LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar/ Emrat e të inkriminuarve të drejtësisë

4 Korrik 2021, 13:11, Aktualitet CNA
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar/ Emrat e të inkriminuarve

Gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Kjo nuk është më perceptim por realitet.

Faktet e zbardhura nga Vettingu, pritet të cojnë në pranga dhjetra gjyqtarë e prokurorë.

Deri më tani, kanë qenë të paktë gjyqtarët dhe prokurorët që janë vënë në pranga, pasi të korruptuarit në sistemin e drejtësisë, mbështesnin njëri-tjetrin.

Pra, korrupsioni funksiononte zinxhir dhe korrupsioni ishte ulur këmbëkryq në Gjykata e Prokurori dhe stimulohej nga vetë njerëzit e drejtësisë.

CNA.al po sjell rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë arrestuar që nga viti 2015 për vepra të rënda kriminale dhe deri më sot, kur në funksion është Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Kjo e fundit përmes përgjimeve për çështje të caktuara, ka munduar që vetëm për vitin 2021, të vërë në pranga tre prokurorë dhe një gjyqtare, të cilët akuzohen për korrupsion.

Bëhet fjalë për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, prokurorin r Sarandës, Sali Hasa dhe gjyqtarjen e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Përpara kësaj vale, arrestimet e të korruptuarve dhe të inkriminuarve në sistemin e drejtësisë, numërohen me gishta. Nëse do të vazhdohet me këtë vrull, duke pasur parasysh edhe gjetjet e Vettingut i bie që pjesa më e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar të shkojë e t’u bëjnë shoqëri atyre që kanë dënuar vetë më herët.

Të inkriminuarit e drejtësisë:

Gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha

Në vitin 2016, Policia ka arrestuar në flagrancë gjyqtarin Ibrahim Hoxha, si dhe djalin e tij.

Arrestimi i tyre erdhi pasi ata dyshohet se kanë marrë 6 milionë lekë për një vendim. Ngjarja, u tha se kishte ndodhur në një lokal pranë Prokurorisë së Tiranës.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha ishte akuzuar edhe më parë për shkelje të ligjit. Në vitin 2013 ish Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkonte nga detyra gjyqtarin Ibrahim Hoxha pasi kishte liruar nga burgu shtetasin Paro Laçi, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge.

Po në të njëjtin vit, Gjykata e Krimeve të rënda ka dënuar me dy vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Organi i akuzës kishte kërkuar për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, 3 vite burg, por Hoxha përfitoi uljen e 1 viti për shkak se ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Prokurori i Krujës, Haxhi Giu

Prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015,  nga efektivët e Policisë së Tiranës ?Shqiponja?.

Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Në vitin 2016 Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vjet e 4 muaj burg prokurorin Haxhi Giu, i cili u arrestua pak muaj më parë për korrupsion pasiv.

Ai akuzohej se kishte përfituar gjykim të shkurtuar nga Gjykata e cila vendosi sot ta mbyllë në qeli për 2 vjet e 4 muaj.

Gjyqtari Shkëlqim Miri

Në Nëntor të vitit 2017 është arrestuar gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri.

Gjykata e Krimeve të Rënda, në Nëntor të 2018, dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg.

Trupa gjykuese vendosi dënimin me 3 vite e 9 muaj burg për gjyqtarin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 6 muaj burg. Prokuroria kishte kërkuar dënimit me 4 vjet burg të ish-gjyqtarit të gjykatës se Apelit të Tiranës, i akuzuar për korrupsion.

Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

Ndërsa në shtëpinë e gjyqtarit gjatë kontrollit u gjetën mbi 30 milionë lekë. Po ashtu gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për Kujtim Mirin, kushëriri i gjyqtarit, i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësin në marrjen e rryshfetit.

Gjyqtari Roland Hysi

Gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi është arrestuar në Dhjetor të vitit 2020, pasi u denoncua, se kërkonte favore seksuale për dhënien e një vendimi gjyqësor mbi kujdestarinë e një fëmije, prindërit e të cilit janë të divorcuar.

Ai është prangosur nga Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Më 11 shkurt të 2021, gjyqtarja  e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Për Enkelejda Hoxhën, e njohur si  ?gjyqtarja e lirimit të të fortëve?, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra.

Më herët edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar më herët ndjekjen penale të gjyqtares së Krujës.

Emri i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun.

Enkelejda Hoxha, dyshohet se u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Prokurori Sali Hasa

                                                                                        Sali Hasa                                   

Mëngjesin e 19 qershorit ra në prangat e policisë edhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa, i akuzuar ?për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?. Z. Hasa ra në pranga pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Pak ditë pas arrestimit, Gjykata Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dha masën e sigurisë ?arrest me burg? ndaj prokurorit të Sarandës.

Prokurori Edmond Kariqi       

Më 30 qershor të këtij viti me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit arrestoi në Kavajë drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Etmond Kariqi.

Mbi të rëndon akuza për ?korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim?.

Edmond Kariqi deri në vitin 2019 ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror, ndërsa së fundmi është transferuar në Kukës, ku është komanduar drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokurori Maksim Sota

Më 16 korrik të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurori skualifikoi nga gara për në SPAK prokurorin Maksim Sota.

Sota u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë të këtij procesi.

Ai e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite. Ndërkohë, ai nuk i është nënshtruar procesit të Vettingut.

Tashmë prokurori Sota është arrestuar dhe për të gjykata ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg?, pasi akuzohet për ?shpërdorim detyre? dhe  dyshohet se është përfshirë edhe në trafik droge./CNA.al

Lajmet e fundit nga