Connect with Us

Pandemia krijon probleme për kurset dhe kampet verore në SHBA

Bota

Pandemia krijon probleme për kurset dhe kampet verore në SHBA

Publikuar

-

Pandemia krijon probleme për kurset dhe kampet verore në SHBA

Kërkesa për kurse verore ka arritur një nivel rekord, pas një viti shkollor të pashembullt, kur orët e mësimit u zhvilluan jo në klasa, por nga shtëpitë si rezultat i pandemisë. Numri i madh i nxënësve që kërkojnë ndihmë në përgatitje për vitin e ri shkollor ka nxjerrë në pah numrin e kufizuar të mësuesve që janë të gatshëm të punojnë gjatë pushimeve të verës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Lesia Bakalets njofton:

Djali i Bryan Walsh-it është në shkollë fillore në Arlington të shtetit Virxhinia. Prindërit e tij menduan se tetë-vjeçari do të përfitonte nga një mësim-dhënie e individualizuar.

“Atij iu ofruan shërbime të ndryshme përmes shkollës si terapi e të folurës, terapi fizike dhe ndihma të tjera gjatë vitit shkollor,” tregon zoti Walsh.

Në seksionin arsimor të Arlingtonit fëmijët që kanë nevoja speciale mund të vazhdojnë mësimin gjatë verës. Por pasi zoti Walsh e regjistroi djalin për kurse verore, i telefonuan nga shkolla për ta informuar se nuk kishte më vende bosh.

“Pasi më thanë se nuk mund të përmbushnin prenotimin për klasat e djalit, m’u desh të gjeja kurse dhe kampe të tjera verore për muajin korrik, pasi çdo gjë që kisha prenotuar ishte mbushur që më parë,” thotë zoti Walsh.

Administratorët e arsimit shpjegojnë se nuk kanë një numër të mjaftueshëm mësuesish. Gjatë verës mësuesit janë zyrtarisht me pushime dhe nuk mund të detyrohen të punojnë. Disa prej tyre zgjedhin të punojnë për të ardhura shtesë.

“Nuk ndodhi për faj të mësuesve. Mësuesit janë treguar heronj pasi punuan fort për të mbështetur fëmijët në punën mësimore, por edhe nga ana emocionale e sociale. Tani kanë nevojë për pushime,” thotë Bridget Loft me Seksionin e Arsimit të komunës së Arlingtonit.

Edhe komuna të tjera kanë ndeshur probleme të ngjashme si rezultat i kërkesës së lartë për kurse verore nga ndërlikimet që solli pandemia.

“Këtë vit kurset verore janë bërë pjesë e vitit shkollor pasi nxënësit duan të kapërcejnë boshlleqet e shkaktuara gjatë mësimeve të zhvilluara nga shtëpia. Për herë të parë po hasim programe verore në këto përmasa,” thotë Dan Domenech me Shoqatën e Seksioneve të Arsimit.

LEXO EDHE:  Raporti/ SHBA e shqetësuar për korrupsionin në gjyqësor

Qeveria federale po përpiqet të ofrojë ndihmë përballë kësaj kërkese të rritur.

“Një fond prej 122 miliardë dollarësh do të përdoret për të mbështetur arsimin publik nga kopshti deri në fund shkollës së mesme. 30 miliardë dollarë mund të mbështesin programet verore,” thotë Aaron Dworkin i Shoqatës Kombëtare të Kurseve Verore.

Zoti Dworkin thotë se kurset verore duhet të reformohen për t’u bërë më efektive dhe më interesante për fëmijët, siç janë disa kampe ekzistuese.

Këta fëmijë shprehen shumë të kënaqur me kampet verore “Horizons” në Uashington, të themeluara për fëmijë nga familje me të ardhura të ulëta.

“Kemi tre mësues në një klasë me 15 nxënës që çdo fëmije t’i jepet vëmendje e individualizuar. Nxënësit nuk qëndrojnë pasivë duke mbajtur shënime por janë të angazhuar dhe mësojnë në mënyrë aktive. Gjatë një pjese të mirë të kampit fëmijët mësojnë të notojnë,” thotë Mike Di Marco, punonjës i kampit.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Kurseve Verore fëmijët përfitojnë nga këto kurse.

Në Pensilvani, mësuesi Matthew Hathaway krijoi një program veror të titulluar “Mësuesit në Parqe” kur seksioni lokal i arsimit nuk arriti të akomodojë të gjithë nxënësit që donin të ndiqnin kampe verore.

“Takohesha me fëmijët në shtëpitë e tyre, u ofroja kurse në grupe nga gjashtë vetë. Pastaj shkonim tek një park lokal dhe bënim ushtrime fizike. Ja, kështu lindi programi “Mësuesit në Parqe”. Tani ky program është zgjeruar dhe operon edhe në zona të tjera”.

Shkollat publike e kanë të vështirë për momentin të gjejnë mësues të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat për kurse verore, por mësuesi Hathaway është zotuar të ndihmojë sa më shumë fëmijë që të mundet./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gjermani për të mos vazhduar kompensimin e rrogës në rast karantine për të pavaksinuarit nuk ka vetëm miratim, por edhe kritika.

Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë më së voni prej 1 nëntorit nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku. Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.

Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.

Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës. Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, epd në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime.

LEXO EDHE:  Liria e medias, gazetarët dhe policia trajnohen së bashku

LEXO EDHE:  Ndryshojnë rregullat e karantinës/ Sa ditë do duhet të izolohet një i infektuar dhe kontaktet e tij të ngushta



Shoqata e Bashkive Gjermane e përshëndeti këtë vendim. Ky është një vendim personal, pra që megjithë ofertën e vaksinimit, të mos vaksinohesh kundër Coronës, tha drejtuesi i saj, Gerd Landsberg. Por kjo do të thotë që të marrësh përsipër edhe pasojat e këtij vendimi. Nuk ka arsye, pse shoqëria duhet të financojë në raste të tilla vazhdimin e rrogës.

Kritika për vendimin e ministrave të Shëndetësisë

Por ka edhe kritika kundër vendimit të ministrave të Shëndetësisë. Eksperti i Të Gjelbërve për Shëndetësinë, Janosch Dahmen thotë, se si mjek ai është i shqetësuar, kur njerëzit nuk do të pohojnë më, se janë infektuar edhe kur e kanë një test pozitiv, dhe nuk do të hyjnë në karantinë. “Me këtë ata do të vazhdojnë të rrezikojnë të tjerët, dhe do kemi një lloj pandemie të fshehtë.” Më e nevojshme do të ishte që të testohej më shumë në vendin e punës. “Vende të tjera të BE e kanë bërë këtë.”

Edhe Shoqata e Sindikatave, DGB e kriton vendimin ashpër. “Nuk është e pranueshme, që politika përgjegjësinë për luftën kundër pandemisë e kalon tek të punësuarit”, tha kreu i saj, Reiner Hoffmann për rrjetin  “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Mosvazhdimi i pagesës në rast karantine do të thotë, edhe se punëmarrësit duhet t’ia paraqesin punëdhënësit statusin e vaksinimit. Sipas Hoffmann, ka qenë një nga arritjet e lëvizjes punëtore, që punëmarrësit e njoftojnë punëdhënësin sa më pak të jetë e mundur për shëndetin e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Zvicër, referendum për martesat mes së njëjtës gjini

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të martohen dhe adoptojnë fëmijë, pas një fushate të ngarkuar emoocionalisht në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që ende ndalon martesat mes homoseksualëve.

Qeveria dhe Parlamenti i Zvicrës votuan pro martesës së çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtarët konservatorë morën nismën për një referendum mbi këtë çështje, nën sistemin zvicerian të demokracisë direkte.

Zvicra së bashku me Italinë dhe Greqinë janë vendet e fundit në Evropën Perëndimore që ende ndalojnë martesat mes homoseksualëve.

“Dua të jem në gjendje të zgjedh për veten time nëse dua të martohem me partneren që kam pranë meje. Dua të vendos nëse krijimi i familjes është rruga e duhur për ne.// Ne duam të hapim rrugën që çdo person, pavarësisht nga orientimi ose gjinia, të mund të jetoj lirshëm pa frikën e diskriminimit. Është me rëndësi t’u tregohet gjeneratave të reja se jeni të lejuar, mundeni dhe bëjeni ”, tha banorja e Zyrihut, Anouk Oswald.

Corrine Guntern, tha se nuk është e drejtë që një grua e pamartuar mund të adoptojë fëmijë, ndërsa një grua homoseksuale jo.

“Ky është një turp dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është e rëndësishme që të ecet përpara. Sigurisht që një fëmijë ka nevojë për siguri, dashuri dhe mjedis të sigurt. Por këto nuk varen nga orientimi nëse një çift është ose jo homoseksual”, tha Corrine Guntern, banore e Zyrihut.

Në një sondazh të fundit nga gfs.bern për transmetuesin zvicerian SRG të publikuar javën që shkoi, 63 për qind e votuesve pritet të përkrahin miratimin e martesave të gjinisë së njëjtë, ndërsa 35 për qind janë kundër. Shifrat tregojnë se fushata e kundërshtarëve ka fituar mbështetës që nga sondazhi i kaluar në gusht.

Kundërshtatët thonë se lejimi i çifteve lezbike që të kenë fëmijë, do t’i privonte fëmijët nga një baba.

LEXO EDHE:  Raporti/ SHBA e shqetësuar për korrupsionin në gjyqësor

LEXO EDHE:  Koronavirusi në SHBA/ 115 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19

“Asnjë qytetërim tjetër nuk i ka privuar ndonjëherë fëmijët nga baballarët, si tani. Privimi apo anulimi i imazhit atëror, nëse ky ligj miratohet, do të ketë ndikim afatgjatë në ekuilibrin e shoqërisë“, tha Eric Bertinat, anëtar i komitetit ‘papa-maman.ch’.



Ai shtoi se lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë do t’i hapte derën votimit të shtatzanisë për dikë tjetër.

Partneriteti civil që mundëson të drejta të ngjashme me të martuarit u lejua në Zvicër më 2007, ndërsa më 2018 qiftet e gjinisë së njëjtë fituan të drejtën e adoptimit të fëmijëve që kishin prindër njërin partner.

Banori i Gjenevës, Elias, i cili do të votojë pro më 26 shtator, vlerëson përpjekjet e ngadalta të vendit të tij për ta sjellë këtë çështje në një votim popullor.

“Ndoshta është mirë që gjërat po ndodhin në këtë mënyrë në vend të ndryshimeve me dhunë, siç ndodhi në Francë, të shohësh urrejtjen dhe gjëra tjera që nuk janë të këndshme. Pra, unë preferoj që kjo të vijë shumë vonë, por me një lloj konsensusi në shoqëri, në vend të kalimit me forcë“, tha ai.

Ndryshe mendojnë Raphaele Alettaz dhe e dashura e saj Kelly Gex, të dyja të veshura me fustane nusërie gjatë një parade krenarie në Gjenevë më 11 shtator.

“Ne jemi vërtet prapa, krahasuar me Holandën ose shumë vende tjera evropiane”, tha Arlettaz.

“Jemi në Zvicër, një vend i zhvilluar dhe i pasur dhe ja ku jemi për diçka që është kaq e qartë, diçka që nuk duhet të hidhet në votë“, shtoi Gex.

Gjatë fushatës, kundërshtarët përdorën imazhe të ngarkuara emocionalisht të foshnjave duke qarë dhe vendosën fjalën “skllevër” të shkruar mbi barkun shatzënë, duke iu referuar procesit të lindjes së fëmijës për dikë tjetër. Organizatorët e paradës e cilësuan fushatën si brutale dhe me fotografi të neveritshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Lituania u bën thirrje qytetarëve të flakin tutje telefonat kinezë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Konsumatorët duhet të flakin tutje telefonat e tyre kinezë dhe të mos blejnë të rinj, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Lituani.

Një raport i përpiluar nga Qendra Kombëtare për Siguri Kiberbetike ka testuar telefonat e gjeneratës 5G nga prodhuesit kinezë.

Sipas raportit, një telefon i kompanisë Xiaomi ka pajisje për censurë dhe një model i Huaweit ka mangësi për siguri.

Kompania Xiaomo ka thënë se pajisjet e saja nuk censurojnë komunikimet e përdoruesve.

“Xiaomi nuk ka kufizuar kurrë dhe nuk do të kufizojë apo bllokojë sjelljet personale të përdoruesve të telefonave tanë, siç është kërkimi, thirrjet, kërkimet në internet dhe përdorimin e softuerëve tjerë për komunikime”, është thënë në një deklaratë që kjo kompania i ka dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike në Lituani ka thënë në raportin e saj se telefonat Xiaomi kanë dërguar si të koduara të dhënat e përdoruesve në një server në Singapor, gjë që mund të jetë në kundërshtim me rregulloret evropiane për të dhëna.



Xiaomi ka thënë se “vepron në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian për Mbrojtje të të Dhënave”.

LEXO EDHE:  Nancy Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

LEXO EDHE:  Si të kundërshtohen lajmet e rreme dhe teoricienët e konspiracionit në një kohë pandemie

Shefi i Huaweit i bën thirrje SHBA-së të rishikojë politikat ndaj kësaj kompanie

Miinistri i Mbrojtjes në Lituani, Margiris Abukevicius, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se ministria e ka ndarë raportin me zyrtarë për siguri kibernetike nga vendet tjera të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi, përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci”.

Kina ka kërkuar muajin e kaluar që Lituania të tërheqë ambasadorin që ka në Pekin dhe ka thënë se do ta kthejë mbrapa të dërguarin që ka në Vilnius, pasi Tajvani ka prezantuar misionin në Lituani, i cili do të quhet Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.

Misionet tajvaneze në Evopë dhe SHBA përdorin emrin e qytetit Taipei, duke shmangur referencën për vetë ishullin, të cilin Kina e konsideron si territor të vetin.

Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë javën e kaluar se mbështet kryeministren e Litanisë, Ingrida Simonyte, ndërkohë që ajo përballet me presion të Kinës./rel

LEXO TE PLOTE