LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti tragjik, ku u shua familja Gushi/ Zbardhet ekspertiza: Audi “fluturonte”

4 Korrik 2021, 08:48, Kronika CNA
Aksidenti tragjik, ku u shua familja Gushi/ Zbardhet ekspertiza: Audi

Shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidentit tragjik në Vlorë, që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi. Kjo u konfirmua sot zyrtarisht edhe nga ekspertiza.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, makina tip “Audi”, që përplasi automjetin tip ?Toyota? ku ndodheshin 4 anëtarët e familjes Gushi, po lëvizte me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, ndërs ai plagosur mbeti edhe drejtuesi i “Audi”, Igli Madani.

Familja Gushi sapo ishte kthyer nga Greqia dhe po udhëtonte në jug për pushime. Automjeti i tyre tip ?Toyota? u godit nga makina e të riut Igli Madani. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të mjetit ?Toyota?, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë nga aty.

Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg./CNA.al

Lajmet e fundit nga