zonja përgjigjen mos prit ti. Mirë?

Punonjësja e agjencisë – Unë e mora përgjigjen. Tani unë po iki, ti rri nja pesë minuta e hajde atje.

Fiksi – Ti tek zyra do jesh?

Punonjesja e agjencisë – Po. Tani po ti jap aty edhe kartën edhe ato (përgjigjen e tamponit).

Fiksi – Kuj ti jap lekët, ati atje, apo ty këtu?

Punonjesja e agjencisë –Njësoj është, tani mbaj t’i këto.

Fiksi –  Edhe një kartë indentiteti ma sollën.

Punonjësja e agjencisë – Prandaj ja sqarova atij çunit është kështu kështu muhabeti.Prandaj e shkruajti tamponin.

Fiksi – Shkruajti tamoninin ë?

Punonjësja e agjencisë –Shkruajti tamponin sikur e bëre tamponin. Dhe mos flasni nëpër telefona se marrim përgjigje…

Fiksi kërkon një tampon të dytë pa praninë e personit.

Fiksi – Jo unë erdha këtu. Sot me mua nisen

Punonjësja e agjencisë – A nisen me ty? Rri këtu.

Fiksi –  Unë po rri këtu ma sill ti këtu sepse të mos shofin mua atje a ndonjë gjë a më kupton?

Punonjësja e agjencisë – Më ke nis një foto?

Fiksi –  Karta e indetitetit të burrit.

Punonjësja e agjencisë –Po pra një është

Fiksi – Një është për momentin, kur të vijnë të tjerat.

Punonjësja e agjencisë –E mora.Për atë tjetër pastaj do vish atje.Do vish tek zyra ime?

Fiksi – Po

Punonjësja e agjencisë – Hajde, merre këtë e mbaje në dorë. Ti ik tek shtëpia më ço mua pasaportat dhe vij e bëj unë ( tamponin), në orën 17.00 e mbyll.

Fiksi – Vij e i marrë para se të nisem.

Punonjesja e agjencisë – Unë atij i thashë se janë njerëz të besueshëm se kanë frikë me ba.

Fiksi – Tani lekët e laboratorit të asaj ja jep ti ë?

Punonjesja e agjencisë – Po, po s’ke punë ti, ti merr përgjigjen e ik, unë i kam ja e shkruaj këtu unë.

Fiksi – Ok në rregull. Ja ku i ke edhe 25000 lekë ( të vjetra) për të dyten (tampon).

Domethën këto dalin negative, që s’ke?

Punonjësja e agjencisë – Po qe positive nuk shkon.Negative është mirë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandal në qendër të Korçës/ IMT dhe Bashkia bëjnë sehir për ankesat e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, kundrejt Inspektoriatit të Mbrojtjes së Teritorit në Bashkinë e Korçës.

Në qendër të qytetit të Korçës, është dhënë leje për ndërtim në shkelje totale të ligjit.

Sipas denoncuesit, Bashkia e Korçës ka dhënë një leje ndërtimi jashtë çdo kriteri për E. Xhafa që në  dt. 10-6 -2021 dhe konkretisht për  “Riparim tarrace dhe vendosje tende metalike”.

Me dhënien e kësaj leje ndërtimi  është krijuar një shqetësim i madh që për pasojë prodhon një konflikt të madh.

Ne e kuptuam që diçka po bëhej vetëm kur pamë pronën tonë të rrethuar, gati për të filluar punimet.

Ne jemi pronarë të katit të parë dhe bashkëpronarë të katit të katërt të kësaj godine 4 katërshe.



Xhafa është pronar në katin e 2-3, pra jo në katin e 4. Theksojmë, se për këtë pronë ai është në proces gjyqësor. Gjithashtu ndaj pronës së z. Xhafa është dhënë edhe masa e sigurisë nga ana e Gjykatës.

Si mundet t’i jepet e drejta për ndërtimin e çatisë pa rënë dakord me bashkëpronarët e tjerë? Pse duhet të rregullojë çatinë pronari i katit të tretë, kur ne bashkëpronarët e ndërtesës dhe pronarët e katit të katërt, tani për tani nuk e shohim te domosdoshme? Çatia nuk pikon dhe është në gjendje të mirë”, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë CNA.al.

Më tej në denoncim thuhet se është njoftuar IMT në Bashkinë e Korçës, por kjo e fundit nuk ka reaguar dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndalimin e punimeve.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave/ Gazetarja jep alarmin, “shuplakë” institucioneve të drejtësisë  

LEXO EDHE:  VIDEO/ Mbi 20 policë bashkiakë terrorizojnë Kombinatin, të moshuarit i bie të fikët nga dhuna

Në dokumentat e dorëzuara nga z. Xhafa duhej te ishte edhe një letër e firmosur nga bashkëpronarët, ku të viheshim në dijeni dhe të jepnim miratimin nga ana jonë, sepse  punimet po kryhen në çatinë e pronës sonë.

Si mund të lejohet ky person aq më tepër që është edhe në proces gjyqësor për pronesine e prones se tij te vendose tende metalike qe indirekt do të thotë zaptim prone, duke  na krijuar një konflikt të hapur midis pronarëve”, shprehet më tej denoncuesi në fjalë.

Në foton e mëposhtme duket qartë bllokimi i apartamenteve të bashkëpronarëve të tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Një komisar policie në shërbim të krimit!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit ka në strukturat e saj, njerëz të përfshirë në korrupsion, trafik droge dhe këto nuk janë më dyshime dhe hamendësime, por janë fakte, tashmë të ditura mediatikisht por edhe të hetuara nga vetë Prokuroria apo kolegët e uniformave blu.

Pak ditë më parë u raportua se si një polic i RENEA-s ishte kokë e trafikut të drogës. Pak kohë më parë kemi mësuar policë të përfshirë në trafik droge. Pak kohë më parë kemi dëgjuar raporte ndërkombëtare se si strukturat të caktuara të policisë janë të përfshira në krim dhe trafik droge apo janë pjesë e grupeve kriminale duke njoftuar ata gjatë hetimit.

Së fundi, le të shohim një rast specifik, se si policia i ‘hedh benzinë zjarrit’ në një ngjarje krimi.

Në Korçë u raportua dje në orët e mesditës se ka ndodhur një plagosje, ku gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M.

Në pamje të parë gjithçka ishte në rregull. Pra duket sikur një person ka goditur një person për çështje pronësie, një ngjarje e rëndomtë krimi.

Por çfarë ndodhi!

Më pas mediat treguan një video ku dukeshin disa persona, dikush dhe me armë në dorë që e kërcënonte personin që është arrestuar sipas njoftimit të policisë.

Ndërkohë që polica kishte arrestuar shtetasin A.R., ky i fundit, përpara ngjarjes së ndodhur, pra para se të kryente një akt tjetër të pretenduar nga policia duket i kërcënuar në efektin e armëve.

Policia kërkoi që ta kalonte ngjarjen, por më e çuditshmja është fakti që megjithëse ka gjetur gëzhoja në vendngjarje, i ka quajtur ato si gëzhoja stërvitore. Nuk ka shkuar të kryej kontroll në ambiente, qoftë të personit të arrestuar, qoftë të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Minimalisht, pas një incidenti të tillë policia duhet të kontrollonte banesat e personave të përfshirë, por policia tentoi ta fshihte ngjarjen.

Njofotimi i djeshëm na dha një lajm për një incident, në fakt mediat treguan me video se kishte pasur armë dhe qe shkrehur armë.

Do të duhej ndërhyrja e medias që të zgjohej nga gjumi shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj, i cili pa asnjë diskutim mund të quhet i përfshirë duke i hedhur ‘benzinë zjarrit’ për të nxitur një krim, apo për të fshehur një krim, rrethanat e të cilit janë mjaft të dyshimta.

Krenar Gjokutaj

Shohim më tej, pasi mediat nxorrën filmimet, nxorrën dhe personat që kërcënonin me armë personin e arrestuar A.R., i cili pretendohet se kishte goditur shtetasin S.M., në mbrëmje policia ka shkuar të sekuestrojë pamjet.

8 orë pasi ka ndodhur ngjarja policia shkon të sekuestrojë kamerat.

Një polici e paaftë totalisht, një polici që nuk heton një krim dhe nuk zbardh një ngjarje kriminale por i shërben njërës apo palës tjetër.

Çfarë ndodh! Si mundet të ndodhë një ngjarje, policia të ketë përballë me dhjetra kamera dhe të mos ti marrë ato, por të kujtohet pas 8 orësh pasi shkruajtën mediat!?

Nga ana tjetër policia e udhëheq sikur është një konflikt pronësie! Në fakt duket që një qytetar është sulmuar në pronën e tij, më tej ka pasur konflikt që duket nuk është thjesht një çështje pronësie.

Shtetasi A.R është në pronën e tij dhe jo një qytetar nga Tirana rastësisht në Moravë.

Personi i arrestuar është kërcenuar me armë në derën e pronës së tij.

Sot policia na thotë që ka arrestuar një qytetar tjetër, dhe në mënyrë të turpshme në njoftim thuhet “mjet në dukje si armë zjarri”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje” të djalit të tij shtetasit E. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e marra dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, shtetasi E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, e ka kanosur këtë të fundit me një send, në dukje si armë zjarri tip pistoletë. Shtetasi A. R., më pas ka plagosur me sende të mprehta e të forta, babain e 33-vjeçarit, shtetasin S. M., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë këtij konflikti ka marrë dëmtime të lehta edhe shtetasi E. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”

Po si mund të thotë Policia e Shtetit mjet i mundur pistoletë! A shkuan të kontrollojnë në banesë? A i gjetën armët?  Nga kamerat mësuam se i sekuestruan në mbrëmje pas daljes në media.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/Pritet deklaratë urgjente nga PD

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/Pritet deklaratë urgjente nga PD



Po pse policia nuk shkon të bëjë dhe kontrolle banesash, ose në ambjete të dyshuara ku mund të ishin personat e përfshirë në ngjarje të cilët ose mund te ishin kapur në flagrancë ose çështja mund të qe hetuar dhe zbardhur në detaje.

Ndërsa dje në mesditë na tha se kishte një plagosje me mjete të mprehta, pasdite mediat na treguan që kishte krisur arma, në mbrëmje policia sekuestroi kamerat, ndërsa sot na tha një armë e mundshme.

Policia në dy njoftimet e saj  është munduar të fshehë ngjarjen e vërtetë dhe përpiqet ta manipulojë.

“Një plagosje është raportuar mesditën e sotme në Moravë të Korçës.  Rreth orës 12:15, në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.”, ishte ky njoftimi i parë i policisë”

Më poshtë shikoni videon për të treguar se çfarë po ndodh në Policinë e Korçës dhe krimin që zaptuar policinë, që nga shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe struktuarat e tjera të përfshira direkt apo indirekt, sepse policia dhe në shumë raste të tjera, duke mbajtur anësi të njerëzve, vetëm nxit krim, nuk zgjidh dhe nuk parandalon konflikt.

Pamjet na tregojnë persona me armë, policia na thotë se u goditën me thikë dhe është një armë e mundshme. Ndërkohë një ngjarje ka ndodh, një person ndodhet në qeli, një tjetër në spital, policia duhet të hetojë se cili për aktin që ka kryer në shkelje të ligjit duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe kjo nuk diskutohet.

Vëllai i personit të shoqëruar nga policia u kanos në derën e policisë dhe Krenar Gjokutaj dhe policët e tij derdhnin gotat me raki pas festës se zbuluan ngjarjen duke lënë një krim pa zbardhur.

Krenar Gjokutaj

Por a mund ta kalojë policia duke luajtur rolin e banditit! Në këtë rast policia po bën një krim.

Ndryshe tha dje, ndryshe thotë sot, ndryshe ka për të thënë dhe nesër me fakte dhe detaje të reja që po i dalin nga mediat, nga kamerat apo nga fotografi dhe prova të tjera që ‘kryqëzojnë’ drejtuesit lokal të policisë, shefin e komisariatit, drejtuesit të krimit të cilët minimalisht janë të paaftë, maksimalisht janë të korruptuar dhe pjesë e segmentëve të caktuara kriminale deri tek përfshirja në rrjetet e trafikut të droges./CNA.al

Përplasja me armë në Moravë/ ‘Zgjohet’ Policia e Korçës, sekuestron pamjet filmike

Video-ekskluzive/ Si ndodhi përplasja me armë në Moravë?

Komisariati i Policisë Korçë i lidhur me krimin

Kriminale/ Qytetari kërcënohet në derën e komisariatit, policia hesht

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE