Connect with Us

Vendimi për Teatrin/ Budina: Lufta vazhdon, do bëhen hetime ndërkombëtare

Aktualitet

Vendimi për Teatrin/ Budina: Lufta vazhdon, do bëhen hetime ndërkombëtare

Publikuar

-

Regjisori i njohur Edmond Budina ka treguar se ishte optimist për vendimin që mori Gjykata Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Budina është shprehur se lufta vazhdon dhe se kjo ishte vetëm një betejë për çështjen e Teatrit.

Regjisori tha se është besimplotë tek SPAK dhe beson se do të merren vendimet e duhur. Gjhithashtu Budina tregon se janë bërë kallxime dhe se për këtë çështje do të kryhen hetime ndërkombëtare.

Unë kam qenë besimplotë te Gjykata Kushtetuese, gjithmonë e kam thënë dhe nisur nga arsyetimi që ata bënë, unë kam qenë prezent në sallë. Pyetjet që ata bënin, më dhanë besimin se kjo do të ishte në favorin tonë dhe realisht ashtu ndodhi.

Dhe realisht ashtu ndodhi. Më vjen shumë keq për anëtarët e gjykatës kushtetuese që kanë votuar kundër nesh sepse kanë votuar mbi baza partiake, ose klientelizmi. T’u vijë mirë, apo keq, por meqë ishin të caktuar nga qeveria ata votuan. Sepse në rastin e Teatrit Kombëtar, edhe pse mungojnë dy anëtarë, duhet të ishte votuar 9 me 0.

Është një shkelje e rëndë dhe një aferë e madhe korruptive. Gjithësesi nga SPAK, unë jam besimplotë, ndonëse dyshimet janë të forta, sepse deri më tani ne kemi bërë 9 kallëzime për Teatrin edhe megjithatë jemi marrë në pyetje kemi dhënë dëshmitë tona, por nuk kemi asnjë të dhënë nëse janë marrë në pyetje ata që janë kallëzuar prej nesh.

Jemi besimplotë se SPAK do e cojë deri në fund,  jemi të mendimit që ka njerëz me integritet në këtë vend. Dhe nëse insiston për një kauzë për një ide, për një të drejtë tënden si qytetar edhe mund ta fitosh. E di që presioni atje është i jashtëzakonshëm, por ne nuk do ndalemi. Do e çojmë edhe jashtë ndërkombëtarisht”, shprehet Budina./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha i përgjigjet Berishës/ “Nuk do të ketë Kuvend të PD”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje sot ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Fieri tha se kreu Basha është marrë peng nga Rama.

“Sali Berisha më ka akuzuar për tradhëti. Është genjështër dhe nuk do të ndodhë kurrë. PD po ec para dhe do i prijë betejës pupullore. Ky ështe misioni i PD dhe misioni im, të cilit, do i qëndroj deri në fund”, është shprehur Basha.

LEXO EDHE:  Gara e SPAK/ Aplikojnë tre prokurorë të tjerë

LEXO EDHE:  Nëser dita e parë e punës për SPAK/ Gent Ibrahimi prezanton kreun e institucionit



Më tej ai ka thëë se nuk ka për të pasur Kuvend të PD që shqyrton vendimin e Qeverisë Amerikane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reciprociteti për targat/ Meta: Palët të kapërcejnë tensionet  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me reciprocitetin e targave të makinave që Kosova i ka vendosur Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Kosovës, është baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Po ashtu Meta i bën thirrje të dy vendeve të kapërcejnë tensionet dhe të vijojnë dialogun.



“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetër krim mjedisor/ Patosi nën “pushtetin” e tymit

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Pas Fierit dhe Elbasanit, duket se një tjetër krim mjedisor po ndodh në Patos.

Mësohet se banorët e Patosir prej dy ditësh janë nën pushtetin e një tymi të dendur, që vjen si pasojë e një zjarri në fushën e mbetjeve.

Burimet bëjnë të ditur se zjarri fillimisht ka rënë në një kodër me ullinj dhe më pas ka depërtuar deri në fushën e mbetjeve duke e bërë shumë serioze situatën, kjo pasi shuarja e flakëve duket e pamundur.

Kryetari i Shoqatës për mjedisin në Zharrë, njëherazi ambientalist, Qani Rredhi thotë se e vetja rrugë zgjidhjeje është groposja në dhe e mbeturinave.



“Ne mbrëmë banorët e kanë përjetuar keq, kanë qenë nën pushtetin e një tymi, tymi ka qenë rrafsh me tymin, po punohet për shuarjen e zjarrit, por janë pa rezultat, i bëj thirrje Bashkisë së Patosit që të veprojë si Bashkia e Fierit, që t’i groposë plehrat me dhe se zjarrfikësja është e pamundur, vetëm me izolim me dhe, rrugë tjetër nuk ka. Ne jemi një fshat shumë i ndodur nga gazrat, na duhet dhe një tym, ishte dje kryetarja e Bashkisë, u bë pjesë e shqetësimit”, tha ai. 

Kujtojmë këtu se në fund të muajit  korrik, për pesë ditë me radhë qyteti i Fierit u mbulua nga shtëllunga tymi, për shkak të zjarrit në fushën e mbetjeve në Mbrostar./CNA.al

Pas Fierit, zjarr edhe në vendgrumbullimin e inceneratorit të Elbasanit/ Rastësi?!

LEXO TE PLOTE