LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çdo strukturë shtetërore është përfshirë në trafikun e drogës”/ Braimllari akuza të forta Ramës

4 Korrik 2021, 16:44, Politikë CNA
“Çdo strukturë shtetërore është

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se pushteti i Edi Ramës, drejton trafikun e drogës në vend.

Ai thekson se e kanë denoncuar prej kohësh që radarët fiken me urdhër të policisë, për të favorizuar trafikun e drogës.

Sipas tij, çdo strukturë shtetërore e Edi Ramës është e përfshirë në trafik.

“Pushteti i Edi Ramës drejton trafikun e drogës. E kemi denoncuar prej kohësh që radarët fiken me urdhër të policisë për të favorizuar trafikun e drogës. Çdo strukturë shtetërore e Edi Ramës është e përfshirë në trafik. Trafiku i drogës mban peng të ardhmen e vendit”, shkruan Braimllari./CNA.al

Lajmet e fundit nga