LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim i fuqishëm në detin Kaspik/ Dyshimet e para

4 Korrik 2021, 20:26, Kosova & Bota CNA
Shpërthim i fuqishëm në detin Kaspik/ Dyshimet e para

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur nw detin Kaspik.

Incidenti ndodhi në orën 21:30, me orën lokale, kur një shpërthim i madh dhe zjarr u raportuan në Detin Kaspik në jug të Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

Mediat lokale fillimisht raportuan se një shpërthim kishte ndodhur në një platformë nafte në bregdet, por kjo u mohua shpejt nga Kompania Shtetërore e Naftës e Azerbajxhanit (SOCAR), e cila tha që nuk kishte ndodhur asnjë aksident.

?Nuk ka pasur aksidente në platformat në det të hapur dhe objektet industriale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SOCAR, puna vazhdon në modalitetin normal. Dyshimi ynë fillestar i shpërthimit në det është shpërthimi i një vullkani.? ka deklaruar SOCAR.

Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore tha se po hetonte shpërthimin në Detin Kaspik.

“Sipas ekspertëve, shkaku i shpërthimit ishte një shpërthim vullkanik,” tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga